Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” – Kushtetuta e RSH, neni18/1
Sanksionimi në Kushtetutën e RSH i parimit të sipërcituar është një gjë pozitive nga pikëpamja teorike humane dhe juridike. Një parim i tillë ka qenë i sanksionuar edhe në Kushtetutën e shtetit diktatorial të para 1990 (neni 40) si dhe në Statutin Themeltar të Monarkisë (neni 194). Mirëpo, cila është e vërteta praktike e zbatimit të këtyre parimeve, atëherë dhe tani?
E vërteta praktike ka provuar pa kurrfarë mëdyshjeje se, si atëherë ashtu edhe pas vitit 1990, parimi i ëmbël kushtetues dhe human i barazisë përpara ligjit ka qenë dhe mbetet thjesht një përrallë mashtruese. Përpara ligjit kanë qenë dhe janë të barabartë të gjithë qytetarët shqiptarë, por ligji studiohet, interpretohet dhe zbatohet nga njerëzit e caktuar për këtë punë, nga prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të drejtësisë.
Realizimi i parimit të barazisë përpara ligjit është varur dhe varet nga ndërgjegjja juridike e ligjzbatuesit, nga integriteti i tij moral e profesional, por edhe nga raportet e qytetarëve me pushtetin, atë politik dhe ekonomik.
Barazia e plotë përpara ligjit nuk ka mundur të realizohet plotësisht as në vendet më të zhvilluara dhe me histori shtetformuese shumë më të gjatë e të pasur se e jona, por tek ne niveli i trajtimit të qytetarëve nga drejtësidhënësit ka qenë dhe mbetet i vajtueshëm dhe dëshpërues.
Nëse niveli i trajtimit të qytetarëve nga administratat shtetërore, qendrore dhe vendore, është larg së qeni humanitar dhe demokratik, mënyra e trajtimit të shtetasve shqiptarë nga organet e drejtësisë është alarmante, sepse shfaqet hera herës çnjerëzore, e turpshme dhe kriminale.
Jo vetëm procesi i quajtur Veting, i cili konstatoi qindra raste prokurorësh e gjyqtarësh hajdutë e të korruptuar, por jeta e përditshme e shqiptarit të zakonshëm e ka ballafaquar atë me shkallën ekstreme dhe të papranueshme të padrejtësive të kryera në emër të ligjit dhe nga njerëzit e ligjit. Dëshpërimi i shqiptarit rritet nga dita në ditë kur sheh se sa butë, sa njëanshëm e privilegjueshëm trajtohen në Shqipëri njerëzit xhepaplotë dhe ata karrigelartë, se sa shpesh këto dy kategori njerëzish e shkelin ligjin dhe sa lehtë iu shpëtojnë pasojave dhe ndëshkimeve të merituara ligjore.
Kur vërejnë këtë fenomen tragjik të përditshëm dhe, nga ana tjetër, shohin popullimin e burgjeve shqiptare me gjithfarë lloj ligjshkelësish xhepazbrazur, pushteti maksimal i të cilëve mbërrin deri në të drejtën e hedhjes së një fletëvotimi një herë në katër vjet, shqiptarët e thjeshtë neveriten nga Kushtetuta dhe ligjet, nga shteti dhe vendi i tyre dhe mendojnë braktisjen e tij.
Shembulli më domethënës i mosndëshkimit të individit për shkak të pushtetit politik, i frikësimit dhe nënshtrimit të sistemit të drejtësisë ndaj tij, është rasti i Sali Berishës.
Nëse deri në vitin 2016 ky sistem drejtësie dominohej nga Gjin Gjonët, pra nga njerëz të “kualifikuar” nëpër kurse gjashtë mujore me të cilët u tejmbush “drejtësia demokratike”, njerëz që ndiheshin borxhli kundrejt Babës që i mori nga hiçi dhe i vendosi në piramidën e pushtetit juridik, duke iu dhënë mundësinë e pasurimit nëpërmjet korrupsionit dhe, rrjedhimisht i ktheu ata në koracë mbrojtëse për “shefin e tyre të kuadrit”, po tani pse vazhdon ende kjo parodi antiligjore?!
Shikoni me vëmendje sjelljen e Sali Berishës pas thirrjes nga SPAK dhe reagimin e këtij institucioni të veçantë të drejtësisë, dhe imagjinoni për një çast qytetarin e zakonshëm shqiptar, qoftë ai punëtor, fshatar apo intelektual, të vënë përballë institucioneve të drejtësisë shqiptare!
Qytetari i zakonshëm, edhe nëse ndihet plotësisht i pafajshëm për një apo më shumë akuza zyrtare, fillon e shqetësohet, frikësohet dhe mërzitet, në mos për tjetër, për faktin se ballafaqimi me organet e drejtësisë do t’i marrë kohë nga jeta normale, do ta dëmtojë moralisht dhe do t’i kushtojë shpenzime financiare.
Qytetari i jashtëzakonshëm, i mbizakonshëm, i mbiligjshëm dhe i mbishtetshëm, me emrin Sali Berisha ka guximin amoral dhe antiligjor e antikushtetues, t’i shpërfill organet e drejtësisë, t’i fyej e kërcënojë prokurorët e gjykatësit, të mbledhë bandën e vet politike dhe, përveç pushtetit politik, t’i shpallë luftë edhe pushtetit juridik.
Madje, ai shkon edhe më tutje. Ndonëse i shpallur non grata “për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë” nga disa shtete perëndimore, ndonëse i njohur fort mirë nga shqiptarët si babai i kaosit, frymëzues, organizues e urdhërues i djegieve e zaptimeve të komisariateve të policisë dhe institucioneve qendrore shtetërore, si urdhërues i rrahjeve, burgosjeve dhe vrasjeve të kundërshtarëve politikë e gazetarëve, si manipulues dhe dhunues procesesh zgjedhore dhe marrjes me dhunë të pushtetit, ky qytetar i mbiligjshëm merr guximin të vetëshpallet shpëtimtar i Shqipërisë dhe Gjyqtar Suprem i të gjithë banorëve të këtij vendi që nuk mendojnë dhe sillen si ai, kryegjyqtar i moralit dhe i ligjit.
A beson ndokush se ka një tjetër qytetar shqiptar, i cili, pasi ka marrë “dekoratat” politike nga Perëndimi dhe akuzat juridike nga prokuroria e vendit të vet, do të guxonte të shprehej siç bën ai:
“PD zotohet se, së bashku me shqiptarët, do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka ligj as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë… Edi Rama është i tmerruar nga beteja pa kthim e opozitës… Larot e tij, kafshët e fermës oruelliane, gjykatësja kriminele, e shkarkuar nga Sali Berisha si keqbërëse për korrupsion, Gjoka. Prokurori xhelat i Sigurimit të Shtetit, Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit, iniciativë e Sali Berishës, që qëndron sot në detyrë si një zuzar, pa ligj dhe moral… i cili, bazuar në nenin 6 të Kushtetutës, e nxjerr jashtë shërbimi këtë kriminel… Prokurorja Enkelejda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit… Të dashur qytetarë! E shihni atë kriminelin aty (tregon Taulant Ballën)? Ai është një fundërrinë njerëzore që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali”?
Pra, të gjithë ata që etiketon Berisha si kriminelë, janë të tillë, pikërisht pse i ka “gjykuar” ai, ndërsa ngritja e akuzave kundër tij nga sistemi i drejtësisë është një hiç, diçka që rrëzohet lehtësisht prej vetë atij, që “rrëzohet ” politikisht por refuzohet të rrëzohet juridikisht.
Qytetari i mbizakonshëm, i mbiligjshëm dhe i plotfuqishëm, me emrin Sali Berisha, ka rënë nga qielli. Ai bën shiun dhe diellin, të ngrohtit dhe të ftohtit. Ai është apostulli i moralit në përgjithësi dhe peshuesi i moralit të çdo shqiptari në veçanti, gjyqtar, prokuror, politikan apo qytetar i zakonshëm qoftë ai.
Ai ka skeptrin e Gjyqtarit Suprem, i cili jo vetëm nuk mund të akuzohet e gjykohet nga të tjerët, por ka edhe të drejtën e vendimit përfundimtar të gjykimit dhe shpalljes “kriminel, i pamoralshëm, i paligjshëm” të kujtdo që i del përballë.
Duke u ndjerë i tillë, ky mbiqytetar shpërfill prokurorinë dhe gjykatën, nuk paraqitet as në gjyq kur thirret dhe as përpara Policisë Gjyqësore kur urdhërohet, përcakton vetë çfarë është kushtetuese dhe çfarë jo, a ka apo s’ka prova kundër tij dhe, në fund fare, premton kaos dhe dhunë. Dhe jo vetëm i premton, por edhe i realizon duke keqpërdorur një tufë figurinash politike të depersonalizuara.
Burrat e shtetit, në Evropë dhe Amerikë, kur janë akuzuar dhe thirrur nga organet e drejtësisë, vërtetë kanë pretenduar se akuzat janë të sajuara nga kundërshtarët politikë, por kanë pajtuar avokatë dhe janë paraqitur në gjyq duke dhënë versionet e tyre dhe kundërshtuar akuzat.
Ish-Presidenti Donald Tramp, i cili ka të ngjarë të rizgjidhet në zgjedhjet e vitit 2024, është paraqitur thuajse në çdo seancë gjyqësore ku është thirrur. Është e sigurt se, sikur të shpërfillte gjykatat e të mos paraqitej apo, larg qoftë, të bënte çfarë po bën Sali Berisha, do t’i kishte përfundimisht të pamundura gjasat e rizgjedhjes President, pasi pjesa gri e votuesve amerikanë do ta braktisnin një politikan që e shpall veten mbi ligjin, gjykatën e Kushtetutën.
Pafajësia mbrohet duke paraqitur argumente juridike dhe jo duke përmbysur karrige politike, mbrohet duke paguar avokatë me integritet dhe jo duke yshtur e keqpërdorur deputetë pa dinjitet, mbrohet duke sjellë prova në gjyq që qartësojnë pathemelësinë e akuzave dhe jo duke hedhur tymuese në Parlament që mjegullojnë dhe diskreditojnë institucionin më të lartë përfaqësues të popullit.
Në të vërtetë, grumbulli i karrigeve të përmbysura në sallën e Parlamentit nga Sali Berisha dhe banda e tij, simbolikisht, është shfaqja më përfaqësuese dhe ilustruese e mendësisë mesjetare, e moralit të vyshkur bashkëkohor dhe e gjithë sjelljes së tij mbi tridhjetë vjeçare, një pamje që shqiptarëve iu sjell ndërmend kaosin dhe dhunën e tij në fillim të viteve ’90 derisa erdhi në pushtet, kaosin e vitit 1997, dhunën dhe rrëmujën e 14 shtatorit 1998 dhe sulmin me hunj, leva e mjete të tjera që ai dhe çeta e tij shpellore ushtruan kundër selisë së PD-së për ta marrë me forcë 2 vjet më parë.
Në mbrojtje të tij, në vend që të viheshin avokatët më të mirë, janë vënë politikanët më të këqinj dhe disa shërbëtorë pa mend e moral në mediat shqiptare, siç është rasti i një drejtuesi karagjoz të një emisioni televiziv, i cili bënte thirrje që Berisha dhe klani i tij të asgjësonin prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes që trajton dosjen “Kompleksi Sportiv Partizani”.
As më pak dhe as më shumë, këta zëdhënës dhe përfaqësues të së keqes, e konsiderojnë partinë politike dhe kapon e saj si një organizatë mafioze dhe Toto Rinë që duhet të ekzekutojnë cilindo prokuror apo gjykatës që “guxon” t’i përballë me drejtësinë, ashtu siç vepruan mafia siciliane në vitet ’90.
Nëse shteti i sotëm shqiptar, veçanërisht organet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, dhe sponsorët e instruktorët e saj joshqiptarë duan të na provojnë se parimi kushtetues “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” nuk është një përrallë e ëmbël mashtruese, por një e vërtetë inkurajuese, duhet që ndaj shtetasit pambarimisht mëkatar dhe ekstremisht të inkriminuar Sali Berisha të sillen si kundrejt çdo qytetari shqiptar.
Një sjellje e tillë do të nënkuptonte dorëheqjen nga çështja e dy prokurorëve të SPAK dhe gjyqtares së GJKKO-së, paraqitjen prej tyre të kallëzimeve penale për mashtrim, shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës të bëra nga shtetasi delinkuent me emrin Sali Berisha, ndërrimin e masës së sigurimit nga “detyrim për paraqitje”, në “arrest shtëpie” (pas miratimit në Parlament) dhe, në rast mosbindjeje, arrestimin e tij si çdo bandit tjetër.
Mosha nuk është kusht ligjor dhe as duhet të shërbejë si pretekst apo alibi antiligjore për të mos iu treguar vendin përsëritësve në krim, mospërfillësve të ligjit e shtetit dhe ligjshkelësve të papenduar. Ka apo s’ka faj i akuzuari Sali Berisha, kjo është çështje që i përket vetëm gjykatës, por mospërfillja e drejtësisë dhe sjellja banditeske kundrejt institucioneve të caktuara me Kushtetutë për dhënien e drejtësisë duhet ndëshkuar dhe bërë shembull për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke filluar me pastruesit e plazheve e barinjtë e dhenve të katundeve e deri tek drejtuesit e shtetit.
Dhe, meqë jemi këtu, edhe dy fjalë për minjtë e gjirizeve që, duke u fshehur pas kompjuterave, nuk lënë fyerje pa bërë ndaj çdo gazetari të gazetës Dita. Këto që thashë më sipër vlejnë edhe për Ilir Metën, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe cilindo politikan shqiptar për të cilin organet e drejtësisë kanë pasur apo do të kenë dyshime për vepra penale.
Unë as kam pasur dhe as kam standarde dhe kritere të dyfishta apo të shumëfishta për individët, sidomos ata politikë. Çështja është që duhet të ketë një fillim ndëshkimi dhe këtë fillim duhet ta ketë “nderin” ta përurojë më i vjetri në politikë dhe në krim, Ati juaj shpirtëror dhe moral, Sali Berisha.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Saktë z. Malaj! Drejtësia e ka ligjin dhe duhet të mos tolerojë Berishën. Shteti ligjor fillon nga zbatimi i ligjit për Berishën. Në rast se tolerohet Berisha nga drejtësia, atëhere vetë drejtësia është fajtore për mos zbatimin e ligjeve njësoj për të gjithë. Berisha po thyen ligjin e mosparaqitjes, prandaj duhet dënuar për këtë veprim me një dënim tjetër, derisa të zbatojë ligjin.
Kaq frikacake?Shtet ligjor ne shqiperi?C’do europian do te shkulet se qeshuri me kete fraze per shqiperine.Verjani ore hekurat dhe do te shikoni qe do tiu mbetet ne dore nga frika plakushi ose shuroset.Eshte frikacak prandaj ben lojen e trimit.
Saliu kerkon ti rezistoje paraqitjes formale para organit te Drejtesise pikerisht ne ruajtje te psikozes se ai smund te preket.Paraqitja e rezon mitin,kete nuk don Cubi i Malsise.
Sali Berisha po demaskon me force vjedhjen masive te parave te popullit shqiptar nga shume politikane te maxhorances. Kjo eshte detyra e opozites dhe ai po e kryen mjaft mire. Perse parlamenti shqiptar nuk miraton komisionet hetimore te propozuara nga Sali Berisha? Perse deputetet nuk heqin dore nga imuniteti dhe lejojne te hetimin? Sali Berisha nuk akuzohet per korrupsion direkt dhe as per grabitje te pasurise publike. Dhenderri i tij apo bija e tij do te pergjigjen perpara drejtesise per veprimtarine e tyre por nuk mund te akuzohet Sali Berisha per veprimtarine e tyre.. Edi Rama e ka theksuar se ” PERGJEGJESIA ESHTE PERSONALE”.
Europian me duket se fluturon me presh ne bythe kur na tregon kush eshte Sali Berisha.Ai te jete I lumtur ne se behet fjale per vetem per “Patrizanin”.Ty europian me sa duket nuk ke ndonje victima nga dora e Berishes por vetem grushte me para.Mbylle halene se ofendon nje popull te tere qe ate e duan ne turren e druve.
dmth.o evropian,Sali Berisha qe miratoi 6 Ligje,12 VKM, Liroi nga detyra gjithe kupolen e Ministrise Mbrojtjes,Detyroi deri ne kercenime me jete Drejtuesit e Klubit Partizani qe te japin doreheqje,,Vetem e vetem qe ay dhenderi me 113 m katror toke te merrte 28 mije meter katror toke per ndertim,,KY NUK PASKA FAJ FARE,THUA TI?
Or zoterij kush po kritikon veprimet korruptive ne Shqiperi? Media? Tv? Radio? Kush po heton me dhjetra koncesione, tendera, favore te dhena pa asnje kontroll? Kush po bertet me te madhe per ngritjen e kullave ne qender dhe ne çdo pllembe hapesire te Tiranes duke e bere kryeqytetin te pabanueshem me nje trafik te çmendur? Perse Parlamenti nuk ngre komisionet hetimore per nje varg dukurishe korruptive? Perse nje kilometer rruge ne Shqiperi kushton me shtrenjte se ne tere boten? Jo more zoterinj komentues jane shume probleme qe nuk flet askush perveç SALI BERISHES. Mos i mbyllni gojen edhe Saliut pasi vendi do te katandiset shume me keq.
Shteti ligjor ne Shqiperi do te ishte ne rast se kur u tymos kuvendi, i thyen karriket dhe brekdhjeret shpellare te druzhe saliut hipen kangjellave duke u kacavjerrur neper dritare si orangotange, te kishte hyre shkopi i policit bytheve dhe t’i çonte drejte e ne hapsane plehrat.
Pergjigjen per kete sjellje prej bajraktari perbindeshi i vicidolit e ka marre me 14 maj kur humbi ne 92 % te territorit te Republikes rast i pare ne historine elektorale te planetit qe nje ish force politike ne pushtet humbet ne 92% te teritorit pushtetin dhe nga 61 bashki arrin te marre me shpirt neper dhembe vetem 6 bashki te dores 2 te dhe te trete , qe nuk merr asnje keshill bashkiak dhe ne 6 bashkite fituese, qe humbet rende ne vendlindjen e tij, qe humb bashkine monopol per 32 vjet bastion te tij Shkodren.Dhe ky perbindesh mban nje bande zagaresh , njerez te urryer masivisht ne popull si Herman Geringu i foltores Muli kryegangsteri qe guxon te gergufet ne parlament si Geringu ne Rsjhshtagun e Berilinit ne 1933.
Pergjigjen e dyte do ta marre shume shpejt ne 2025 kjo bande e neveritur me Oert skuth urith bylykbashin qe eshte i perzier direkt ne grabitjen e kompleksit Partizani. Populli shqiptar me 2025 do tu ktheje per hunde ketyre banditeve garipa pergjigjen e merituar sic beri me qetesi me 14 maj. Dhe garipat qe permbysin parlamentin me karrike, qe sulmojne seline e partise se vet me leva, matrapike, cekice e bandite te armatosur nuk do te arrijne te nenshtrojne nje komb qe e ka pergjigjen gati ne 2025. Perpjekjet qesharake me nje grusht militantesh te paguar parmbreme ne Durres ,mbreme ne Kavaje e neser diku tjeter , rreth 70 vete gjysma nga Tirana per ndezur revolucionin nr.5 do deshtojne me turp dhe ora vendimtare po vjen ngadale por e sigurte. Sita e popullit do nxjerr per hime shpejt Paloqen , Muli vagabondin apo Geringun e foltores , Oert skuth urith bylykderrin, Luan Bac kokemadh truvoglin, Vokshi sygerdoqen, Sajmir shalqirin, plakun e pjerdhur qurramanin me bilbil ne goje Spahon, Luciano boksierin, e sa e sa te tjere tip Strazo me patllake . Kjo bande do kete nje fund politik qe do jete me e rende se ajo e 14 majit kur populli u tha vendosmerisht jo perbindeshit te vicidolit dhe spiunit te pazarit te ri me hanxhar ne dore.
I ruajne trapin dhe ju kurvat e kuq qe e shani blini shkume dhe brisqe dhe me gjithe SPAKUN tuaj i ruani trapin.
Te pergezojme per kete analize brilante, o, Viktor Malaj!
Ai ‘njeri’ (Salziu) nuk meriton te quhet as gomar, se, lere me ‘qytetar’… Dhe, kur e krahason me gomarin, mos te harrojme se e fyejme gomarin… Edhe Shopenhaueri, qenin e tij do e quante SALI! Tymosja e Kuvendit Shqiptar nga Bisha dhe PD eshte vepra me kriminale antishqiptare dhe eshte e ngjashme me tymosjen e “Kuvendit te Kosoves” vite me pare nga LVV… Mos po luhet i njejti skenar serb si ne Prishtine?!…
Saliziu dhe ata qe i shkojne pas, e kane vendin ne BURG.
Ç’opozite jane ata te PD? Si pozita, si opozita e kane detyrim kushtetues e ligjor zhvillimin e Shqiperise dhe permiresimin e kushteve te jeteses popullit shqiptar dhe pakicave qe jetojne ne Shqiperi tone Etnike…
DRENICA E KUQE
Me vjen keq per malin me germa te vogla dhe LEON me germa te medha,jo se sulmojne Berishen por se jane perkrahes te flakte te nje hiçi si Basha !
Mbi ate .Berishen rendojne mjerimet vuajtjet e mijra familje shqiptare qe u ka shkatruar financat, pronat,dhe jeten ! Te gjitha do ti paguaj nji per nji dhe tek femijet e tij! Me burg! dhe po i paguan! Reputacioni i tij eshte ne nivelet e zeros! shpallur non grada, minues i demo0kracise, hajdut i pronave shtewterore, pergjegjes per Gerdecin 21 Janrin dhe shume skandale tre tjera me viktima jetesh te familjeve shqiptare !
–
Berisha duhet ti kerkojne falje shqiptareve ne se do shpetim nga zoti!
Te gjithe jane te barabarte para ligjit – citon V.M. me plot te drejte Kushtetuten.
Por ajo Kushtetute thote se duhet qe Parlamenti ti hap driten jeshile Drejtesise per X deputet duke i hequr me shumice vote Imunitetin.
Dhe plotesisht, jo me kushte si ne rastin e Tahirit “…me kusht qe te mos arrestohet…’.'(!)
E ka bere ky Parlamenti i drejtuar nga Nikolla e urdheruar nga Rama kete detyrim Ligjor? JO!
Pse valle? Mos u dhimbset Berisha apo ngaqe duan tu japin mundesine e ca Editorialeve ca sherbetoreve mediatike si ky V.M. (per te mos thene Uturakeve mediatike si Mero Baze) ku te ulerasin se “pse nuk arrestohet Berisha”?
Sali Berisha eshte nje banor i Shqiperise me te drejta te barabarta ligjore me te gjithe, por perderisa eshte dhe Deputet atehere eshte e drejta e plote e tij Ligjore te kerkoje se pari votim heqje Imuniteti ne Parlament.
Kete te drejte ligjore te deputetit Berisha se pse ky Parlament i Rames nuk e merr persiper, kete mbase do bente mire ky V.M. ta shpjegonte. Nese ka leje per nje gje te tille, natyrisht.
Pafajësia mbrohet duke paraqitur argumente juridike dhe jo duke përmbysur karrige politike, mbrohet duke paguar avokatë me integritet dhe jo duke yshtur e keqpërdorur deputetë pa dinjitet, mbrohet duke sjellë prova në gjyq që qartësojnë pathemelësinë e akuzave dhe jo duke hedhur tymuese në Parlament që mjegullojnë dhe diskreditojnë institucionin më të lartë përfaqësues të popullit
Këtu nuk nuk u tha asnjë fjalë për konribtin e USA në rastin konkret se ndryshe plakun që nuk po kapka drejtësa për moshën që ka ai edhe këtë herë si gjakatarë që është kishte për ta mbështjellun Shqipërinë në të zeza rrofshin marincat se ndryshe ajo rrëmuja e kuvëndit do të ishte bërë ndaj vetë shtetit dhe popullit
VO:OK,V.Malaj:
-Nuk gjëndet fjalë e përshtatshme të fjalorin ENCIKLOPEDIKË Shqipëtar që ti përshtaret këtij kafshe(F.Nano pas 21 janarit 2011).
•Përgjegjësia qëndron:
1.Ishi SPAK A.Kraja i kërkoi DASH fakte për shpalljen NON GRATA me motivacione të rënda që dihen tashmë.
-Siç duket Shkodrani A.Kraja u detyrua të firmosi për ta akuzuar për korrupsion,Duke parë se dhëndri Tij & Goca ishin kredhur shumë në Korrupsion me firmën e Tij-KM.
-Dalja në mbrojtje nga AK e trimëroi Sb duke e ditur se SPAK monitorohet kryesisht nga Amerika,me të cilën ishte në luftë që në 1996,97,98,09,011..etj,Ku nga 8 Ambasador 7 i kishte përgojuar rëndë.Dhe Amerika po mbante shënim..!
2.Duke kën se SPAK nuk veproi,Sb mobilizoi BANDËN MILITANTE 32 VJEÇARE,për ti bër KARSHILLËK DASH,SPAK,90 % TË POPULLIT..!Por kjo solli çarjen e PD në 3 copa mish për larot e rrugës.
-Topi përsëri i ka ngelur GJYKATAVE PLEPISTE që nuk po e ndajnë mëndjen se kujt i takon PD ZYRTARE,VULA,LOGO..si dhe KINO SHQUPI që po përdoret si QËNDËR ZJARRI TOPI për të sulmuar të gjithë kundërshtarët e Tij politikë me RRËNJË E DEGË,si & Europën dhe Amerikën.
3.Ndryshimi i kreut të SPAK-S.Berishën e motivoi më shumë për ta sulmuar duke e quajtur SKAP të PS,E Ramës,duke e ditur mirë se A.Dumani ishte i preferuari i SHBA,Ku Yuri Kim po u bënte karshillëk VIPAVE të korruptuar 33 vjeçar..!
4.Tashmë Sb i ka ngelur të merret me PROÇEDURAT,siç i sugjeroi birit politikë L.Bashës me Rr.Kombit,21 janarin,Lobimet Ruse,etj.
5.Destabilizimi i Kuvëndit të Shqipërisë se gjoja po shkelet KUSHTETUTA(pasi Atë as e ka votuar e zbatuar asnjëherë) për komisionet hetimore është shkak për të bër zhurmë,Frikë nga SPAK PËR ZHBURRËRIMIN e Tij përfundimisht.
6.E fundit për sot:
-Ish deputeti PD-92 B.R,82 vjeç tashmë në Amerikë që komunikon me gazetaren e mirënjohur Rudina Xhunga tregon:
1.Sb kurohej për psikopati që në vitet 1970 nga Dr.YLVI VEHBIU..!
2.Se droga u kultivuar sëpari në zonën e Beratit nga PD-92 dhe në Urën Vajgurore(Dimal) banda e A.Hajdarit vrau 5 persona dhe vrasësit janë në Kanada..!
3.Se PD u krijua me insistim të Ramiz Alisë e jo nga Sb..që dihet tashmë.
7.Sb është TMERR I KOMBIT dhe pa largimin e Tij nuk ka opozitë dhe STABILITET NË SHQIPËRI.
-Nëse SPAK+GJKKO nuk e kupton këtë-në Shqipëri do të ngelet administrata dhe pesionistët e çdo kategorie..!
-FLM VM,DITA
VO:OK,V.Malaj:
-Nuk gjëndet fjalë e përshtatshme në fjalorin ENCIKLOPEDIKË Shqipëtar që ti afrohet këtij kafshe(F.Nano pas 21 janarit 2011)..!
-Përgjegjësia qëndron:
1.Ishi SPAK A.Kraja i kërkoi DASH fakte për shpalljen NON GRATA,ndonse me motivacione të rënda që dihen tashmë.
-Siç duket Shkodrani A.Kraja u detyrua të firmosi për ta akuzuar për korrupsion,Duke parë se dhëndri Tij & Goca ishin kredhur shumë në Korrupsion me firmën e Tij-KM..!
-Dalja në mbrojtje nga AK e trimëroi Sb duke e ditur se SPAK monitorohet kryesisht nga Amerika,me të cilën ishte në luftë që në 1996,97,98,09,011..etj,Ku nga 8 Ambasador 7 i kishte përgojuar rëndë.Dhe Amerika po mbante shënim..!
2.Duke kën se SPAK nuk veproi,Sb mobilizoi BANDËN MILITANTE 32 VJEÇARE,për ti bër KARSHILLËK DASH,SPAK,90 % TË POPULLIT..!Por kjo solli çarjen e PD në 3 copa mish për larot e rrugës.
-Topi përsëri i ka ngelur GJYKATAVE PLEPISTE që nuk po e ndajnë mëndjen se kujt i takon PD ZYRTARE,VULA,LOGO..si dhe KINO SHQUPI që po përdoret si QËNDËR ZJARRI TOPI për të sulmuar të gjithë kundërshtarët e Tij politikë me RRËNJË E DEGË,si & Europën dhe Amerikën..!
3.Ndryshimi i kreut të SPAK-S.Berishën e motivoi më shumë për ta sulmuar duke e quajtur SKAP të PS,E Ramës,duke e ditur mirë se A.Dumani ishte i preferuari i SHBA,Ku Yuri Kim po u bënte karshillëk VIPAVE të korruptuar 33 vjeçar..!
4.Tashmë Sb i ka ngelur të merret me PROÇEDURAT,siç i sugjeroi birit politikë L.Bashës me Rr.Kombit,21 janarin,Lobimet Ruse,etj.
5.Destabilizimi i Kuvëndit të Shqipërisë se gjoja po shkelet KUSHTETUTA(pasi Atë as e ka votuar e zbatuar asnjëherë) për komisionet hetimore është shkak për të bër zhurmë,Frikë nga SPAK PËR ZHBURRËRIMIN e Tij përfundimisht.
6.E fundit për sot:
-Ish deputeti PD-92 B.R,82 vjeç tashmë në Amerikë që komunikon me gazetaren e mirënjohur Rudina Xhunga tregon:
1.Sb kurohej për psikopati që në vitet 1970 nga Dr.YLVI VEHBIU..!
2.Se droga u kultivuar sëpari në zonën e Beratit nga PD-92 dhe, në Urën Vajgurore(Dimal) banda e A.Hajdarit vrau 5 persona dhe vrasësit janë në Kanada..!
3.Se PD u krijua me insistim të Ramiz Alisë e jo nga Sb..që dihet tashmë.
7.Sb është TMERR I KOMBIT dhe pa largimin e Tij nuk ka opozitë dhe STABILITET NË SHQIPËRI.
-Nëse SPAK+GJKKO nuk e kupton këtë-në Shqipëri do të ngelet administrata dhe pesionistët e çdo kategorie..!
-FLM VM,DITA
Europiani , ti nuk ha pyka, ketu nuk flitet per korrupsionin ne Shqiperi ,te cilin doli Sali Berrishe-bisha ta denoncoje . Ti ose je naiv, injorant (dmth qe nuk di se cfare ka ndodhur ne vend ne keto 33 vjet) , ose je nje dobic qe nuk di as te kamuflohesh me keto lojra fjalesh per demokracine ne Shqiperi. RESPEKT per Viktor Malajn. Nje artikull i perpikte dhe ezaurues per kete personazh te urryer
Ketu behet fjale per dinjitetin e shtetit Amerikan! Saliu po luan me Zjarrin! Mjere edhe ata qe po i shkojne prapa! Sic duket edhe ata kane shume per te humbur pas renies se Saliut! Por mendoj se tani eshte teper vone! C’do krim paguhet ne kete Bote!
I mbipushtetshmi, i mbiligjshmi, i mbishtetshmi Saliu pra ndodhet ne Tirane.
Nuk ja heqin imunitetin, nuk e arrestojne, nuk e burgosin.
Te plotfuqishmit ne hajduteri ne Ekonomine shqiptare te ketyre viteve dhe zevendes te Kryeministrit aktual…i shkojne per ta arrestuar pasi sigurohen se ja ka mbathur kembeve jashte.
I mbiligjshmi Sali akuzohet se para 10 vitesh i ka mundesuar marrjen e prones pronareve te ligjshem ne mes tyre dhe dhenderrit tij. Atij i sekuestrohen pasurite.
I plotfuqishmi ne hajduteri ne Ekonomine Shqiptare zevendesi Rames ka mbi kurriz nje mal me miliona Euro vjedhje ne c’do gje qe ka firmosur. Ketij nuk i eshte sekuestruar gje.
As ka kerkese zyrtare drejtuar Interpolit qe ta ekstradojne kudo ku ndodhet.
Dhe eshte pra ky standart i kesaj Drejtesie : te merret me ata qe kane te pakten 10 vite te ikur nga pushteti e kurrsesi me ata qe i kane duart ne vjedhje ne detyre si ministra a zevendes-Kryeministra
(se vete Kryeministri nuk mba pergjegjesi e nuk ka dijeni kur i del Hajdut e kris e arratiset as zevendesi i tij)
Mjaft e mbajtet gjalle Saliun,politikisht e kam fjalen! Mos e lejoni te tallen gjithe Bota me te!
Pêr mua fajtori kryesor që nuk vendoset ligji në vend është Edi Rama, dora vetë. Ai thotë se nuk ndikon mbi drejtësinë, si nuk ndikon edhe kur vë si zëvendës të tij apo ministër të brendshëm hajdutë me nam! A thua se janë përlyer të gjithë dhe prandaj nuk ia nxjerrin të palarat njeri – tjetrit?! Por kur vinë zgjedhjet votohet për Ramën, Bashën, Berishën e kompani. Prandaj ata kanë për detyrë dhe detyrim ta vënë drejtësinë në shina. Ndryshe përse kërkojnë të zgjidhen?! Pêr privilegje dhe udhëtime me djeta të majme jashtë vendit?!
PS:
-Përveç aferës korruptive me KLUBIT PARTIZANI të S.Berishës, të dhëndetit e GOCËS ARGITA Malltezi,ku dhëndëri ndodhet i arrestuar..
•SOT DOLI VENDIMI I GJ.STRAZBURGUT PËR 21 JANARIN 2011,Ku Aleks Nika u VRA NGA QEVERIA DHE NUK U GjYKUA SIPAS LIGJIT.Dijet tashmë de në 21 janar 2011 u vranë 4 dëshmor të Atdheut me duar në xhepa dhe në përfundim të protestës mbi 200 m larg zyrës së MNRETIT DEFAKTO SB.
• Vrasja nga Sb ishte planifikuar të bëhej brënda gardhit rrethues të KM.Por,mekënse protestuesit nuk u futën brënda telave,Sb urdhëroi vrasjen në ikje me qëllim që të mos e shqetësimin më E.Rama dhe të tijët.
• Fakti që Sb deklaroi në TV KLAN( ELZISTON VIDIO) se do të vriste 30,300 edhe Edi Ramën nëse do vinte përsëri,tregon se VRASJET U BËN ME URDHËRIN E TIJ 100 %.Pasi edhe KRISHTIT E MUHAMETIT SB NUK I BINDET..KURRË..KURRË.
• Në këtë krim të rënd shtetëror është i përfshirë edhe LuliBasha si M.Brëndshëm.Por nuk po tregon akoma se çfar ka bër me Saliun në 10 vite si K/Opozitar i PD,tashmë e bër COPASH nga Sb NON GRATA nga DASH,ANGLIA.. për korrupsion madhor etj.
– SPAK duhet të veproi vet dhe të mos e përcjell dosjen e krimit te gjykata e plepave të Saliut 92.
-Sb është i implikuar edhe me GËRDECIN,ÇEZ-DIA..,mbi 21 dosje krimi të tjera..!
-SPAK është në PROVË nga AMERIKA,90 % E POPULLIT..!
PS:
-Përveç aferës korruptive me KLUBIT PARTIZANI të S.Berishës, të dhëndetit e GOCËS ARGITA Malltezi,ku dhëndëri ndodhet i arrestuar..
•SOT DOLI VENDIMI I GJ.STRAZBURGUT PËR 21 JANARIN 2011,Ku Aleks Nika u VRA NGA QEVERIA DHE NUK U GjYKUA SIPAS LIGJIT.Diet tashmë se në 21 janar 2011 u vranë 4 dëshmor të Atdheut me duar në xhepa dhe në përfundim të protestës mbi 200 m larg zyrës së MBRETIT DEFAKTO SB.
• Vrasja nga Sb ishte planifikuar të bëhej brënda gardhit rrethues të KM.Por,mekënse protestuesit nuk u futën brënda telave,Sb urdhëroi vrasjen në ikje me qëllim që të mos e shqetësomin më E.Rama dhe të tijët.
• Fakti që Sb deklaroi në TV KLAN( ELZISTON VIDIO) se do të vriste 30,300 edhe Edi Ramën nëse do vinte përsëri,tregon se VRASJET U BËN ME URDHËRIN E TIJ 100 %.Pasi edhe KRISHTIT E MUHAMETIT SB NUK I BINDET..KURRË..KURRË.
• Në këtë krim të rënd shtetëror është i përfshirë edhe LuliBasha si M.Brëndshëm.Por nuk po tregon akoma se çfar ka bër me Saliun në 10 vite si K/Opozitar i PD,tashmë e bër COPASH nga Sb NON GRATA nga DASH,ANGLIA.. për korrupsion madhor etj.
– SPAK duhet të veproi vet dhe të mos e përcjell dosjen e krimit te gjykata e plepave të Saliut 92.
-Sb është i implikuar edhe me GËRDECIN,ÇEZ-DIA..,mbi 21 dosje krimi të tjera..!
-SPAK është në PROVË nga AMERIKA,90 % E POPULLIT..!
Bravo Spaku,lufto sa te mundesh per te mbrojtur dinjitetin amerikan sepse te varferit ata nuk kane forca ! Shyqyr qe ka atdhetare si ti Amerika dhe Serbia km si Rama se do te gjenin belane nga Berisha e Kurti
Gomarica madhore Kapterr Lalaj nga katundi i Poliagjentit te Enverit si gjithmone i hedh ne 2 kopje traplliqet e tij. Nje kopje per gazeten Dita e tjetren si urdher dite per SPAK qe ti perdorin si letra higjenike.
KUR VENDOSJA E DIKTATURES ESHTE NJE FAKT REVOLUCIONI BEHET NJE MISION I CDO QYTETARI