Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në Rrogozhinë: “Bashkë Fitojmë” ka humbur emrin! Njëri ‘non grata’ për SHBA-në, tjetri për demokratët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Rama në Rrogozhinë: “Bashkë Fitojmë” ka humbur emrin! Njëri ‘non grata’ për SHBA-në, tjetri për demokratët
Uncategorized

Rama në Rrogozhinë: “Bashkë Fitojmë” ka humbur emrin! Njëri ‘non grata’ për SHBA-në, tjetri për demokratët

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama, ishte në Rrogozhinë këtë të shtunë ku prezantoi kandidatin e selisë rozë për zgjedhjet e 14 Majit, Edison Memolla. Ai u ndal tek opozita dhe ironizoi duke thënë se kanë humbur emrin. Sipas tij, te koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk e dinë kush është i pari dhe fshihen pas njëri tjetrit pasi nuk kanë emër në fletën e votimit. Rama tha se njëri prej tyre “është ‘non grata’ për Amerikën ndërsa tjetri për demokratët”.

“Pashë fletën e votimit nuk kanë as emër. Nuk e dinë kush është i pari. I fshihen njëri-tjetrit. Nuk venë emrin. Se normalisht aty në fletë, “Bashkë Fitojmë” thotë, po me kë? Se aty thuhet PS me Edi Ramën, Partia Agrare me Gon Dukën, Partia X me Shpëtimin, tjetri me Çlirimin, tjetri me Agimin. Këta jo, s’ka. Vulën kanë kohë që e kanë humbur, problemi është që u ka humbur emri, s’kanë emër. Ça të vejnë? Njëri është “non grata” për Amerikën, tjetri është “non grata” për demokratët. Kështu që si i bëhet me këta? Këta unë them e kanë kollaj. Këta mund ta mbajnë atë. Duan ta mbajnë televizorin tu pa gjithë ditën ata, ta mbajnë. S’ka problem. Nuk na shohin dot ne me sy, e kemi kollaj fare, fike televizorin, ndërro stacion, hajd shnet. Por punën, jepja gamorit, jo hienës. Shiheni gjithë këtë këtu. Sepse përtej shakasë që nuk është në fakt edhe shumë shaka, tani të kesh votën, të jesh prind i këtyre kalamajve dhe të shkosh për të votuar edhe të harrosh që po voton për çerdhen e këtyre, nuk po voton ti për hallin e hienave. Po voton për parkun e këtyre, po voton që kur këta të shkojnë në shkollë të mos jetë me gropa, të mos e kenë ngrënë hienat trotuarin. Po voton që rruga të jetë në rregull, po voton që projektet e turizmit të vijojnë. E të shkosh t’ia çosh votën atyre që nuk i do më asnjë me i pa me sy. Po kur thonë futëm Shqipërinë në NATO, e keni dëgjuar këtë? Jo mër vlla në NATO të fut Amerika nuk të fut dot askush tjetër. Tani Amerika që na futi në NATO ata nuk i do. Jo ska gjë thonë, edhe pa Amerikën. Pse mo kemi luajtur mendsh ne? Le të rrimë pa lulishte, pa ndriçim, pa pastrim, pa çerdhe, pa kopshte, pa Amerikën dhe pastaj mbajmë “non gratën” në krye atje që të flasë budallalliqe”, u shpreh Rama.

Më herët kryeministri Rama ishte në Kavajë ku prezantoi kandidatin Redjan Krajli. Edhe aty ai bëri thirrje që të votohet Partia Socialiste ndërsa për opozitën u shpreh se funksionon si bandë grabitqarësh.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?