Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbledh kryebashkiakët dhe ministrat: Ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, 20 milionë turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama mbledh kryebashkiakët dhe ministrat: Ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, 20 milionë turistë
Lajmi i funditPolitike

Rama mbledh kryebashkiakët dhe ministrat: Ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, 20 milionë turistë

Published: April 29, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për turistët.

Rama tha se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve. Vetëm për muajin mars, Rama tha se kemi pasur 90% më shumë turistë se në mars 2023.

Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve.

- Publicitet -

“Shumë kush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim (10 mln turistë) që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpesh herë hidhen në ajër, nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo për të kërkuar mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara na analiza faktike, të dhëna konkrete.

Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicien për të pasur 20 mln turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 mln. Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke”, u shpreh Rama.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • taksidari i qeverise says:
    April 29, 2024 at 11:49 am

    Me kete ritem shpopullimi qe ka Shqiperia fale qeverisjes sate or Rame ne qofsh ti akoma kryeminister ne ate 2030 ky vend do kete me pak banore se Mali i Zi…

    Reply
  • 3D says:
    April 29, 2024 at 11:54 am

    Rriteni nivelin e edukimit të qytetarëve në punë dhe nivelin e shkollimit të ndryshe shum shpejtë shqiptarët kan për ti injoru turistët ma keq se që u bëhet nga shtetet e Europës jugore

    Reply
  • ¿? says:
    April 29, 2024 at 12:22 pm

    Ja edhe drejtori i Kopshtit Zoologjik mburret se do te rrise numrin e vizitoreve.

    Reply
  • capi says:
    April 29, 2024 at 12:28 pm

    As tubacion per ujra te zeza nuk ke te akomdosh keta 20M. E thene me seriozisht nuk me duket se ke infrastrukture te perballoj kete nivel turizmi.
    Besoj po zbaton ate shprehjen, “sa me e madhe genjeshtra aq me besueshme behet”.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    April 29, 2024 at 6:18 pm

    @??, me pelqeu alegoria me kopshtin zoologjik. Pas 30-vitesh eksperienca pushtetesh, tashme ngjajne si eksperimente mbi masen popull. Siç duket kjo ka ngele finalja eksperimentale: “kopshti zoologjik”….

    Reply
  • Bubulino says:
    April 29, 2024 at 6:30 pm

    Me minimalja qe do turisti eshte uji ne çezem, o Kryeminister. Ata miliona qe ti umeron si turiste jane shqiptaret qe vijne te prindrit duke perfituar nga “low cost fligyhts”. Po do turistet e vertete, shiko rregjistrimet ne hotele…

    Reply
  • Mirësia says:
    April 30, 2024 at 4:36 am

    Në qytetin tim në Durrës këto ditë një turist u sulmua nga një qen. U llahtarisa! Dhe këto ngjarje janë bërë të shpeshta, në mes të qytetit, para bashkisë dhe prefekturës. Qentë në mes të qytetit shihen si të fortët e vitit ’97,njerëzia janë frikësuar, ky është bërë një problem shumë stresues dhe kjo situatë është bërë problematike në shëtitoren e qytetit buzë detit. Ky shqetësim i shtohet dhe problemeve të tjera si, era e ujërave të zeza (mbytëse dhe e ndyrë) si dhe shqetësimi i përhershëm i miskonjave. Përse të vij turisti? Për këto arësye refuzojnë ardhjen dhe vet emigrantët durrsak në qytetin e tyre. Kur do të zgjidhen këto probleme e të tjera mund të kemi turizëm të qëndrueshëm se natyra na ka fal gjithçka.

    Reply
  • Mirësia says:
    April 30, 2024 at 4:43 am

    Në qytetin tim në Durrës këto ditë një turist u sulmua nga një qen. U llahtarisa! Dhe këto ngjarje janë bërë të shpeshta, në mes të qytetit, para bashkisë dhe prefekturës. Qentë në mes të qytetit shihen si të fortët e vitit ’97,njerëzia janë frikësuar, ky është bërë një problem shumë stresues. Kjo situatë është bërë problematike edhe në shëtitoren e qytetit buzë detit. Këtij shqetësimi i shtohen dhe probleme të tjera si, era e ujërave të zeza (mbytëse dhe e ndyrë), shqetësimi i përhershëm i miskonjave. Përse të vij turisti? Për këto arësye refuzojnë ardhjen dhe vet emigrantët durrsak në qytetin e tyre. Kur do të zgjidhen këto probleme e të tjera mund të kemi turizëm të qëndrueshëm se natyra na ka fal gjithçka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?