Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, priten 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, priten 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, priten 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte

Published: September 19, 2025
Shpërndaje

Qeveria është e vendosur të kthejë skemën e rimbursimit të TVSH-së për fermerët. Në programin e ri të qeverisë, të sapomiratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikohet të shpenzohet rreth 15,4 mln euro në vit për rishikimin e skemës së TVSH-së te fermerët, që në ndihmë të tyre, pritet të funksionojë si transfertë direkte te fermeri.

“Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, thuhet në program.

Më herët Monitor mësoi se tashmë nga Ministria e Financave është hartuar një projektligj i cili parashikon të rikthejë skemën e kompensimit te fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

- Publicitet -
– Publicitet –

Deri tani në rang vendi sipas të dhënave të tatimeve rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-jë, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se psh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të përpunuara mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet nga fermerët.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë, në një kohë kur bujqësia përballet me një sërë sfidash të tjera, përfshirë kostot e lartë të ushqimit të bagëtive, fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve.

Këto sipas tyre po shkaktojnë një zinxhir pasojash në sektor, që nga ulja e ndjeshme të volumit të përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gonxhe: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim
  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  • “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. E on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. ILIR on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. Enxhi Sulo on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  5. Y on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?