Nga Orgen Peci
Një version bombastik i skandalit AKSHI po qarkullon orët e fundit në rrjete sociale.
Sipas këtij versioni, Shqipëria rezulton të jetë së fundmi, jo vetëm vend kandidat për në BE, por edhe epiqendra globale e një lufte të ftohtë të re, ku armët kryesore nuk janë raketat, por… USB-ja e Gys Agasit.
Sipas kësaj teorie, Edi Rama ka arritur një sukses historik: t’i mërzisë turqit, t’i shqetësojë grekët, t’i bëjë kuriozë izraelitët, t’i vërë në lëvizje amerikanët, dhe ta bëjë Qipron të ndihet sërish e rëndësishme.
Një arritje diplomatike që as Kongresi i Vjenës nuk do ta kishte imagjinuar.
Historia shkon kështu sipas versionit që po qarkullon që në orët e para të këtij viti: Rama, i shqetësuar për raportet me Trumpin, paska trokitur në derën izraelite për ndihmë.
Izraelitët, me atë qetësinë e njerëzve që merren me çështje ekzistenciale, i paskan kërkuar në këmbim prodhim armësh në trojet tona dhe bazën e Pashalimanit (një vend që shqiptarët e dinë ku është, por nuk janë të sigurt pse është gjithmonë strategjik për dikë tjetër)
Kjo, natyrisht, nuk i ka pëlqyer Turqisë, e cila sipas teorisë nuk është thjesht e pakënaqur, por thellësisht e mërzitur (një gjendje emocionale shumë e rrezikshme për një shërbim sekret).
Si pasojë, turqit paskan vendosur të hakmerren në mënyrën më moderne të mundshme: jo me nota proteste, por me videot komprometuese të Gysit!
Kështu, pra amerikanët, dmth SPAK, nuk i paskëshin zbuluar vetë pamjet e famshme të Gys Agasit. Jo. Ata thjesht janë drejtuar me mirësjellje drejt tyre nga shërbimi sekret turk, në një akt bashkëpunimi ndërkombëtar që tregon se, pavarësisht konflikteve, kur vjen puna te skandalet, Perëndimi dhe Lindja gjejnë gjithmonë gjuhë të përbashkët.
USB-ja, sipas këtij versioni, nuk është “gjetur në zyrë”. Ajo është dorëzuar. Me kujdes. Me protokoll. Ndoshta edhe me faturë.
Po ku e gjetën turqit USB-në?
Aaahh, po këtu vjen pjesa më kurioze e këtij mozaiku të bukur gjeopolitik. Ergys Agasi rezulton në këtë version një figurë tragjikomike. Ai nuk qenkësh vetëm personazh kyç i pushtetit të Edi Ramës, por njëherësh paska qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret turk, që punon për llogari të tyre si agjent brenda rjeteve shqiptare të drogës. Ndaj dhe është (çuditërisht) i paarrestuar!
Një detaj që teorinë nuk e dobëson, përkundrazi. Në botën e konspiracioneve, mungesa e arrestimit është prova më e fortë e fajësisë.
Në fund, mes gjithë kësaj meseleje shërbimesh sekrete superprofesionale, del se i vetmi që nuk ka kontroll, është vetë kryeministri shqiptar, i cili paska bërë një lemsh aq të madh, sa ka detyruar MIT-in, Mossad-in, CIA-n, shërbimet greke dhe Qipron të merren me një USB shqiptare.
Nëse kjo histori nuk është e vërtetë, atëherë është (të paktën) shumë elegante për të mos u treguar.
Nëse është e vërtetë, atëherë Shqipëria nuk ka nevojë për strategji kombëtare sigurie. Ajo tashmë është një serial ndërkombëtar, ku çdo episod fillon me fjalinë klasike: “Sipas burimeve në rrjete sociale…”
Dhe mbyllet, natyrisht, me një USB që askush nuk e ka parë kurrë, por të gjithë e dikan saktësisht se kush ia ka dhënë kujt.
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

telesehir turkish per sunitet dhe shiitet skipfoles
Do ngordhesh ne vrimen e halese greke duke u bere sehir edhe telesehir lajmeve derisa te shkosh ne p*dh te manas sou.
Gjeja me e pakendeshme per Ramen eshte Mungesa e kontrollit mbi robt e tij. Sipas Fjales popullore:I pari fshatit jam Une,por per t`u pyt,pyetet Hasani. Kjo Histori do ta merzise shume Ramen.
Per te tilla dyshime Rama ka ndare 4 gra,eshte martuar 5 here,ka Zevendesuar 5 KPD socialiste,4 grupe deputetesh,10 qeverri ne 13 vjet. Zoti Peci,ke qelluar Akilin me shigjete ne thember.
Perpjekje e sforcuar dhe qesharake e autorit (qe e ben qesharak ate vete) per ta pikturuar me ca ngjyra estrade korrupsionin qe gelon neper c’do qelize te pushteteve ku Gyset kudo neper c’do zyre mbajne ato poste nga me i pari der te me i fundit duke vjedhur e mbledhur fonde per ti dorezuar bujarisht aty ku eshte emerimi i tyre, te pushtetet grusht bashkuar ne duart e Edvinit te Kristaqit e Anetes.
Nuk jane ngjyra estrade
E ka thene ai Altin Hoxhaj dhe eshte perhapur masivisht ne rrjete sociale.
Ky autor per mendimin tim ka vene ne loje keta konspiracionistet
Po me verën ç’patën?!
Pusht-shtet, po ç’punë ke me Kristaqin e Anetën????
O komentusi pusht-shteti
Sa per dijeni Edvini nuk i duronte dot as Kristaqin (qe e quante komunist qe duhej varur) e as Aneten me te cilën nuk foli gati 15 vite me radhe.
E mori per krahu dhe e nxori si mama ne media vetem kur iu desh per propagand
Ti Dekar i Asfalise se kolonel Janullaqit ., a di te na thuash gje te sakte , se per ate pune te mbajme , sic ushqehet zagari vetem per te lehur e zbuluar gjahun nje dite ? !
Pushta jane keta qe nuk merren me problemin qe diskutohet por merren me familjet e te tjereve , sikur te mos kishin edhe ata familje !