Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Satelitë në hapësirë, por s’kemi me se lahemi”, Putin-Gorbaçov, dy vizionet e ndryshme mbi “madhështinë e Rusisë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Satelitë në hapësirë, por s’kemi me se lahemi”, Putin-Gorbaçov, dy vizionet e ndryshme mbi “madhështinë e Rusisë”
BoteKryesore

“Satelitë në hapësirë, por s’kemi me se lahemi”, Putin-Gorbaçov, dy vizionet e ndryshme mbi “madhështinë e Rusisë”

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Donald Trump premtoi ta bënte sërish “të madhe” Amerikën. Slogani i preferuar i Xi Jinping shpall “ripërtëritjen e madhe” të popullit kinez. Vladimir Putin po nxitet nga një dëshirë e ngjashme dhe e dëshpëruar për të rikthyer “madhështinë e Rusisë”.

Por si mund të përkufizohet një vend i madh?

Putin dhe Mikhail Gorbaçov, që vdiq javën e kaluar, kishin ide të ndryshme për këtë gjë. Për Putinin, “madhështia” përcaktohet nga territori, fuqia ushtarake dhe aftësia për të tmerruar apo nënshtruar fqinjët.

- Publicitet -

Rusia, – mendon ai, – u “grabit” kur Ukraina u bë e pavarur, ndaj çelësi për rindërtimin e fuqisë dhe madhështisë kombëtare është rikthimi i territorit të humbur. Vendimi tragjik për të pushtuar Ukrainën ishte një kulmim i këtij obsesioni.

Ndërkohë për Gorbaçov, madhështia kombëtare përkufizohej më shumë nga dinjiteti i qytetarëve të zakonshëm. Në një intervistë të vitit 2001 dhënë për historianin Daniel Yergin, ai vuri në dukje paaftësinë e Bashkimit Sovjetik për t’u siguruar qytetarëve të tij nevojat e përditshme:

“Imagjinoni një vend që çon satelitë dhe njerëz në hapësirë, që lëshon Sputnik, që krijon një sistem të fuqishëm mbrojtjeje. Por që nuk ka as pastë dhëmbësh, as sapun, as pluhur larës, që nuk përmbush dot nevojat më themelore të jetesës së një qytetari. Ishte e pabesueshme dhe poshtëruese të punoje në një qeveri të tillë”.

Fakti që rusët e zakonshëm nuk kanë nevojë të durojnë sot privime të tilla, i detyrohet shumë reformave ekonomike të Gorbaçov.

Ideja e ish-udhëheqësit sovjetik për dinjitetin njerëzor shtrihej edhe tek liria e fjalës. Ishte gjithashtu “e pabesueshme dhe poshtëruese” që nën sistemin sovjetik, njerëzit e arsimuar ishin të detyruar të jetonin në një botë gënjeshtrash zyrtare, sloganesh dhe censurimi.

Gorbaçov e ndryshoi këtë gjë duke e çliruar shtypin nga censura dhe stimuluar industritë krijuese. Ai liroi nga burgu disidentët, dhe lejoi rifillimin e kërkimeve të duhura historike.

Putini po e rikthen Rusinë në represionin e stilit sovjetik, teksa po e shtyp median e pavarur, po burgos opozitën dhe e ka bërë vepër penale deklaratën se Rusia është në luftë.

Më e rëndësishmja: ideja e Gorbaçov për dinjitetin njerëzor, shtrihej edhe përtej kufijve të Rusisë. Vendimi më i rëndësishëm dhe parimor që ai mori ishte mos-dërgimi i tankeve sovjetike në Poloni, Hungari apo Gjermaninë Lindore në vitin 1989, kur atje shpërthyen lëvizjet demokratike.

Për një periudhë të shkurtër, një udhëheqës rus u bë simbol ndërkombëtar i lirive politike. Kur Gorbacov vizitoi Berlinin Lindor në tetorin e vitit 1989, një muaj para rënies së Murit të Berlinit, turmat brohorisnin “Gorby na ndihmo!”.

Kur ai vizitoi Pekinin në maj të po atij viti, studentët që protestonin në Sheshin Tiananmen e përshëndetën atë si një hero, si një lider që kishte treguar se autokracitë mund të reformoheshin dhe se nuk mund të vriteshin demonstruesit në rrugë. Ajo ëndërr përfundoi me masakrën e Sheshit Tiananmen një muaj më vonë.

Është e vërtetë se përgjigjet e Gorbacov nuk ishin gjithmonë fisnike dhe jo të dhunshme. Ai mbahet mend me hidhërim në shtetet baltike për dërgimin për një kohë të shkurtër të trupave sovjetike në vitin 1991, në një përpjekje të dështuar për të shtypur lëvizjet e tyre drejt pavarësisë.

Por siç do të vinin në dukje të parët putinistët, Gorbacovit i mungonte “mizoria e nevojshme” për të vazhduar luftën dhe për të vrarë derisa të rikthehej pushteti i Moskës. Putini është i vendosur të mos e përsërisë atë “gabim”, dhe për pasojë Ukraina po paguan e para një kosto të tmerrshme njerëzore.

Kur të shfaqet historia e vërtetë e asaj që ndodhi gjatë rrethimit rus të Mariupolit, do zbulohet një krim lufte me përmasa historike. Me mijëra civilë të vrarë dhe të varrosur në varre masive. Por për Putinin, masakra si ato në Mariupol janë thjesht një detaj pa shumë rëndësi, në “misionin e tij historik për të rivendosur madhështinë e Rusisë”.

Pritshmëritë e tij të hershme për fitoren përballë Ukrainës brenda disa ditësh janë rrëzuar. Por ai e  shmang këtë duke e krahasuar veten me Pjetrin e Madh, Lufta e Madhe Veriore e të cilit zgjati më shumë se 20 vjet, përpara se të arrihej fitorja.

Është një krahasim që zbulon shumë gjëra. Pjetri i Madh ishte një despot, i dalluar për indiferencën e tij absolute ndaj humbjes së jetëve njerëzore. Qindra mijëra njerëz vdiqën gjatë ndërtimit të kryeqytetit të tij të ri, Shën Petersburg. Po ashtu, Pjetri ishte i pari që vendosi rekrutimin e detyrueshëm ushtarak për të zhvilluar luftërat e tij.

Ky është një hap, të cilin deri më tani Putini nuk ka qenë i gatshëm ta ndërmarrë. Me gjithë pretendimet e tij cariste, ai ndoshta i kupton rreziqet që vijnë nga trajtimi i qytetarëve të shekullit XX-të si bujkrobër të shekullit XVIII-të.

Putin mund të besojë se fitoret në fushën e betejës dhe pushtimi territorial, janë mënyrat e vetme të vërteta për ta rivendosur madhështinë kombëtare. Por duhet të ketë rëndësi edhe ajo që Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së e quan “një respekt i denjë për mendimin e njeriut”. Rusia luftarake nuk del shumë mirë në këtë pikë. Një sondazh ndërkombëtar i kryer vitin e kaluar nga Universiteti i Pensilvanisë, zbuloi se 3 vendet më të admiruara në botë ishin Kanadaja, Japonia dhe Gjermania.

Të treja vendet u vlerësuan shumë për masa të tilla si qeveria e pastër, respektimi i të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale. Këto janë gjëra që kanë shumë pak vlerë në Rusinë e Putinit, por që merren seriozisht nga njerëzit dhe qeveritë që kujdesen për dinjitetin njerëzor.

Putini e sinjalizoi përbuzjen e tij për këto vlera – që i promovoi Gorbaçov – kur tha se ishte shumë i zënë me punë për të marrë pjesë në funeralin e tij. Mijëra rusë që parakaluan në arkivolin e hapur të Gorbacovit sinjalizuan në heshtje kundërshtimin e tyre ndaj tij.

a.m. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?