Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës se ai ka grabitur pronat në Vuno.
Postimi i plotë i Ramës:
HISTORIA E NJË PRONE TË PARË NGA DY BOTË TË NDRYSHME
Në ndërkohën që Himara u mblidhej për të bërë zgjedhjen e qartë dhe të padiskutueshme që bëri dje, kuzhina e qarqeve ekstremiste greke, ku është gatuar çorba e madhe e gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës.
Ata andej, poshtë nga Athina, nuk duan ta pranojnë se në Shqipëri ka vdekur koha kur mund të fusnin hundë e duar, për të bërë çorap punët tona përmes shërbëtorësh dhe eunukësh me pushtet në Tiranë. Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme.
Siç e thashë publikisht para disa ditësh, padia e rradhës për shpifjet e tyre do të shkojë në gjykatë sapo të jetë gati. Por duke qenë ky i pronës së grabitur nga unë në Vuno me vendime qeverie, një fabrikim i hatashëm në tërë ndytësinë e vet, po ndaj publikisht disa fakte që e tregojnë shumë kokëfortësisht, se jo vetëm s’jemi të gjithë njësoj në këto llogoret e politikës, po jetojmë në dy botë krejt të ndryshme dhe kemi për politikën dhe pushtetin botëkuptime që dallojnë si dita me natën.
• Më 12.05.2003 me kërkesë të Edrin dhe Eno Kolekës si trashegimtarë (me prokurë të posaçme) të Petro dhe Spiro Kolekës, Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekes mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno, të Bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetra milionëshe të truallit të “grabitur”).
• Më 06.05.2016 me hyrjen në fuqi të ligjit 133/2015 që u shqyrtua deri në Strasburg , Edrin Koleka paraqet kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) për njohjen dhe kthimin e pronës në kufijtë ekzistues, sepse është sipërfaqe e lirë (pra në kohën kur unë isha në krye të qeverisë dhe në krye të agjencisë ishte një drejtues i emëruar nga qeveria ime, me firmën time).
• Me vendimin nr.504, dt.30.03.2017, ATP-ja e rrëzon kërkesën e Edrin Kolekës dhe e argumenton kundërshtinë mbi bazën e VKM nr. 222 date 23.03. 2016 “ Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës dhe kompensimin e saj “ (e cila mban firmën time, e jo që nuk i favorizon, siç bërtasin kllounët e ekstremizmit grek në Athinë dhe të paudhët pa atdhe të ujrave e të listave të zeza të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po përkundrazi, i pengon drejtëpërdrejtë të 11 trashëgimtarët e familjes Koleka të përfitojnë pronën e gjyshërve të tyre).
• Dokumentacioni konsiderohet jo i plotë, jo vetëm në bazë të VKM-së së mësipërme, po edhe sipas ligjit nr.133/2015 për “ Trajtimin e pronës dhe përfundimim e procesit të kompensimit të pronave“. (E thënë ndryshe, ky ligj i kaluar me propozimin e qeverisë sime të mandatit të parë dhe me votat e shumicës socialiste, nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument origjine).
• Edrin Koleka e ankimon këtë vendim të ATP-së në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe kjo gjykatë me vendimin nr.40 datë.19.03.2019 e bën nul vendimin nr.504 date 30.03.2017 të ATP-së, duke njohur kompensimin fizik në kufijtë e pronës së Petro dhe Spiro Kolekës, për një sipërfaqe 22.4 ha pyje dhe kullotë në Vuno, Qarku Vlorë.
Por odiseja e trashëgimtarëve të kësaj prone, ku përfshihem edhe unë vetë (pavarësisht se e kam bërë me dije në familje qysh në kohëra tanimë të vjetra, kur isha thjesht “një piktor me thonj të paprerë që flija nën urat e Parisit” siç më quanin politikanët e Tiranës në librat e sharjeve të tyre, se nuk kam asnjë interes të bëhem pronar i asgjëje të trashëguar, përveç studios së tim eti) nuk mbyllet me kaq.
• Agjencia e Trajtimit të Pronave, me shkresën nr.6175/1 datë 26.06.2019, ushtron rekurs kundër trashëgimtarëve të familjes Koleka në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit nr.40 datë 19.03.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë.
• Si përfundim sot e kësaj dite nuk ka ende një datë gjyqi në Gjykatën e Lartë për trajtimin e kësaj çështje, nga e cila një ndër përfituesit potencialë është edhe im vëlla, ashtu siç nuk ka në kadastër sot e gjithë ditën asnjë pronë të regjistruar në emër të trashëgimtarëve Petro dhe Spiro Kolekës.
Tani, unë e di që sapo ta postoj këtë shpjegim faktik mbi maskarallëkun e njëmijtë të kundërshtarëve të mi të padenjë në adresën time, nuk do të mungojnë ata që nuk do ta besojnë e që do të luftojnë me faktet si zakonisht, apo ata që do të gjejnë mënyrën për ta përqeshur këtë qasje timen ndaj interesave pronësore të familjarëve e të afërmve të mi, të cilëve u shpreh keqardhjen që për shkak të detyrës sime duhet edhe të dëgjojnë ballkoneve të dëshpërimit politik dhe të shohin e lexojnë kanaleve të llumit mediatik, një histori maskarenjsh nga Athina e nga Tirana, për një pronë që e kërkojnë shkallë më shkallë që prej viteve ‘90.
Por jam mësuar me ata që “nuk mbushin” dhe që e shohin botën me sytë e verbër të anësisë politike apo të urrejtjes analitiko-mediatike. Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj.
Mbase edhe pse jam informuar që i vogël, se vdekja nuk është thashethem dhe kam mësuar më pas se në botën tjetër nuk pijnë ujë as paraja e as titujt e pronësisë, më kanë interesuar gjithnjë të tjera gjëra të kësaj bote, ku për mua nuk ka gjë më të madhe se sa të lësh gjurmët e një kujtimi të mirë tek ata që ke përreth dhe ku privilegjin e epërm për të ndryshuar për mirë vendin ku je lindur, duke justifikuar besimin e atyre që ta kanë dhënë, nuk ka para, prona e pasuri materiale që mund ta konkurojnë.
Jo 22.4 ha pyll dhe kullotë, po sikur detin e tërë të ma bënin kos, nuk do ta pranoja në këmbim të kënaqësisë së një dite të vetme si kjo në detyrë, kur Himara u gdhi e çliruar nga mjegulla e gjatë e një historie për t’u shkruar njëherë tjetër.
Ky jam unë dhe tekefundit duhet t’u them faleminderit atyre që me pahirin e një maskarade, më detyruan të tregoj një histori konkrete të dallimit tim të madh me ta dhe me këdo u bën duva a mendon si ata për mua, sepse vetë pa shkak, nuk do ta tregoja ndonjëherë këtë histori.
Me dashuri nga Himara
I Juaji gjithmonë
j.l./ dita
Në veri prona ka shkuar tek pronari ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të jugut u zbatua ligji grabitqar 7501.Bëmë dokumente me vite, tallën sa deshën, sot thonë malokët _nuk ishit të zotë ju, kjo është gjuha e grabitësve veriorë. Pronat na i morën, vendet e punës i zunë(me diploma fallco) dhe kështu administrata u mbush me bastardë(të aftët emigruan) dhe ja në çfarë gjendje jemi sot(i afti përçmohet, harbuti vlerësohet). Tani mentaliteti ndryshoi, grabitja është zotësi, vlerë e kohës sonë. Prandaj këtu të ndershmit, intelektualët, të aftët, profesionistët e zot do të vazhdojnë të largohen, ata do të jenë gjithnjë e më të vlerësuar në vendin e huaj, atje do të jetë e ardhmja e tyre. E dhimbshme por e vërtetë, kjo është fatkeqësi kombëtare.
Merruni nja dy jave me pronat e Edi Rames.
Saliu dhe Greqia jane humbes, kjo eshte realiteti.
Te gjithe e dine qe Edi eshte nga Vunoi, ashtu sic e dine qe Saliu eshte nga Vicidoli, riparoi shtepine ne Vicidol, mbi 200 mije Euro.
Ku i gjeti parate? Me keto Saliu nxjerr lakuriq parate qe rinovoi shtepine. Nuk do ishte keq nje hetim, sa ka kushtuar, cili kontraktor e ka bere restaurimin, si eshte paguar. Nuk e besoj qe eshte paguar, se e ka bere per ti kthyer nderin per ndonje tender qe i ka dhene Saliu.
Apo keto nuk i interesojne njerezve.
Kur e akuzojne per “pronat e Kolekajve” qe i ka marre me gjyq fakti, Rama akuzon “kuzhinen “ekstremiste” greke”, ndersa per Detin, Butrintin, Sazanin, Durresin, nuk e ka problem tja japi Grekut dhe Serbit
Patriot i madh qerratai Ramut
Zoti Kryeministër ! Së pari, pavarësisht moskonsideratës time për ju si Kryeministër, më lejoni t’ju falënderoj për çështjen e Himarës dhe mbarëvajtjen e problemit të pushtetit vendor atje. Së dyti, unë e besoj sqarimin e mësipërm lidhur me odisenë e pronave të Kolekajve. Së treti, dhe që, për mua është shumë e rëndësishme, më duhet t’ju them se qeverisja juaj ( në përgjithësi dhe ajo pjesë e saj që trajton kthimin dhe regjistrimin e pronave në veçanti ) është larg së qeni qeverisja e duhur. Asaj i mungojnë të dyja shtylllat: edhe ana profesionale por edhe ana morale. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës ( D. Bici ) që livadhis nga njëri institucion shtetëror tek tjetri ku ” ka para ” është modeli më i shëmtuar i zyrtarit shtetëror dhe një nga njerëzit e Qeverisë që e ka diskredituar më shumë qeverisjen tuaj. Mirë Kolekajt se e paskan çështjen në Gjykatën e Lartë, po unë që i kam pronat e njohura dhe të kthyera me vendim gjykate të formës së prerë ( vendim i bazuar mbi 6 dokumente të AQSH që provojnë trashëgiminë e asaj prone prej 300 vitesh ) dhe Kadastra juaj nuk ma regjistron me pretekstin se një pjesë e këtyre pasurive ekzistojnë në emrin e 4-5 gangsterëve që i patën tjetërsuar dhe pas padisë penale u dënuan me afate të shkurtër burgimi ( por që qeverisja juaj u tregua ” e mëshirshme me ta, duke mos i shpënë në burg ) ?! Ligjet janë të qarta dhe tregojnë saktë se as tjetërsuesit e pronave dhe as ” blerësit ” e pronave të vjedhura nuk mund të bëhen pronarë të ligjshëm e, megjithatë, administrata juaj vazhdon të keqinterpretojë ligjet ( nga frika e bandave të krimit ose nga bërja njësh me ta ) dhe e zgjat odisenë e regjistrimit të pronës në emër të atyre që e kanë me vendim gjyqësor. Deri kur kështu më ?! Sorra dallëndyshe është vënë në dijeni të problemit para 13 muajve dhe as ka begenisur të kthejë përgjigje dhe as të ndreqë padrejtësitë. Mos po prisni që problemin ta zgjidhim me pushkë në një kohë kur s’ka mbetur gangster as kriminel pa zaptuar pronat e huaja dhe pa ndërtuar e ” zhvilluar ” në pronat e grabitura ?!!!
Me vjen keq qe kemi nje kryeminister qe perdor nje gjuhe prej alabaku ndaj fqinjeve greke.
Krahasoheni me gjuhen diplomatike qe perdor Kurti ,kudo,me gjuhen qe perdor Edi Rama.
Si nje trashegimtar pronar i tokave pyjeve kullotave dhjetra here me shume se 22,4 hektare,,i them Edi Rames te marre Siperfaqen pyjore qe trashegon nga Kolekat ne Vuno.
E kam shkruar mijra here.Ne e dijme kush na i mori pronat. Pronat na i mori Ay bisha i shpelles pa prona.Bisha i shpelles ka pasur prone shpellen me lakuriqe nate,nje t`bana me dhi,qe nuk i do Askush.nje murane gjys e rrezuar qe e quante kulle,nje rrezome e braktisur ,kjo ishte prona e tij.Prandaj versuli kafshet,shpellaret,fshataret grabitqare mbi pronat tona,,me dy Ligje.Me ligjin 7501 dhe me ligjin toke e xanun.Kur ndodhnin keto Edi Rama ishte nje llafazan ne kjosken e Fidelit qe e rrihte Izet Haxhia rrugeve. Prandaj kuuurrre nuk ja kam kerkuar Pronat Edi Rames.
Por Sali Berisha beri edhe nje maskarallek tjeter.Edhe pyjet qe i fituam me Ligjin gjysmak,,Futi perseri fshataret ,gjoja per plotsim Prone,sepse nuk ishin plotsuar me toke nga Ligji 7501 dhe kjo ndodhi ne vitet e pushtetit te dyte 2005-2013.
Nderkohe Dhendri muhaxhir,i biri Luan Malltezit nga muhaxhirt bosnjake te Shijakut,,paska gjetur nje gjyshe ne Tirane me 110 metro katrore toke.Tirans ,me 110 metro katror,kane qene jevgjit ose ndonje katundare jetime,qe i kane fal agallaret e Tiranes 110 meter katror per sadaka.Me keto 110 metro katror Bisha e pangopur Sali Berisha shkaterroi Klubin Partizani,,Rrembeu 28 mije meter katror truall te Klubit dhe terrenet sportive te klubit Partizani me VKM.
Ato troje kane qene Fushe Aviacioni te kompensuara me napolona flori nga Shteti Italian i Mussolinit.
Ky maskara qe neve na beri gjemen,.Na rrembeu pasurine e vene nder shekuj nga breza e breza,,kurse per dhendrin troke me nje nevojtore toke te kompensuar,grabiti 28 mije meter katror ne mes Tiranes,,,ky duhet varur.
Or po pushtet nuk merr me bisha shpelles ,por edhe Atje ne maje xhamise kur del si Hoxhe karabobja,,prape me vret syte.
Futeni ne burg maskarane me gjithe dhendrin,mos ja shohim bojen!
Demo pa zhdukur Edi Ramen qe vertitet neper kembet tona mos prit zgjidhje.
Rama si keta kusherinjte e tu qeveria dhe administrata jote e pjerdhur ka sjelle verdalle gjithe pronaret shqiptare.Ky eshte nje turp pothuaj i njejte me ate te Sali Berishes qe vjedh pronen per te bijen ,njeri e bjedh e nje tjeter nuk e jep,te dy sillen poshtersisht dhe kriminalisht.Zbatoni porosine e Ramis Alise i sillni lart e poshte me letra ne duar pronaret.
Mua nuk me duhet gje me keto pronat qe i vjedhin, i shesin, pastaj i riblene perseri, shkojne neper gjykata dhe kjo ka per te qene nje histori e pafund ne Shqiperi. Dhe fajin per kete kush e ka? Saliu. thone ca qe e kane kujtesen te shkurter. Saliu mund te kete gjynafet e veta ne kete pune, si ne shume te tjera, por fajtori kryesor, pergjegjesi i lavdishem i kesaj pune eshte tjeterkush. eshte ENVER BASTARD GJIRKOKASTRA qe nuk la gje ne kembe, i shkerdheu te gjithe pronaret, te medhenj e te vegjel. Sic tha edhe Les Valessa, ai polaku i mencur, puna e pronave eshte si puna e supes se peshkut, kur merren pronat, pra peshqit behen cope cope dhe bejne supen. Kur te duash pronat perseri eshte njelloj sikur te nxjerres copat e peshqve nga supa dhe ti besh peshq te tere si ne fillim, para se te hidheshin ne supe. Prandaj, po or zoterinj fajin e ka edhe Saliu. po Saliu vetem sa dhjeu nje here ne gropen e madhe te nevojtores qe hapi Enveri.
E dyta, ky “Piktori me thonje te paprere nga Parisi” nuk eshte se keshtu e quajti ndonje politikan ne ndonje liber. Kjo eshte e verteta vete dhe ai ben mire t\i pergjigjet pyetjes, Si ka mundesi qe ai politikani qe ky nuk ia ze emrin, se nuk ka burreri, pra Fatos Nano, e solli vetet nga poshte urave te Parisit dhe e beri Minister Kulture. PSE? Kush e urdheroi politikanin Fatos Nano te merrte barbonin nga Parisi e ta bente Minister ne Tirane? Hajde bythua Edvin hidhu e thuaj te verteten, kush te hipi ne kale, te preu thonjte e te dha ne dore pasuri e pushtet?
Nqse Fatos Nano solli me “thonj paprere” vetem Edi Ramen po ta quajme keshtu, per 11 vjet Edi Rama ju ka dhene shansin mbi 30 “thonj paprereve” duke i bere ministra, zv. Ministra, Drejtore, dhe nje pjese e madhe kane shkelqyer.
Po te ishte Edi si Fatosi, do vazhdonim te kishim ne qeveri dembel si Ben Blushi, Kastriot Islami, mbase edhe Namik Doklen.
Qeveria e Edi Rames eshte nen moshen 50 vjec, dhe kjo eshte nje nga meritat e Edi Rames, ka guximin te emeroj gjak te ri ne Qeveri. Per te mos thene edhe patriotizmin qe emeroi nje Ministre dhe 2 zv. Ministra nga Kosova, ndersa Kosova nuk ka pasur asnje Minister te Shqiperise.
VR:
-Saliu nxori militantët Horra,B..lëpirs,por EDHE NJË XHAXO NË TV SYRI- ZENI ..& akuzon E.Ramën për vjedhje pronash në Vuno,etj.
-E ndërsa E.Rama sqaron të vërtetën siç thot Ai Fb:
• Opozita e ha turpin me bukë të mykur dhe nuk kërkon FALJE PUBLIKE..ose ta kundërshtoi përgjigjen e E.Ramës. !
• Po kështu DREJTËSIA si gjithmon heshtë..heshtë,si gur varri..me qëllim që të NXIHET SHQIPËRIA..!?
-Para do ditësh Salizmi akuzoi Gocën e LINDA RAMËS për afera korruptive,ndërsa Ajo bëri PADI NË DREJTËSI ..Por DREJTËSIA HESHT..HESHTË..!
● KUR AKUZOHET PRESIDENTI,K.MNISTRI,MINISTRI,KR.OPIZITËS ALTERBATIVE QEVERISËSE,VIPAT..DREJTËSIA DUHET TI JAPI PËRPARSI KËTIJ PROBLEME NE INTERES SHQIPËTAR,QYTETAR,ND/KOMBËTAR..!
● Nëse DREJTËSIA vazhdon MARRËZINË ME HESHJE VARRI..KËSAI I THONË: B.A.B.I.L.O.N.I.!!!
● Lutemi,njoftoni nëse të gjithë MAGJISTRATËT KAN SHKUAR NË PLAZHE TE VLAT E 1992-2016..! FLM
VR:
-Saliu nxori militantët Horra,B..lëpirs,por EDHE NJË XHAXO TE TV SYRI- ZENI ..& akuzoi E.Ramën për vjedhje pronash në Vuno,etj.
-E ndërsa E.Rama sqaron të vërtetën siç thot Ai Fb:
• Opozita e ha turpin me bukë të mykur dhe nuk kërkon FALJE PUBLIKE..ose ta kundërshtoi përgjigjen e E.Ramës. !
• Po kështu DREJTËSIA si gjithmon heshtë..heshtë,si gur varri..me qëllim që të NXIHET SHQIPËRIA prej politiqënve hajdut..!?
-Para do ditësh Salizmi akuzoi Gocën e LINDA RAMËS-REAN.. për afera korruptive,ndërsa Ajo bëri PADI NË DREJTËSI ..Por DREJTËSIA HESHT..HESHTË..!
● KUR AKUZOHET PRESIDENTI,K.MNISTRI,MINISTRI,KR.OPIZITËS ALTERBATIVE QEVERISËSE,VIPAT..DREJTËSIA DUHET TI JAPI PËRPARSI KËTIJ PROBLEME NE INTERES SHQIPËTAR,QYTETAR,ND/KOMBËTAR..!
● Nëse DREJTËSIA vazhdon MARRËZINË ME HESHJE VARRI..PREJ 34 HITESH-KËSAI I THONË: B.A.B.I.L.O.N.I.!!!
● Lutemi,njoftoni nëse të gjithë MAGJISTRATËT KAN SHKUAR NË PLAZHE TE VLAT E 1992-2016..! FLM
Dobio koke poshte per nje sqarim qe e kam shkruar 100 here.
Enver Hoxha I ruajti dokumentacionet qe egzisonin qysh ne kohen e turqise.
Denoheshe me burg kush ndryshonte gje pa vendim gjykate.
Shasherdia ndodhi pas 1990 me urdherin e Ramis Alise dhe Nexhmie Hoxhes ,te dy agjente serbe te UDB-se per 45 vjet ,per te shkateruar plotesisht kombin shqiptar.
Enveri ruajti dokumentacionin thua ti mali me “m” te vogel. E çë pastaj? Ai e beri lemshin e madh me reforme agrare dhe shtetezime te pafundme. Ti qenke nga ata qe thoshin “uji del i paster nga burimi po e ndotin ata me poshte”, une po te them qe vete burimi ishte me ujra te zeza, keshtuqe ata me poshte edhe po te dhisnin me shume burimin vetem sa do te shtonin pak mutin qe tashme ishte me bollek.
Dopjo ?.
Vertet beri reforme agrare por nuk I shkroi ne regjistrin themeltar tjetersimin.
E them kete sepse kur kerkova shenimet mbi vreshtin e plaku nuk kishte shenim,pra no tjetersim.
Me fal, o mali, po perse paska kaq redesi ky tjetersimi qe thua ti? Per 50 vjet a me shume, ai vreshti i plakut faktikisht nuk ishte as i plakut, as tendi. Enveri uk e beri kete sepse mendoi qe do te vinte dita qe vreshti te mund t’i kthehej plakut, prandaj plaku te mos kishte problem meqe nunk na paska pasur shenim. Po ta them une, qe ne mendjen e vet Enveri as qe pordhi te bente formalitete, sepse ne mendjen e vet Enveri dhe pasardhesit etij (nuk e kam fjalen thejshteper pasardhesit e tij biologjike) ishin te sigurte qe do te ishin te perjetshem ne pushtet. Pune tjeter se vajti ashtu si vajti dhe tashti ne vend ta hedhim fajlin atje kushte me te vertete, ne origjine e gjithe se keqes, vertitemi me muhabete pa buke.
Dopjo ? .
E vleresoj mendimin tuaj.Jo per gje, se per sot ajo prone e nje copke prone tjeter nuk me ka nxjerre nga selameti.
Por dua te demaskoj keta mafioze komuniste qe deri dje ishin parazite ne uzinat,kombinatet,administrata te socializmit dhe nuk them qe ishin pa nje cope prone,sepse eshte absurde te mendoheshe qe ne kohen e Zogut familja te mos kishte nje shtepi,por we sot na dalin nga gjyshet super pronare.
Keto super gjyshet ne mehallen time jetonin dhe e dinin prej ardhjen e njera tjetres.
Rrembe,te rrembejme.
Kush ka kallazh I lumte.
Pra ligji I wild west.
LËMSHIN E BËRI R. ALIA ME SALA FAZLLIQ GËRDECLLARIN!
PËR MENDIMIN TIM DUHET TË RIKTHEHET KOMUNIZMI I PRONAVE.
¿?,ZHDUKU!
Mjaft na cate trapin .Puna e pronave u mor vesh .Ne te fshijme bythen me qyramithke.
Shikoni si punojne e luftojne kryetaret e shteteve per interesat e busnes dhe popullin vendas.
Kinezi investon ne Turqi miliarda dollar
Si mendoni eshte budalla?
Mund te hedhe kapitalisti miliarda investime ne nje vend te pa sigurte?
Edi Rama eshte katastrofe e ekonomise shqiptare.
Mburet me 8 kulla 100 kateshe.
Ne Serbi perseri po shohim investime serioze.
Ky katandisi qe me penicilina te mbaje gjalle fasonerine.
Kush ka 4 klase le t’i bjere lapsit te propagandes Rama.
Rritje pensioni.
Shtim I administrates shteterore duke shpikur zyra pa fund si ajo qe kontrollon KLSH-ne,zyra qe kontrollon korupsionin,zyra qe ben tenderat dhe lloj shpikje. Shto para per pensionistet ,kuptohet me koeficient(nje gisht ne bythe).
Ne parlament shto e shto komisione qe bejne nje vrime ne uje.
Keto jane para nga buxheti I taxapaguesve shqiptare.
Lind pyetja : nga dalin keto para qe do te paguash + edhe parate e 8 kullave+ harxhe te tjera ec e jaket e Edi Rames me haremin neper bote?
Shume i vuajtur duket KM ne foto. Demonet qe ka brenda, nuk po e lejne rehat. Eshte plakur pertej viteve e tij.
Phoenix nga hallet e shqiperise.
Ok,dita.
Keta maloket qe vinin verdalle bllokut..fshihnin nje yrrejtje,nje cmirezeze per qytetaret,pronaret e tradites,intelektualet Aristokrate,qe vetem pasi perfaqesuesi i tyre me i zi,Sali Berisha na beri gjemen,,munda ta shpjegoj.
Keta volen frutet e Perpjekjes Tone. Une i sihje turinjte e ngrefosur te mehmet Elezit ne Koridoret e Zerit Rinise,por nuk me vente mendja qe ishin me shume se pordhe maloku,,ISHTE CMIRE MALOKU.
Edhe sikur enver hoxha te behej pishmam;Ti kthente tokat dhe pronat bejlereve,agallareve,,Keta shpirtdhimet e Tropojes do ti mbanin doren:-Mos shoku Enver!Po i jjep pronat feudo-borgjezeve,rreaksionit kapitalisto-imperialist.Keta iswhin me zi se enver hoxha,por nuk i kuptuam!
Aty ke per t`vdek or malok i zi me burgim t`perjetshem ne kat 8,,T`vij vjollca Vokshi me Adriana Kalane te qajne poshte dritares.