Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH
Lajmi i funditPolitike

Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taksë dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen.

“Këtu është një grup i rëndësishëm, interesi dhe praktikisht është ana tjetër e medaljes, nevojës për të rritur pensionet, që është sipërmarrje. Rastësisht dje, unë u ndodha midis një shërbimi këtu në Tiranë dhe e pyeta pronarin sa e kishte pagën minimale. 600 euro pagën minimale për sanitare dhe 1120 euro pagën mesatare. E sjell këtë shembull për të thënë se këto janë pagat reale për sektorët përkatës. Kjo është paga reale për të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zonat e tjera.

- Publicitet -

Por kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajonin tonë, që e kemi biznesin e vogël me zero taks dhe për një kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë, por po flasim për rajonin, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitim

90% e bizneseve kanë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat e një strategjie të qeverisë tonë, prej vitesh tanimë, që kemi vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe TVSH deri në 200 mijë euro xhiro. Për t’i dhënë frymëmarrje, për t’i dhënë mundësi të zhvillohet. Por ka një shifër tjetër më të jashtëzakonshme në unikalitetin e vetë.

Në Shqipëri vetëm 20% e bizneseve paguajnë TVSH. 2/3 nuk e paguajnë për të njëjtat arsye që thashë. Dhe nga të gjitha lehtësirat që i janë bërë bizneseve, këtu shoh njerëz nga sektori i turizmit, e kishin 20% TVSH përpara disa viteve dhe me të drejtë kërkonin një tjetër TVSH. Ne kemi rënë në një rajon ku janë të gjithë peshkaqenë te  e Mesdheut. Ja bëmë më të ulëtën, 6%.

Dhe e dini se sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrësve nga këto lehtësira? Është 1.1 miliardë euro në vit. Dhe po flasim për 1.1 miliardë euro në buxhetin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Mirësia says:
    October 23, 2024 at 11:13 am

    Kështu diskutohen çështjet, me tolerancë idesh, me transparencë, me model komunikimi por kjo dhe për shumë çeshtje të rëndësishme kombëtare. Se kështu i bie hallet i qajmë bashkë, të mirat materiale(të popullit) i japim oligarkëve. Populli nuk është budalla(e thënë nga ju) por ai ju mirëkupton dhe ka qenë gjithnjë tolerant gjatë këtyre viteve, por nuk ju lejon aty ku nuk mund të falet.
    Nga llogaria që bëhet del që ka Shqipëtar që i mungon dhe buka në votër(që ju e mohoni) turp për qeverinë tuaj!

    Reply
  • Pensionisti says:
    October 23, 2024 at 11:26 am

    Kush i ha ma keto rrena dogmatike!?Edhe pensionistet ,pas rrenave te tija ne vitin 2024,do t,u ngrihet pensioni ne vitin 2029,meqe ato pensioniste qe punuan para viteve 1990,do te jene ne varreza!Fajet i ksne peonaret e koncesiove te Beqaj,…,qe nuk deklarojne pagat reale!?

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2024 at 11:30 am

    Ku ka shtet pa taxa?
    Kush t’i ka dhene keto mend?
    Mjaft se cudite boten me idiotizma.

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2024 at 11:30 am

    Ku ka shtet pa taxa?
    Kush t’i ka dhene keto mend?
    Mjaft se cudite boten me idiotizma.

    Reply
  • Evidentimi ul korrupsionin! says:
    October 23, 2024 at 12:24 pm

    Taksat duhen, por problemi në Shqipëri është evidentimi i të ardhurave vjetore, e cila kryhet që çdo person, ose familje, në fillim të vitit të plotësojë formularët për vitin që kaloi, ashtu si veprohet në Amerikë. Pas kësaj bëhet rishpërndarje. Në rast se “biznesi i vogël” do të ketë pak të ardhura, u kthehen të gjitha taksat dhe ata që kanë fituar shumë duhet të paguajnë shtesë, sipas ligjit. Pra, shkurt në Shqipëri mungon kontrolli se sa fitohet dhe kjo nuk bëhet me formula që “nuk paguan taksa” por me evidentim se përse nuk duhet të paguajë.

    Reply
  • Asd says:
    October 23, 2024 at 12:41 pm

    Rama e ka humbur koherencen. Thote fjale sa per te dale nga situata. Neser do te thote te tjera. Askush nuk mund te marre taksa kur njerezit nuk kane c’te japin.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 23, 2024 at 12:52 pm

    Keto veglat e Cifuteve ne Shqiperi qe quhen qeveri, ta lene te lire ekonomine. Nuk kemi nevoje per strategjite tuaja, per taksat tuaja e as per pensionin tuaj. E keni mbytur ekonomine e nuk po e lini te marre fryme. Nje qeveri Komunisto Socialiste nuk sjell asgje pozitive, pervec shkaterrimit te Biznesit te vogel e te mesem si dhe iniciatives se lire. Pronaret Cifute te ketyre plehrave ne pushtet, ju duan pa breke e pa buke, fare qe pastaj tu hedhin nje lemoshe e tu kontrollojne si skllever. Keta nuk punojne per ju, por per ta dhe axhenden e tyre.

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2024 at 1:10 pm

    Edi Rama.
    Mjaft shite pordhe te na sqarosh taxa dhe sigurimet shoqerore.
    Ka te rinj kapedane shqiptare qe kane bere e po bejne universitete ne dege te ndryshme te ekonomise qe ne nuk ia kemi degjuar emrin.Bota shkon perpara z.Rama.Ti ke mbetur vendnumero.
    Nuk je per te qeverisur.
    Bere c’fare bere hape krahun,mos u bej pengese per te rene.

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2024 at 5:19 pm

    Harova ti them Rames, mer shembull nga Biden qe I hapi krahun Kamala.
    Nuk eshte turp,eshte fisnikeri.

    Reply
  • capi says:
    October 23, 2024 at 10:47 pm

    Ja kete pjesen e karrotes e kuptova, qe do te thote qe ke bere lehtesira fiscale te stimulosh bisnesin e vogel. Ndoshta ndonje ekspert ekonomie mund te jepte nje opinion me te qart, se tek ty e kemi humber besimin. Je berre babai i rrenes.

    Pjesa e shkopit, domethene mbledhja e taksave, nga kush pret ti ta beje. Ti ke nje Ministri, ke nje Drejtori Tatim taksa, ke nje administrate tatimore, ke nje kuader ligjor rreth taksave, kush mendon se do luftoje evazionin fiscal. Do ta lesh ne ndergjegjen e bisnesit te paguaj ose jo.

    Mire qe nuk te ka vajtur mendja ta lesh Tatim Taksat me PPP. Dhe raste jo se nuk keni patur si puna e atyre te mbjedhjes se faturave te prapambetura te dritave qe po i del tymi tani.

    O zoteri e kupton qe ti vete dhe qeveria jote jeni problemi. Nuk je ne gjendje te besh shtet e administrat hap krahun. Mos dil e beje ham ham ne koferenca shtypi dhe akuzon bisneset per deshtimet e tua.

    Organizo zgjedhje vertet te lira (jo me listat e kryetarit) ndoshta vjen nje klase politike qe vertet do te bej nje shtet normal.

    Reply
  • !!? says:
    October 24, 2024 at 6:06 am

    Edi Rama është bër me krah, më në fund u pranua si dhëndër kollovar që të fuste duart në gjirin mashalla të investimeve dhe subvencioneve të nuses BE, gati 1 miljarrd euro në thesin e tij. Të jeni të sigurt, në qoftë se nuk do të hetohet nga OLAF i nuses BE dhe SPAK-u ynë xhepistja e kryekusarit Edi Rama, Krifca, që duhet të tregoj një për një se ku vajtën mbi 100 miljon euro subvencione për bujqësin që tundëte ambasadori i BE, Zorreka duke kërcyer vallen e naplonit që ja kishte mësuar Edi Rama, një miljarrd euro nuk do të shkojnë për rritjen e Shqipëris që po vdes bashkë me pensionistët, e zbrazur nga shqipëtarët në mosh pune, por do të vidhen jo vetëm nga kusari Edi Rama por edhe nga ata që i bëjnë elozhe kusarit për “heroizmat ” e tij për të futur duart në parat e taksapaguesve të BE që tashma e din shum mirë pse është bër kryeminiistër “i dashuri (mender) Edi”.

    Prokurorët e SPAK që arrestun kriminelin e marrosur nga kusaria, bashkpunëtorin e ngusht në kusaritë Edi Ramë, mender “presidentin më të mirë të vëndit gjer më sot”, Ilir Mutën, në qoftë se do të hetojnë se ku do të shkojnë 60 miljon eurot e para të nuses Van der Lein për, sikurse thot ajo, “të dashurin Edi”, do të ken problem për të zvarritur si Ilir Meta edhe kryeministrin Edi Rama, për vjedhjen edhe të fondeve të “rritjes” së të mjerës Shqipëri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. US on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. capi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?