Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama e shkarkoi si drejtues i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama e shkarkoi si drejtues i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu
AktualitetPolitike

Rama e shkarkoi si drejtues i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu

Published: November 15, 2026
Shpërndaje

Një ditë pas shkarkimit nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë, duke zgjedhur një mesazh të tërthortë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Veliaj ka ndarë pamje nga momenti i nisjes së Maratonës së Tiranës, ku tymueset shumëngjyrëshe sinjalizojnë startin e garës, ndërsa në mbishkrimin e videos ka përcjellë një mesazh që duket se lidhet edhe me situatën e tij të fundit politike.

Pa përmendur drejtpërdrejt shkarkimin dhe zhvillimet brenda Partisë Socialiste, kryebashkiaku ka zgjedhur të flasë për sfidat, vështirësitë dhe rëndësinë e këmbënguljes, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë rrethanave.

- Publicitet -

“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise. Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt. Suksese”, shkruan Veliaj.

Mesazhi i tij vjen në një moment kur raportet e kryebashkiakut me drejtimin e Partisë Socialiste janë vënë në qendër të vëmendjes, pas vendimeve të marra në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i PS-së në Tiranë. Në vend të tij, si bashkëdrejtues u emëruan Ervin Demo dhe Albana Koçiu, ndërsa kryebashkiaku mbetet anëtar i thjeshtë i partisë.

Pavarësisht ndryshimit në strukturat drejtuese, Veliaj ka zgjedhur të mos bëjë një reagim të drejtpërdrejtë politik, por të përcjellë një mesazh simbolik përmes Maratonës, ku thekson se rrugëtimi është po aq i rëndësishëm sa mbërritja në finish dhe se vështirësitë nuk duhet të të detyrojnë të heqësh dorë.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u larguan nga forumet drejtuese të PS-së, por mbetën anëtarë të partisë. Socialistët nisën gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore të 9 majit, me organizimin e strukturave për përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë e vendit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama e shkarkoi si drejtues i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu
  • Një lider i vogël mes njerëzve të vegjël
  • Sekuestrohet pasuria marramendëse e ish-vartësit të Orban
  • 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  • Donbasi në këmbim të NATO-s, çfarë propozoi SHBA dhe a do të pranojë Europa?

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  2. Epopeja e Rilindjoteve on Majko: Kam informacion për video erotike dhe korruptive me eksponentë të PS, jepni dorëheqje përpara se të dalin
  3. Hutaqi on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. Naimi on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  5. 3D on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?