Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria ndryshon projeksionet për rritjen ekonomike dhe borxhin. Hyn në fuqi programi buxhetor afatmesëm 2023-2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria ndryshon projeksionet për rritjen ekonomike dhe borxhin. Hyn në fuqi programi buxhetor afatmesëm 2023-2025
Ekonomi

Qeveria ndryshon projeksionet për rritjen ekonomike dhe borxhin. Hyn në fuqi programi buxhetor afatmesëm 2023-2025

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

Qeveria ndryshon projeksionet e rritjes ekonomike për vitin 2022 dhe të borxhit publik për periudhën afatmesme 2023-2025.

Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, për periudhën 2023–2025, të rishikuar, i botuar në Fletoren Zyrtare 2022 pritet të mbyllet me rritje ekonomike 4,1%, nga 3,7% që parashikohej gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Për periudhën afatmesme rritja pritet të arrijë 4,2% nga 2,6% që u prezantua me projektbuxhetin e ri, e ndikuar nga zhvillimet dhe pritshmëritë për ekonominë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Europian.

“Pas recesionit të fortë prej -3.5% në vitin 2020, ekonomia është rimëkëmbur fuqishëm në vitin 2021, në normën prej 8.5% dhe parashikohet të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme në vijim. Rritja ekonomike parashikohet më e përmbajtur në vitet në vazhdim, në normën 4.1% në vitin 2022 dhe parashikohet mesatarisht rreth 4% në vit përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2023-2025. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 4.2, 3.9 dhe 3.9 % respektivisht për vitet 2023, 2024 dhe 2025”, citohet në dokument.

- Publicitet -

Gjatë periudhës afatmesme, sipas dokumentit, rritja ekonomike do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Kërkesa e huaj neto (eksport – import) pritet të ketë një efekt të moderuar pozitiv.

Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës. “Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë”, vlerësohet në vendim.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet edhe nga përmirësimi i pritshëm i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

“Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm”.

Sipas dokumentit nga pikëpamja e ofertës agregate pritet që të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Megjithatë, për shkak të peshës së tyre ndaj strukturës së ofertës agregate, shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë sesa sektorët e tjerë në rritjen e PBB.

“Ky kuadër fiskal synon një deficit fiskal të përgjithshëm prej 2.9 % të PBB-së për 2023, nga 5.4% i programuar për vitin 2022; nivel prej 2.8 % të PBB në 2024 dhe 2025. Njëkohësisht, si rrjedhojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme fillimisht nga tërmeti dhe më pas shumë më fort nga pandemia Covid-19, balanca primare pritet të jetë në balancë për vitin 2023, në vlerën 0, me përmirësim të ndjeshëm nga niveli negativ prej 2.7% që pritet për 2022, ndërkohë që targetohet në vijimësi rikthimi në vlera pozitive që prej vitit 2024 me 0.3 % dhe 0.5% në vitin 2025

Projeksionet e borxhit janë për rënie të nivelit prej 74.6% të PBB deri në vitin 2025 nga rreth 80.1 % që pritet të rezultojë në 2021.
Projektbuxheti 2023 parashikonte që në vitin 2022 pritet që borxhi publik të bjerë në rreth 68.8% të PBB nga rreth 73.2% që ishte në vitin 2021 dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 67.5% në vitin 2023.

Balanca primare do të rikthehet në nivel pozitiv (suficit primar) që prej vitit 2023 e në vijim. Ndërkohë që, duke filluar prej vitit buxhetor 2024 e në vijim ky target do të jetë edhe ligjërisht i detyrueshëm, ku në LOB përcaktohet që duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim (rregulli origjinal sanksiononte “që prej 2023”, por më pas kjo u ndryshua sërisht në korrik të 2021 dhe u bë “që prej 2024”) balanca primare të rezultojë jo më e vogël se sa zero (pra së paku e balancuar ose pozitive). Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 64.4% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 55%në vitin 2031. /Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:58 pm

    Taksat progressive po i marrin ne qafe shqiptaret

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?