Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.
Ajo thotë se ka qenë dhe është kundër idesë së tillë.
“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Ideja u riaktualizua javën e kaluar, kur kandidatja për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, u deklarua kundër saj.
“Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha Kos në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.
Po atë javë, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fitoi ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili do ta marrë mandatin nga janari i vitit të ardhshëm.
Në administratën e parë të Trumpit, nga viti 2017 deri më 2021, ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse dy palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, ka thënë Bolton në gusht të vitit 2018.
Po atë muaj, edhe vetë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur në një forum në Austri idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Ngjashëm, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Ndonëse asnjëri nuk ka ofruar propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.
Këto ide, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi kanë hasur në reagime për dhe kundër.
Edhe aleatët kryesorë të Kosovës në Evropë, Britania dhe Gjermania, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.
Këtë qëndrim ka sot Qeveria e Kosovës, e cila thotë se përpjekja eventuale për ndarje të Kosovës, nën petkun e shkëmbimit territorial, “nuk është projekt paqësor dhe ndez konflikt të gjerë e të gjatë në Ballkan”.
“Vetëm spekulime”
Për James Ker-Lindsayn, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, përmendja e idesë për shkëmbimin e territoreve tani, bazohet vetëm në spekulime dhe asgjë konkrete.
“Kjo ishte në agjendë më herët [në administratën e parë të Trumpit]. Mendoj se nuk ka asnjë justifikim se po flitet diçka [rreth kësaj teme]”, thotë Ker-Lindsay për Radion Evropa e Lirë.
“Mendoj se shumëçka do të varet se kush do të jetë në krye të ekipit të tij për politikë të jashtme dhe nëse ata do të jenë të interesuar për Ballkanin”, shton ai.
Trump, sipas tij, është i interesuar “vetëm aty ku mendon se mund të arrijë marrëveshje që mund ta bëjnë të duket mirë”.
“Dhe, nëse mendon se Ballkani nuk i ofron diçka të tillë dhe nuk e ka askënd përreth që i thotë se mund të bëjmë diçka në Ballkan, ai nuk do të brengoset”, thotë Ker-Lindsay.
Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad të Serbisë, thotë se nuk e di se kush është duke e iniciuar tashti idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ai thotë se Vuçiçit do t’i konvenonte rikthimi i kësaj ideje në diskutim, por, sipas tij, ajo nuk përkon më me realitetin në terren.
“Shumëçka ka ndryshuar. Pushteti i Kosovës ka arritur që institucionet serbe që funksiononin atje – përveç shëndetësisë dhe arsimit – t’i shuajë tërësisht. Kështu që mendoj se kjo ide është e vdekur. Kushdo qoftë nga SHBA-ja, nga administrata e saj, që e analizon këtë situatë, do ta kuptojë që, para së gjithash, Prishtina nuk do ta pranojë”, thotë Popov.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Presidencën dhe Qeverinë e Serbisë për të kërkuar komente rreth këtyre ideve, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se gjasat e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në diçka konkrete, tash për tash, janë të vogla.
“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar – së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, të cilët i kanë besuar njëri-tjetrit”, thotë Kanin, duke aluduar në deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit më 2018.
Sipas Kaninit, mes kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiqit, nuk ka bashkëpunim të tillë.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë angazhimi.
Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023.
BE-ja, në anën tjetër, ua ka bërë me dije se rruga e tyre drejt integrimit evropian, varet ekskluzivisht nga normalizimi i marrëdhënieve.
Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se “Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm” dhe se do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet./ REL
Problemi eshte I thjeshte.
Serbia do minierat e Kosoves ne veri sepse fabrikat e perpunimit jane ne Serbi.
Po I leshoi minierat Kosova problemi zgjidhet.
Kurtit nuk i Intereson zgjidhja e ceshtjes se Kosoves.Ai don Status quo.Me rrenat populiste sulmoi Thaqin dhe Ramen se e shiten Kosoven ai do e mbroe .Eshte kundra te gjalleve te UCK qe me sakrificat e tyre e cliruan ,e shpallen pavaresin dhe tash e mbrohen ne Hage nga akuzat e shipefolesve te LDK dhe VV te fabrikuara ne Beograd .Ne fakt korigjimi i kufijeve eshte ne interes teKosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.Shqiptaret e Lugines sePresheves nese vazhdon keshtu do shperngulen shpejte.Serbet e Veriut te Kosoves me Asociacion do jene gjithmon pengese (me Veto)per Kosoven dhe bashkimin kombetar ,litari lidhes me serbin qe do i rrije Kosoves gjithmon ne fyte.
A nuk do ishte me è udhes qe kufiri kosove Serbi te shkonte ne limitet e kufijve etnike te shqiptareve? Te thjeshta fare ,te hapen arkivat dhe te gjenden hartat,te mblidhe historianet dhe te flasin.Ata e dine mire kur kane ardhur serbe ne ballkan.Shekulli i 5-7 te eres tone jane vitet e levizjes se madhe te sllaveve,te zbritjes se tyre ne ballkan.Te shkojne nga kane ardhe.Sic iu njihen e drejta cifuterise ,te njihen edhe te drejtat e kombit shqiptar.Keni degjuar per ” kreshniket e Jutbines?.Zonja e banuar qe quhet Utbina dhe mali me te NJEJTIN emer ndodhet ne provaci.Por legjenda e kreshnikeve te Jutbines jane pasuri shqiptare.
Ti Lulzim per nga zgjuarsia qenke aty, aty me Ramen dhe me e keqja pasket nje mendje per Kosoven !
kufinjte mbrohen me ushtri dhe jo me harta te vjetra osmane.
albanistani dhe kosovo keto 30 vitet e fundit kane shpenzuar 0% per ushtri dhe biznes te madh dhe 100% per ndertime dhe restaurime xhamish.
cfare ka te ofroje kosovo? vetem islam.
cfare ka te ofroje albanistani? islam + toke falas nga ramazoni.
Ruajtja e integritetit teritorial ,pavaresia e Republikes se Kosoves,imazhi i popullit tone se jemi nje komb liridashes ,nuk mund te viret ne pikepyetje nga synimet e armikut shekullor te kombit tone.Qaret rusoserbe jane aq shume aktive ne levizje per te krijuar huti,sa qe i quajturi Lulzim,flet me gjuhen e vucicit,putinit.Fatmiresisht ,nenat tona kane lindur cuna,vajza te cilet me zgjuaresine e tyre,dijn ti prijne interesave te kombit ,ne cdo furtune ,stuhi qe e organizon armiku.Njeri nga ata cuna (burr shteti) eshte edhe Albin Kurti dhe Shote Galica qe emrin ja thone VJOSA OSMANI.perse lulzimi e ve ne pikepyetje punen sakrificat ,”luften ne dy luftim “me vucicet dhe putinet.Nuk e kuptoj si ka shpirt cfare edukate ,moral ka kush do qe te jete per te mohuar punen fitoret e kesaj Qeverie e cila udhehiqet nga nje shtrese e atyre bijve bijave te edukuar te vendosur ,te armatosur me dashurine per ruajtjen e Teritorit,pasurise te nentokes dhe mbitokes te Republikes se Kosoves.C’ eshte kjo xhelozi ,urrejtje ne kokat e disa te cmendurve qe duan te krijojne konfuzione se : Albini,Vjosa….ve ne pikepyetje apo edhe mohon rrolin historik te UCK- ese te lavdishme.Kjo eshte nje ironi perbuzje qe qarqe te caktuara ,njerez te shitur perhapin dezinformime te ketilla.Kjo udheheqje ,te gjitha strukurat e keti shteti,jane me hajken e bijave dhe bijve me te mire,te cilet din se si veprojne ,din se si mbrohet Liria,Pavaresia,Integriteti teritorial.Prandaj njerezve dashakeq duhet bere me dije se : ka perenduar koha e iluzioneve te tyre,rama dhe ramovicet jane prodhim i zorres 12 gishtore.Vleren e Lirise e jep dhe e di Shqiptari i Republikes se Kosoves ai ka derdhur gjak nga 1912 deri ne 1999 per cdo tre ose kater vjet..kurban nuk behet as falet toka jone. Besoj se ky eshte nje betim,zotim per ruajtje te cdo vm te tokes te ujitur ne shekuj me gjak…
O Struga!!! Eshte brigada V o Strugaaa!Ca merresh me keta! Dergoi tre Divizione Enver Myladini ne Kosove..
Masakren e Tivarit keta e bene. Esad pasha i shkruante Kral Petarit:Po kalove Matin,je ne bese Time!
Kalove Uren e Zogut,je ne Serbi,,Kalove Shkumbinin je ne Shumadi.Arrite ne Zonen e pare Operative,zere se je ne Kragujevac.O Strugaa!Keta s`kane me as pushke se i shiten te tera,po te kishin ato Armatime qe mbluadhe nga kinezet,keta do ta kishin sulmuar Kosoven nga Morina.
Armatosu Albin!Armatosu Kosove!
Bese me te pabesin,nuk ka,.Shkjau i Toskerise,ka 7 shkje ne barkut.
Demo dëmi, je shumë toksik!!!
O Demo humoristi.Per koken tende ne cilen estrade ,te kujt qyteti ben pjese?Per humorin e hidhur besoj se te pranon Agron Llaka ,Xhevahiri….na kenaqe demoooo..
Demo zavalli , kur kaloi shkumbinin e lartë brigada e pestë sulmuese përveç armikut të ardhur nga jashtë , u mor dhe me armikun e brendshëm. Partizanët trima mund të kenë bërë edhe ndonjë zarar të vogël në kohë çlodhje, pyet mirë të’tëmë se me kë të ka zënë. More dreq se mos të kemi dhe ‘nip’ kështu kopil doja të thosha , dhe kopil Labi e jo dosido , prandaj mos u bëj kaq agresiv se nuk shahet baba nga Toskëria