Prof.Dr.Artan Goda, mjeku kardiolog në QSUT ishte mes shumë bluzave të bardha që morën mirënjohje në prag të festave të fundivitit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Ky i fundit, madje zbuloi se Goda është mjeku që i stabilizoi tensionin.
“Mirënjohje të veçantë meriton dhe Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT. Kam kënaqësinë ti jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit.
Po zbuloj dhe një sekret. Në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj me vete shpesh sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor.
E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padyshim që mund ta japin.
E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar t’i kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit. E provova këtë gjë nja dy herë. Më doli e njëjta gjë që thoshin këta këtu dhe vendosa të rri me këta këtu. Faleminderit profesor”, tha Rama.
Rama zbuloi më tej se kontaktin e parë me doktorin e kishte pasur kur ishte kryetar bashkie i Tiranës teksa solli për të pranishmit dhe disa momente gazmore në bisedën mes tyre.
“Kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake por u poqe”, tha ai.
j.l./ dita

Pse nuk i thua njerezve qe ker perdorur shushunja?
Pse nuk i thua njerezve qe ke perdorur shushunja?
Edhe Sokrati qe considerohet Babai i Filo-Sofise (Amico i Diturise “shqip”) ka thene qe per je gje jam i sigurte (security).Qe nuk di Gje
Ky thote “U poq”!
Moren mirenjohje, mirenjohje te vecante meriton
I jap nje mirenjohje
Do marresh nje karamele cdo dite me tha
U plaka i thashe
ky me tha u poqe
Bobo cfare elokuence alla veneciono italione pariziono e nje cuni prej Tirone
Shyqyr qe u poqe o kokerr koqe
O Ed viza u plake e nuk u poqe o koke loqe.
Te hoqi miellin dhe te dha kar-amele e vetmja menyre per te ulur tensionin, toc.
Respekt per gjithe ata TE RINJEurosocialista,qe kaluan ne pushtetin e Partise Socialiste NGA DERA E MADHE.
Pandeli Majko,Erion Brace,Taulant Dedja,Ndre Legisi,,,etj etj,.Te gjithe i hodhi ne rruge edi rama.
Kush e futi drogaxhiun nga sporteli drejt e ne Sofren e Pushtetit te Partise Socialiste?
Kush e futi klyshin e qyqes ne folene e Partise Socialiste qe ti bente gjemen kesaj partie dhe gjithe shqiprise,duke hedhur nga foleja gjithe themeluesit e PS,duke shitur e vjedhur territorin e Atdheut.
Drogaxhiu edvin rama eshte gjema qe i beri fatos nano partise qe krijoi.
Per kete e meriton burgun e Bences,jo per kavanozat e letyrave te prishura te magazinave te Italise.
Nano nuk dinte te vidhte,krahasuar me MINOTAURIN.
Doktorr idiot