Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama kritikon gjyqtarin: Sporti i Drejtësisë së Vjetër rikthen “birbon” në detyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rama kritikon gjyqtarin: Sporti i Drejtësisë së Vjetër rikthen “birbon” në detyrë
KronikeLajmi i fundit

Rama kritikon gjyqtarin: Sporti i Drejtësisë së Vjetër rikthen “birbon” në detyrë

Published: September 15, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj një vendimi të një gjykatësi që ka rikthyer në detyrë një ish-drejtues rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, i larguar më herët për shkelje të rënda ligjore.

Në një status të gjatë në Facebook, Rama shprehet i revoltuar për atë që e quan “një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër”, që sipas tij, “fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj”.

Në qendër të reagimit është një vendim i gjykatësit Boshku, për të cilin Kryeministri shkruan.

- Publicitet -

“Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar”, shkruan Rama

Bëhet fjalë për një ish-drejtor të AMP-së në Vlorë, që sipas Kryeministrit, është përfshirë në një rast ndërtimi pa leje në Ksamil, dhe më pas ka tentuar ta legalizojë duke mashtruar me dokumente, për të cilat Rama thotë.

“Fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, ish-zyrtari jo vetëm që shkelte ligjin ndërkohë që duhej ta zbatonte atë, por rasti i tij u referua në Prokurorinë e Sarandës dhe ai u largua nga detyra. Megjithatë, vendimi i fundit i gjykatës në Tiranë ka anuluar këtë masë, duke e rikthyer në detyrë.

“Ka ligj, ka edhe Maliq, i thonë kësaj,” shkruan Kryeministri, duke theksuar kontrastin mes përpjekjeve të shtetit për ndëshkimin e abuzuesve dhe vendimeve të drejtësisë që sipas tij, i legjitimojnë ato.

Kryeministri paralajmëron masa ndaj gjykatësit që ka dhënë vendimin:

“Ministria e Drejtësisë do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD)”, shkruan Rama.

Rama i drejtohet dhe gjyqtarëve të tjerë që, sipas tij, vendosin në mënyrë të njëanshme:

“Pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira”, shkruan Rama.

Ai mbyll mesazhin e tij me një paralajmërim të drejtpërdrejtë.

“Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e vetëqeverisjes së gjyqësorit, por edhe në sytë e opinionit publik”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.

Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!

Rasti është i ububushëm!

Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.

Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.

Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.

Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!

Çfarë të thuash!!!

Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.

Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

Mesazhi im është ky:

Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    September 15, 2025 at 1:09 pm

    kU KA TE DREJTE KA TE DREJTE KRYEMINISTRI. Kujt i teket merr zapton toke,Nderton pa Leje,ben letrat dhe gjykata i ligjeron grabitjen.

    Reply
  • Avokat says:
    September 15, 2025 at 2:33 pm

    I papranueshem ky reagim i Kryeministrit!

    Kunder vendimit gjyqesor, pala e pakenaqur ben ankim ne Gjykaten e Apelit dhe me pas ne Gjykaten e Larte. Me kete logjike, le ti mbylle gjykatat fare, te vendose vete dhe ta beje mbreteri. Pushteti ekzekutiv kontrollohet nga ai gjyqesor ne ligjshmerine e vendimeve te tij, kjo eshte Republika dhe Kushtetuta. Jo cdo vend gjyqesor mund te jete ne favor te shtetit.

    Nuk e njoh rastin aspak, por gjyqtari Marko Boshku eshte i ri ne detyre dhe nje student e magjistrat i shkelqyer, nderon detyren dhe ate gjykate ku punon. Kur ky gjyqtar i jep te drejte shtetit, a ndihet, reagon Kryeministri? Vendosja nen presion e gjyqtareve te ndershem dhe te afte, sic eshte gjyqtar Boshku, synon te ardhmen, mos dhenien e asnje vendimi kunder shtetit, se ndryshe ja pasojat, telendisje publike e turpshme.

    Ishalla fitoni ndonje gjyq tani ne Gjykaten Administrative, se Kryeministri duket ka kohe te tepert dhe i mori me radhe te gjithe gjyqtaret: Hazbi Balliu, Klarent Demiri, Ligoraq Toshi dhe tani Marko Boshku. Askush nga gjyqtaret nuk do kete me kurajon ti dale kunder kesaj qeverie. Vendimi i administrates do jete perfundimtar, kot sa te shkoni ne gjykate.

    Reply
  • Dashi says:
    September 15, 2025 at 3:56 pm

    Ore avokat , po kur nuk e njef rastin , pse flet kot atëhere ? Ja , rastin po t’a spiegon kryeministri . Subjekti është mashtrues , hajdut e falcifikator . Për këto është pushuar nga puna . Vendimi i një personi të vetëm , hedh poshtë gjithçka dhe e kthen në detyrë , duke i bërë karshillëk administratës . Unë I besoj më shumë kryeministrit të votuar e të zgjedhur nga populli , se sa një gjyqtari të emëruar nga institucionet e drejtësisë , gjithmonë e më të dyshimta e të kontestuara .

    Reply
  • ¿? says:
    September 15, 2025 at 4:22 pm

    U pa puna o Poture Gjere, veri te gjithe gjyqtaret çunat e Dielles, dhe programoji qe te mos marrin as edhe nje vendim te vockel te vetem kunder Qeverise tende, dmth kunde Qeverise se Babit dhe Mamit te tyre.

    Reply
  • Haki says:
    September 17, 2025 at 7:48 am

    E sakt

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    September 17, 2025 at 7:56 am

    Rama e KRITIKON gjygjtarin kur e etiketon “pa flamur e pa atdhe”?
    Mos shkoni deri aty ne perpjekjen per bojatisjen e blozes mbi surrat te ketij mostre se nuk gjeni dot gelqera ta zbardhni.

    Reply
  • Jani says:
    September 17, 2025 at 9:30 am

    I çmenduri don te çmendur te tjerët lëreni Drejtesine te gjykoj sipas akteve te dosjes, e jo sipas mendjes se te çmendurit. Gjyqtar si ky nuk ka drejtesia shqiptare korrekt dhe i drejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Cobani I spires kush eshte? on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. Shqipe on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?