Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MË në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.
Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit. Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas.
Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
Vendimi:
V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “EZ-5 ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
Vendosi: 1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: L91325503D;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 30MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ndërtimin e një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës.
‘MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K’, thuhet në vendim.
Sna thate ne toke te kujt do e ndertoni, te shtetit apo te ndonje privati/fshatari. Nuk besoj se keto panelet qendronjne ne ajer.
ASGJESONI TOKEN E BUKES O I JORANTI PA SHKOLLE EDI RAMA ME CENTRALE FOTOVOLTAIKE QE PRODHOJNE PALO GJE ENERGJI ELEKTRIKE PER SHQYPNINE
Pse nuk tregohet sa energji elektrike ne vit kane prodhuar kulcedrat e Karavastase dhe pse Belinda Balluku importon dhe blen vazhdimisht energji elektrike si “frengu pulen” nga shtetet fqinje? He mo gazeta DITA pse nuk tregoni sa energji elektrike ne vit parashikohet te prodhojne fotovoltaiket idiote ne Myzeqe te Edi Rames qe jane si gerdallat notuese nga Bangladeshi qe po kollofisin parate e shqyptareve dhe nuk kane prodhuar asnje kilovatore energji. Keshtu ndodh kur shtetin e drejton nje injorant pa shkolle si Edi Rama dhe energjine e drejton tyryfycka Belinda Balluku qe nuk ka asnje dipllome teknike sagllam. Fotovoltaiket pervec qe ne dimer nuk prodhojne kurgje, keto kulcedra toksike asgjesojne token ku ndertohen ne menyre te pakthyeshme, Bota keto pajisje i nderton ne shkretetire dhe te ngresh ne Myzeqe pajisje te tilla toksike qe kerkojne mirembajtje te larte teknike ky eshte nje krim qe po i kryhet tokes se bukes nga injorante komuniste.
Jane si te gjitha Investimet Fasade te Edi Rames,.Energjia e prodhuar nga panelet Fotovoltaike nuk mbulon as shpenzimet per te pagjuar qerane e Atyre Arkave me motorr nafte qe moren nga Bangladeshi dhe nuk kuptohet Mysteri perse Qeverria Shqiptare nuk i kthen mbrapsht.Ato dy shallupa mesjetare te shitura si TECE LUNDRUES,jane si qeni ngordhur ne pusin e ujit.
Me sa dije Teknike kam Une per TECet dhe Hidrocentralet,do te kishte qene me ekonomike per Shqiperine sikur Rama te vinte ne pune TEC in e perfunduar te Vlores,qe per Injorancen Teknike,menazhuese te Ministreshes pergjegjese dhe Indiferencen ndaj Inndustrise qe gjeneron te Ardhura te Kryeministrit,,po ndryshket pa pune prej 14 vjetesh.
Kjo PAAFTESI E QEVERRISE duhej te alarmonte specialistet,inxhinjeret,Opoziten,
Gazsjellesi Azerbaixhanit kalon disa metra larg TECit germadhe,dhe ende asnje perpjekje e Qeverrise per ta shfrytezuar per TECin.
FOTOVOLTAIKET E BELINDES DHE EDVINIT JANE SI BUNKERET E ENVERIT QE DO TE MBETEN PERMENDORE TE INJORANCES NE DREJTIMIN E SHTETIT POR QE DO TE ASGJESOJNE TIKEN E BUKES NE MYZEQE
Ne Bote fotovoltaiket ndertohen ne shkretetire, megjithate prodhimi i energjise nuk kalon 2 % te prodhimit global te energjise, Kina Komuniste qe eshte prodhuesi me i madh i paneleve fotovoltaike e prodhon energjine e saj me TEC me qymyr, atehere per cfare i duhen keto centrale-kulcedra per bujqesine e Shqypnise turistike kur do te asgjesojne token e bukes ne Myzeqe?
KKETE AS HASMI NUK TA BEN
Duket qe Sali Berisha dhe opozita mjerane nuk ka specialiste te mirefillte, inxhiniere apo energjetike dhe ben dot ekspertizen e ketij SKANDALI te papare, krim me Myzeqene, me token e bukes qe po gadit injoranca e Edi Rames ne drejtimin e shtetit. Ky SKANDAL do te ngrinte nga varri Petrit Radovicken, inxhinieri qe ndertoi energjitiken shqyptare qe edhe Enver Hoxha ja degjonte keshillat me respekt. Injoranti pa shkolle Edi Rama ke emeruar si minister i energjetikes nje injorante si vetja e vet, ajo eshte Belinda Balluku pa asnje dipllome teknike dhe prandaj po i meshojne fotovoltaikeve duke zaptuar token e bukes ne Myzeqe qe do te asgjesohet ne nje forme te pakthyeshme per nje energji e rinovueshme qe nuk i duhet fare Shqypnise me HEC qe ka energjine me te rinovueshme ne Bote. Ne vend te veje ne pune TEC e Vlores me gazin e TAP Edi Rama dhe Belinda Balluku shkojne dhe prenotojne gerdalla motor- gjenerator me mazut nga Bangladeshi si injorante absolute te vertete. Kupto pastaj pse u rezuan sikur te ishin prej rere pallatet ne Thumane dhe Durres nga nje palo termet me pak se 6 balle qe groposen poshte betonit te Rilindjes 56 viktima mjerane te Edi Rames dhe injorances se tij. Te ben pershtypje se PD dhe Saliu nuk flasin fare per krimin makaber qe po i behet tokes se bukes dhe bujqesise shqyptare me kulcedrat fotovoltaike te Edi Rames qe i reklamon si Armet Kimike Luftarake te Asadit dhe qe do te asgjesojne token e bukes ne Myzeqe perfundimisht duke i propaganduar si ARRITJE dhe FITORJE e Partise,
MJERE SHQYPNIA DHE ENERGJETIKE QE KA MBETUR NE DOREN E INJORANCES ME PUSHTET!