Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga selia e OKB: Shqipëria, viktimë e një sulmi kibernetik nga Irani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama nga selia e OKB: Shqipëria, viktimë e një sulmi kibernetik nga Irani
AktualitetPolitike

Rama nga selia e OKB: Shqipëria, viktimë e një sulmi kibernetik nga Irani

Published: September 24, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB-së ka folur në lidhje me teknologjinë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale ku tha se në Shqipëri, 95% e shërbimeve sot ofrohen online dhe se po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rama tha se po punojnë për të ndërtuar një model të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek AI për prokurimet publike. Ai ka shtuar se teknologjia ka dhe të këqijat e saj, duke kujtuar sulmet kibernetike ndaj administratës shtetërore, nga Irani.

Deklarata e Ramës:

- Publicitet -

Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës. Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike. Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike. Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët.

Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë. Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Gjermani ish-kreu i shërbimit sekret, akuzohet për spiunazh dhe tradhti të lartë
  • Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën paronari 73-vjeçar
  • Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
  • Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot
  • Pesë vrasje për tre muaj, ministri Demo në Shkodër për situatën e sigurisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot
  2. demo on Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
  3. Otto on Partia “Protesta”
  4. Detari on VIDEO: Aktori kundër pakteve të tipit Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
  5. Dashi on Partia “Protesta”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?