Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin kërkon të negociojë me Ukrainën, por “pa hequr dorë nga ajo që është e tyre”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin kërkon të negociojë me Ukrainën, por “pa hequr dorë nga ajo që është e tyre”
AktualitetBote

Putin kërkon të negociojë me Ukrainën, por “pa hequr dorë nga ajo që është e tyre”

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Presidenti Vladimir Putin, tha se Rusia do të jetë e përgatitur që të bisedojë me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën lidhur me të ardhmen e Ukrainës, nëse ata duan, por Moska do të mbrojë interesat e saj kombëtare.

Putin, i cili nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se do të ishte i përgatitur që të bisedonte për paqen, edhe pse zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, para se të bëjë një përpjekje të mirëfilltë.

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lëni ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.

 

“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.

 

Rusia kontrollon rreth 17.5 për qind të territorit që ishte njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës kur kolapsoi Bashkimi Sovjetik më 1991.

 

Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe vitin e kaluar tha se edhe katër rajone të tjera të Ukrainës, të cilat kontrollohen pjesërisht nga trupat ruse, tani janë pjesë e Rusisë. Kievi ka thënë se nuk do të ndalet derisa të dëbojë nga territori i Ukrainës të gjitha trupat ruse.

 

Gjatë takimit me krerët e mbrojtjes, Putin tha se tani trupat ruse kanë iniciativën në fushëbetejë.

 

“Ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Putin, duke iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ai shtoi se Rusia ka nevojë për komunikim më të mirë ushtarak dhe aftësi satelitore.

 

Putin tha se gjatë vitit 2023, ushtrisë ruse u janë bashkuar 490.000 ushtarë me kontratë dhe vullnetarë. Qëllimi për vitin tjetër, sipas tij, është që ky numër të arrijë në 745.000.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj
  • Vetmia dhe izolimi social mund t’ju kushtojnë deri në 6 vite jetë të shëndetshme
  • Kremlini: Ende asnjë vendim për një takim të mundshëm të Putin me Trump në dhjetor
  • Avokati i Ilir Metës deklaron se rrezikon licencën nëse thyen bojkotin
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?