Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kreu i qeverisë Edi Rama përmendi gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu.
Arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.
“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama.
Historia lidhet me një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut. Ai ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave.
Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019.
Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.
Gjyqtari Hazbi Balliu është një magjistrat i ri, i diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatat Administrative të Gjirokastrës, Lushnjes dhe së fundmi të Tiranës.
I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.
“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara”, tha ai.
Balliu shtoi më tej se nuk shqetësohej nga kritikat për vendimmarrjen, pasi edhe nëse nuk vinin nga qeveria do të vinin nga pala tjetër në proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit që e cilësonte atë “të pacipë”.
“Ne, si gjyqtarë të Gjykatës Administrative, trajtojmë çdo ditë çështje me palë qeverinë dhe nuk më shqetëson kritika e kryeministrit për vendimin”, tha Balliu.
“Ajo që më ka prekur është që më ka thënë ‘i pacipë’. Nuk e di ku kryeministri ka parë që unë jam sjellë si i pacipë? Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet ta bëjë këtë të besueshme për publikun dhe të tregojë ku apo si,” shtoi ai për BIRN.

Rrafshoje pallatin z.Qeverria dhe keshtu merr fund edhe shtesat pa leje,edhe gjyqi,edhe konfiskimi.E duam truallin Shesh.
Ato qe na mungojne jane sheshet,jo pallatet.
Kush e ka krijuar paligjshmerine? Gjykatsi ne fjale (qe me duket shume me i civilizuar se Rama) apo administrata e korruptuar e Rames?
Rast i çuditshëm, edhe ndërtim pa leje edhe e drejta e parablerjes nga ndërtuesi, edhe gjykatësi nuk heq konfiskimin, por lejon pronarët t’a ndjekin në rrugë ligjore!!! Gjykatësi kërkon prova që nuk është i pacipë!!! Përfundimi është që ose ligjet nuk janë formuluar saktë nga ligjvënësit, ose gjykatësit në Shqipëri i marrin vendimet duke mos u bazuar në çfarë shkruan ligji. Në se ndërtimi I hotelit është pa leje, janë thënë të gjitha, pra duhet shëmbur, që të mos guxojë njeri tjetër që të ndërtojë pa leje. Ligje që anash kalon njërin dhe e zbaton tek një tjetër nuk ka dhe kjo është prova që kërkon ky gjykatës!
Do te kisha shume deshire qe te gjithe Prokuroret dhe Gjykatesit por edhe nje pjese e avokateve dhe notereve te largoheshin nga sistemi! Te gjithe e dime se cfare kane bere keta kriminele,kush e ka hequr ne kurriz padrejtesine e tyre///!
Nuk e kuptoj:ndertim pa leje ne mes te Tiranes.Nuk eshte problemi se u konstatua se ka filluar punimet e te pezullohej,por eshte ndertuar plotesisht.Nga ana tjeter nuk pengon ndertimin e infrastruktures se qytetit,por vetem pse eshte pa leje.Pse u lejua gjithe ajo ndertese.Nga ana tjeter nuk thuhet gjekundi se ndetimi pa leje penalizohet,kush u denua per ndertim pa leje kush u gjobit me gjobe dhe sa.Mire qe nuk prishet sepse eshte aset,por eshte normale qe te drejten e gezimit te prones ta kete pronari ai qe e ka ndertuar,i cili per ate ndertim ka marre kostot perkatese.Ai mund te konfioskohet vetem ne se eshte ndertuar me para te pista.ose ne truall publik,apo ka detyrime tatimore e detyrime te tjera te papaguara prandaj duhet konfiskuar prona.Mos duhen konfiskuar edhe te gjitha shtepite qe ndertohen ne fshat ne toke private? E cuditeshme,lere ta ndertoje pa leje se do tja marrim per zyra,pra do te shtetezojme pronen e tjetrit se e ndertoje pa me pyetur.