Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Forcojmë figurën e mësuesit, paga mesatare do të shkojë 950 euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Forcojmë figurën e mësuesit, paga mesatare do të shkojë 950 euro
Lajmi i funditPolitike

Rama: Forcojmë figurën e mësuesit, paga mesatare do të shkojë 950 euro

Published: January 30, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fokusimi te arsimi, është jetik për vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve”, Rama u shpreh se duhet forcuar figura e mësuesit dhe t’i jepet forcë, motivim e aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell përpara sistemit arsimor.

Kreu i qeverisë nënvizoi se brenda pak muajsh, paga mesatare për mësuesit do të shkojë 950 euro.

- Publicitet -

Sipas tij, duke bërë çdo gjë për të mbrojtur kapitalin njerëzor, teksa shtoi se do të ketë nivele të ndryshme pagash sipas meritës dhe kontributit.

“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse cakton nisjen e një faze të re të reformimit të sistemit të arsimit dhe vë në qendër të vëmendjes mësuesin, si forcën e pazëvendësueshme të sistemit dhe si një autoritet që duhet mbështetur më shumë, atribuar më shumë dhe duhet afirmuar më shumë. Arsyeja pse ne e shikojmë të domosdoshëm hapjen e kësaj faze te re, është sepse, ju jetoni përditë me çfarë sjell koha në klasë përmes fëmijëe, të cilët janë çdo vit e më sfidues, për arsye të mjedisit ku jetojnë dhe të furtunës së tekonologjisë, për faktin që sot, sfida e shpejtësisë së kohës po bëhet e atillë që po merr përmasa realisht, sa të frikshme, aq edhe frymëzuese. Nevoja për t’u adaptuar me kohën, jo shumë vite më parë, ka qenë shumë më e përballueshme sesa është sot. Sot, nevoja për t’u adaptuar është gati e papërballueshme. Prurja e informacionit dhe zgjerimi i pabesueshëm i kanalave të informacionit, ku teknologjia po merr gjithnjë e më shumë një rol të jashtëzakonshëm, vënë në pikëpyetje shumë gjëra që ne i kemi marrë të palëvizshme, na vë para sfidës së madhe, të ruajmë disa themele dhe ekulibra që janë të kërcënuara. Të fuqizojmë sa më shumë mësuesin, t’iu japim mësuesit forcë, motivim, aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell përpara sistemit arsimor.

Dua të them që ne do të bëjmë gjithcka mundemi, do bëjmë të pamundurën, që në këtë fazë, të rrisim mbështetjen e gjithashnme për shkollën dhe për mësuesit. Është një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, shumë e egër për kapitalin njerëzor. Vendet më të zhvilluara, të cilat sot po përballen me fenomenin e plakjes, janë investuar dhe do të investohen për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët, pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin tonë njerëzor, mbetet shumë sfiduese për të gjithë ne. Të mbrojmë sa të mundemi kapitalin tonë njrëzor dhe cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria është sot në një tjetër nivel, reflektim janë edhe rritjet e pagave, të cilat, do të vazhdojnë, ndërkohë që sot jemi në kushtet që mund ta vëmë potencialin e vendit tonë në dispozicion të familjeve shqiptare, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali, vë nevojën për kapital njerëzor, për njerëz të kualifikuar.

Patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjdhje, është një moment ku kërkohen shumë zgjdhje, në të gjitha drejtimet. Fokusi te arsimi është jetik. Nuk jemi më në kohën që ishim, kur mësuesit ishin tërësisht të braktisur dhe të pambrojtur. Sot jemi në një kohë tjetër, çdo mësues e ka të garantuar vendin falë aftësisë së vet. Ky është themeli më fillestar, kjo nuk mjafton. Nuk mjafton as vetëm rritja e pagave. Pagat së shpejti, brenda pak muajsh, do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin. Ne duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme pagash, sipas meritës, sipas kontributit. Na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.

Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide, është shumë e madhe, është shumë e fortë, mund t’ia dalim nëse trupa drejtuese e sistemit arsimor, vihet në dispozicion të kësaj sfide. Sot misioni i mësuesit nuk ishte më ai që ishte. Sot, misioni i mësuesit është një Shqipëri e cila rritet së bashku ashtu siç duhet nesër. Unë besoj se është domethenëse aleanca me partnerët që janë sot të ftuar, Banka Botërore. Ka vendosur një pjesë të konsiderueshme të portofolit, t’ia japë arsimit dhe digjitalizimit. Falë mbështetjes, do të kemi qindra laboratorë të tjerë smart nëpër shkolla. Kemi BE, ambasadori foli dhe BE sot, duke kuptuar këtë nevojë, shqetësim të madh, ka ndryshuar qasjen dhe ka vendosur për një vend që mnuk është anëtar në BE, instrumenta të rinj financiar, që deri dje i gëzonin vende të BE. Me planin e ri të rritjes ekonomike të bërë nga KE për vendet tona, ne do të kemi mundësi të vëmë më shumë financa në dispozicion të rritjes ekonomike dhe do të fokusohemi te arsimi. Është sektori më strategjik, është sektori që garanton se si do të jetë e ardhmja. ADF e kemi partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF të marrë shembull nga qeeria shqiptare dhe të hapë pak më shumë portofolin.

Dua të mos harroj UNICEF-in, që ka një qasje shumë më aktive se më parë, dhe fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Sorosi, që vazhdon ndihmon, edhe pse jo si më parë. Ka ndihmuar më shumë Soros kur ishin në pushtet ata që e mallkojnë. Ky nuk është një moment si gjithë të tjerët, ky program i ri nën lidershipin e Ogertës, nuk është progam si gjithë të tjerët. Është moment historik”, theksoi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Fazlliq,qires i familjes Berisha says:
    January 30, 2024 at 1:06 pm

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’…!?

    Ti EDvin ,qe s’di kendim
    pellet per reforme ne arsim
    Ti EDvin i pa shkolle
    bytha ta pret perin holle!

    Ti EDvin,nudist SHAKAXHI
    ndjekes i SS-Serbit Sali
    ‘Batuta kaps’ nuk te MUNGON
    As te QI as te leshon…

    Krimet e tua s’i tret varri
    ne krah te kalif SALISE
    nuk i shlyen as Litari
    si agjente te SERBISE….

    Reply
  • Humoristi says:
    January 30, 2024 at 1:10 pm

    Manastrizeza e sterilimit keshtu genjeu kur qe ministre shendetesije.Tani ne sterilizimin e arsimit,e keshillon sulltanpiktorin te genjeje edhe mesuesit!

    Reply
  • Phoenix says:
    January 30, 2024 at 1:37 pm

    Dhe te gjithe u kenaqen, me shakate plot kripe te Duces. Dje thoshte do zvendesojme Mjeket me Robote. Sot po mbron Mesuesit nga Robotet.

    Reply
  • katarakti says:
    January 30, 2024 at 2:17 pm

    Në qoftë se mësuesit do të paguhen 950 euro në muaj, Ramës i duhet hequr kapelja. Edhe në Perëndimin e pasur ka mësues që paguhen me jo më shumë se 1 000 euro në muaj. Rama e ka theksuar bukur dhe qartë se: Perëndimi në plakje dhe që nuk bën më fëmijë po na merr trurin, njerëzit që janë përgatitur falas nga shteti, nga taksat e gjithë popullit, po largohen. Ja këta studentët maskarenj të mjekësisë. Megjithëse e ndjekin falas fakultetin nuk duan të punojnë asnjë ditë në vend. Por direkt e në Gjermani! Le të shkojnë ta kryejnë fakultetetin atëhere në Amerikë dhe të shkojnë ku të duan pastaj! Pêrsa i takon arsimit theksi duhet vënë sot me forcë te cilësia dhe disiplina. Duhen ushtruar kontrolle të rrepta. Në kohën tonë thuhej: Shkolla pa disiplinë si mulliri pa ujë.

    Reply
  • Al says:
    January 30, 2024 at 2:25 pm

    Mbasi mbaruat me sukses dhe e fituat luftën kundra analfabetizmit funksional…tani duhet për të njëjtët mësimdhënës, për punën e mirë ndër vite që kanë bërë, me patjetër të shpërblehen.
    Mendos që….Nëse varka fut ujë nuk i rritet rroga varkarit:)

    Reply
  • Sterilizim leshi says:
    January 30, 2024 at 2:33 pm

    A ka mbetur këmbë mësuesi që t’i hajë sagllom mufkat e pinokut? Besoj se askush. Kur të bjerë nga froni ka shumë gjasa se do e lërë arkën e kërnallë, më keq se instruktori i tij pardesybardhë. Kur ta pyesin ku i degdise miljonat do shfaqësohet jo kaq miljona i harxhuam për arsim, jo kaq kaq për satelitë,
    jo kaq për robotë,dhe ato që tepruan për sterilizim…

    Reply
  • mali says:
    January 30, 2024 at 5:14 pm

    Katarakti mos ia keput si Kau peles.Paga mesatare ne MA ne USA,e mesuesit ne shkolla publike eshte $64,978 ne vit qe I bie mbi $5,000 ne muaj ,me gjithe taxat .Pagat variojne nga $54,255 -$79,253 ne vit. Te gjithe kane cellular dhe nuk e hane sapun per djathe zoti katarakti=Edi Rama.Z.katarakti duke shkurtuar buxhetin per arsimin dhe shendetesine me c’fare llogjike matematikore shkon qe te ritesh pagat dhe sherbimet ndaj popullit ?

    Reply
  • capi says:
    January 30, 2024 at 5:26 pm

    Sa here del ky e bene ndonje deklarate me kujton ato batutat e filmit “Deshmoret e Monumenteve” qe i tha mesuesit “leri ore prallat se po vijne fshataret”.
    Nuk tha kete mesataren te ponderuar e ka, apo ti ha dy pula, une ha nje pule, dhe mesatarja del qe ne te dy hame nga nje pule.

    Reply
  • capi says:
    January 30, 2024 at 5:29 pm

    Nje korrigjim, une nuk ha asnje pule, lapsus

    Reply
  • mali says:
    January 30, 2024 at 5:37 pm

    Capi pse nuk I ke vene emrin Skender Gjinushi qe e ka thene kete tallje per popullin ne TV nga vitet 91?Le te dale sot e te thote:une kam dy vila ,ti asnje ,mesatare kemi nga nje vile.Keshtu populli mbetet I kenaqur sepse nuk ka asnje person pa vila.

    Reply
  • Nje qytetar says:
    January 30, 2024 at 6:16 pm

    Pasuria e paçmueshme qe ka populli yne eshte deshira per te studiuar. Kete pasuri e ka kultivuar me dashuri e me shume sakrifica MESUESI shqiptar. Rama po ben gjene e duhur, te paguaj mesuesin qe te jetoj denjesisht.

    Reply
  • katarakti says:
    January 30, 2024 at 6:39 pm

    Mali. Ti ke marrë si shembull vendin më të pasur të botës. Shiko pak si janë rrogat në Portugali apo Irlandë dhe pastaj flasim. Dhe nuk po flas këtu për Rumaninë apo Bullgarinë. Ndryshe duke rritur pagat e mësuesve edhe buxheti për arsimin shtohet dhe nuk pakësohet, më duket mua.?! Një rrogë prej 950 eurosh në Shqipëri, ku nuk ekziston asnjë lloj industrie prodhuese, është një lajm shumë i mirë. Me 950 euro mund të jetosh edhe në Europë, nëse ke shtëpinë tënde.

    Reply
  • mali says:
    January 30, 2024 at 6:59 pm

    Katarakti asnje nuk eshte budalla te mos pranoje rroge te mire.Z.katarakt e di kujt I thone buxhet?Sqaroj,qe ne c’do familje te rregullt shrihen kembet sa ke jorganin. Ti vete thua qe ne shqiperi nuk egziston asnje industri prodhuese Atehere nga do te dale kjo para?Nuk prodhon-nuk shet-zero para ne arken e shtetit.Ku do t’i gjesh z.katarakti keto para qe premton per doktor e arsimtaret?

    Reply
  • mali says:
    January 30, 2024 at 7:12 pm

    Ministri turk nuk beri ndonje foto me Ramen?Ka bere dhe nuk e kemi pare ka mundesi.

    Reply
  • Mjerimi says:
    January 30, 2024 at 7:18 pm

    ME KE FLET MO KY
    DEGJO MOR AMAN
    SI I THERRI DELET
    NA KERKON COBAN

    PO CDUHEN MESUESIT
    KUR NXENES NUK KA
    NEGROT NE DO VIJNE
    SHQIP NUK DIJNE ATA

    PERRALLA ME MBRET
    I KA ARDHUR DITA
    KUR TRUTE E MILETIT
    KANE MBETUR PA DRITA

    Reply
  • !!? says:
    January 30, 2024 at 9:04 pm

    Gomari dixhital i inteligjencës artificiale është kujtuar tamam në kohë për rritjen e rrogave për mësuesit, kur në fshatra , verifikohenin po të doni, gradualisht po bëhet më i madh numri i mësuesve se sa i nxënësve dhe

    në qoftë se do të heq një rreth me rreze 15 km me qendër në fshatin tim, jan mbyllur 2 shkolla 9 vjeçare, dhe 7 shkolla fillore dhe 2 shkolla të tjera 9 vjeçare dhe 2 shkolla të mesme janë gati në të mbyllur se numri i nxënësve po bëhet më i vogël se numri i mësuesëve.

    A i di gomari ynë dixhital i inteligjencës artificiale që në fshat do të mbyllen të gjitha shkollat se nuk ka më nxënës………e di shumë mirë ……..por, ai…… nuk të fal, është një dobiç i vërtet në fushën e kusarisë……. ky shou arsimor gebelsian bëhet vetëm për të xhvatur disa miljona për thesin e tij të kusarisë nga BE dhe fondacionet gjoja për të rregulluar arsimin e ngordhur në Shqipërin ku numri i profesorëve në universitetin e Gjirokastrës është më i math se numri i studentëve dhe në UT nuk rregjistrohet pothuaj asnjë student për degën e mësuesis për fizikë dhe matematikë joooo……,

    ai nuk ka hallin tek figura e mësuesit, as te cilsia e arsimit, as te emigrimi i shqipëtarëve nga dhuna e kusaris së tij të llahtarshme me taksa, PPP, konçensione e çmime të marrosura por

    thelbi, shejtani i fjalimit të tij fshihet në dy paragrafet e fundit ku bëhet fjal për subvencioneve të huaja për arsimin, miljona që do të ken fatin e subvencioneve të bujqësis që ai, kusari, i vodhi nëpërmjet xhepistes së tij Krifca me bekimin dhe bashkpunimin me italianin e BE që tundëte këto subvencoione që nuk shkuan kurr tek bujku e blegtori shqipëtar.

    Kusari ynë po futet dhe po luan fuqishëm dhe me sukses në fushën e kusaris ndërkombëtare dhe mbajeni mënd se ku do ven subvencionet për arsimin….në thesin e kusarit tashma të përmasave globale, kombçfarosësin dhe arsimçfarosësin Edi Rama dhe në thesin e mafiozëve kryesisht italianë zyrtar të BE apo të shoqatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, bashkëpunëtorë të standartit Mc Gonigal të Edi Ramës.

    Reply
  • Dursakja says:
    January 30, 2024 at 10:45 pm

    Shumë vonë u kujtuat për mësuesit, ashtu si shumë vonë do të kujtoheni dhe për punë të tjera të lëna mbas dore. Dua të ngrejë një problem atë të pagesës së mjekëve në spital jashtë orarit. Pse qytetari që ka paguar sigurimet shëndetësore të bëjë vizita në spitalin shtetëror kundrejt një pagese? Mjeku të përdori institucion shtetëror, aparaturat së bashku me pajisjet përkatëse dhe pagesën ta bëjë qytetari, kjo është e paligjshme dhe e pa logjikshme. Për një vizitë ai ka kontribuar për spitalin, së pari me buxhetin(prej qytetarit) pajisje të ndryshme(buxheti i qytetarit). Qytetari ka paguar shërbimin për shëndetin(sigurimet shëndetësore) dhe të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme. Mirë këtë ,por a keni mend në kokë ju pushtetarë çfarë detyrimi keni përcaktuar për një vizitë.? Më duket se ju ka dalë truri si organ i tepërt për tu përdorur, ruajeni se mos ju konsumohet. Turp, shumë turp trurin e keni nxjerrë si organ pa asnjë funksion.

    Reply
  • Merre me long zoti msus... says:
    January 31, 2024 at 7:29 am

    Mooos… Për një 50-çe do ja kishte rrumbullakos 1-mishen po me sa duket shallartnisë së tij nuk i del llogaria. Për besë i ka shumë të fortë banakierët… upsss bankierët. E po duan dhe pensionistët e shkretë një dorovitje në fund të vitit se pa gjel edhe ata sja japin votën e jo më mësuesit.

    Reply
  • Artan says:
    January 31, 2024 at 7:41 am

    Sa mire i beka llogarite Capi. Mos ka dashte me thane qe Capi nuk ha pule fare, se nuk na del mesatarja po te kete ngrene nje.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 31, 2024 at 8:32 am

    Katarakti, e para the qe ka ne Europe mesues qe paguhen 1000£ ne muaj. Leta marrim te mireqene kete qe thua por ama nuk eshte mesatarja 1000 por minimalja kurse tek ne po te llogarisesh rrogat e ministrit, te zv/ministrit , drejtoreve e patronazhisteve llogarite sa eshte rroga minimale? E dyta,nuk jane maskarenj studentet por je ti bashke me padronin tend Rama qe kerkoni ti mbani njerezit me zor edhe se nuk i paguani Siç thote dhe durrsakja ne komentin e saj kerkoni me ç’do menyre ta ripni kete popull. Mali mori shembull ne Amerike por un te them qe ne shkollat publike ne Itali (te pakten ne Trento ku un jetoj) jo vetem qe nuk paguajne por komuna i jep nje ndihme atyre qe jane me familje ketu 1800 £ vitin me kusht te kalosh provimet,kurse ata qe jane pa mbeshtetje familjare mbi 5000 £ vitin dhe ne fund nuk pyet kush se ku shkon te punosh.

    Reply
  • Ok says:
    January 31, 2024 at 8:59 am

    Megjithate eshte nje hap perpara i qeverise
    Perpara ecet ngadale

    Reply
  • Efigjeni says:
    February 1, 2024 at 8:05 am

    pordh me rigon

    Reply
  • arsimtari says:
    February 1, 2024 at 8:12 am

    Timonieri si ne tere keto vite ne Fronin kryeministror, flet ne kohen e ardheshme – do te…
    Dhe jep nje shifer 950 Euro por nuk thote se eshte ky premtim-rrene per Pagen Bruto qe nuk e merr askush ne dore…ngaqe nuk do ti prishe enderrimet ndonje mesuesi fakir…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?