Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin “nderon” Vulinin, i jep Urdhrin e Miqësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin “nderon” Vulinin, i jep Urdhrin e Miqësisë
AktualitetBote

Putin “nderon” Vulinin, i jep Urdhrin e Miqësisë

Published: January 30, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ndarë Urdhrin e Miqësisë për ish-drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin.

Lajmi u bë i ditur nga Lëvizja e Socialistëve, që është themeluar nga Vulini.

Sipas njoftimit, Vulin u nderua “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes ë interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”.

- Publicitet -

Lëvizja e Socialistëve njoftoi se i dërguari i Putinit, drejtori i Shërbimit të Huaj të Inteligjencës ruse, Sergei Naryshkin, ia dha urdhrin Vulinit në selinë e këtij shërbimi në Moskë.

Naryshkin, sipas njoftimit, tha se Vulini e meriton këtë çmim për shkak të përpjekjeve të tij të vazhdueshme që synojnë të zhvillojnë raportet ruso-serbe dhe bashkëpunimin e shërbimeve të inteligjencës së Rusisë dhe Serbisë.

Vulin ka vazhduar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët rusë edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vetëm dy ditë më parë, Vulin po ashtu u nderua nga drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, gjenerali i ushtrisë, Alexander Bortnikov.

Bortinikov ia ndau Vulinit urdhrin për profesionalizëm të lartë dhe kontribut në bashkëpunimin midis shërbimeve serbe dhe ruse. Ai këtë urdhër e pranoi në selinë e këtij shërbimi rus në Moskë më 28 janar.

Vulin për një kohë të gjatë ka qenë partner i koalicionit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deri së voni sa ishte në krye të BIA-s.

Në korrik të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara e futën në listën e sanksioneve nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe trafikim me drogë, si dhe për lidhje me Rusinë.

Më 3 nëntor 2023, Vulin dha dorëheqje nga udhëheqja e BIA-s, duke argumentuar se ai nuk kishte të drejtë të “sakrifikonte Serbinë” duke qëndruar në këtë post.

Në të kaluarën ai ka mbajtur disa poste politike, nga posti i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe e deri tek udhëheqja e dikastereve të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme dhe në fund shërbeu si kryespiun.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë
  • Reshje shiu dhe borë në zonat malore, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
  • Dosja “Partizani”, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Fatmir Mediu
  • “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Komentet e Fundit

  1. Bota njesoj eshte on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  2. thirri mendjes o rrote on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. 1 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Zdromsi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. demo on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?