Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama paralajmëron reformimin e Kuvendit: Do të ulet numri i deputetëve, në më pak se 101 ligjvënës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama paralajmëron reformimin e Kuvendit: Do të ulet numri i deputetëve, në më pak se 101 ligjvënës
Lajmi i funditPolitike

Rama paralajmëron reformimin e Kuvendit: Do të ulet numri i deputetëve, në më pak se 101 ligjvënës

Published: September 11, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të ulet numri i deputetëve në Parlament në më pak se 101 ligjvënës.

“Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve”, tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se zbritja e numrit të deputetëve në më pak se 101 deputetë do të kishte, sipas tij, vetëm impakt pozitiv.

- Publicitet -

“Na duhet një cikël i ri reformimi dhe organizimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat padyshim edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në më pak se 101 deputetë, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Ndaj ky ndryshim Kushtetues duhet të jetë objektiv i yni dhe përkon plotësisht me vullnetin e zgjedhësve tanë”, tha Rama.

Mesazhi për deputetët e PS

Edi Rama: Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e katër një qasje, një forcë, një aftësi, si të ishte i pari duke nxjerrë nga vetja një vete të re.

Nuk na mjafton një Grup i ri Parlamentar apo qeverie e re, por një qasje e re ndaj probleme të vjetra dhe sfidave të reja.

Skuadra kampione janë fuqia e talentit dhe e disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë, na duhet kjo mendësi në çdo fushë.

Nuk është vetëm si e mendoj unë nga ana ime këtë mandate, por si unë po stërvis veten time për këtë mandat.

Kush nuk është gati për ta përdorur me një sy të ri e kritik pasqyrën ku shikon veten si pjesë e familjes sonë, gjithmonë sipas vendit që ka pasur në tryezën e përbashkët, duhet të stërvitet shumë fort, ajo që nuk kemi është koha.

ndërkohë ata që sapo na janë bashkuar, u them që zgjedhja juaj është e thjeshtë, doni të rrini të vërdallë 4 vite apo të rrini më përtej 4 viteve, të vlerësoni mandatin tuaj të parë, të jeni ju të parët kudo që është detyra.

Të gjithë bashkë, programi ynë qeverisës, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se sa këtë radhë.

Detyra jonë s’ka qenë kurrë më e qartë dhe konkrete se sa në këtë mandate të 4, të mbyllim negociatat për anëtarësim në fund të 2027.

Janë majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj.

Kapja e majave nuk është e shkruar nga fati dhe as e dhënë nga Zoti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Artan says:
    September 11, 2025 at 9:58 am

    Hallall i Gjato. Pse 101 e jo 101 nuk e morem vesh, por po ta besh 31, numer me fat, mire do besh.

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2025 at 11:27 am

    Kjo eshte puna me e mire qe po ben si udheheqes.Do mbetesh ne histori zoti Rama. Fshati jone me 1,5 miljone ka 140 deputete.Kina me 1,5 miljarde duhet te kishte 140 mije deputete.

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    September 11, 2025 at 5:17 pm

    JO ZOTI RAMA. NUMURI I DEPUTETEVE DUHET TE JETE 80 DHE JO 101,SI PAS RAPORTIT TE POPULLSISE QE KA VENDE.PREJ VITESH KEMI BOTUAR PERSE DUHET SHKURTUAR NUMURI DEPUTETEVE QE PO I PINE GJAKUN KETIJ POPULLI TE VARFERUAR.

    Reply
  • Shqiptar says:
    September 11, 2025 at 5:32 pm

    Kane per te vajtur me mire gjerat, me shume impenjim nga deputetet do kete, gjithashtu edhe me njerez kualitativ, sa me pak me mire, duket punetori dhe dembeli.
    Une jam per 81 vete.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 11, 2025 at 10:46 pm

    Ndryshimet kushtetuese per numrin duhet te behen qysh ne vitin 2026 qe te jepet kohe per te gjitha rregullimet,jo te lihet vìtin e fundit para zgjedhjeve dhe tollovi pastaj.

    Reply
  • Pensionisti says:
    September 11, 2025 at 11:02 pm

    80 deputetë duhet të jenë në raport me numrin e zgjedhësve dhe jo me këto privilegje që nuk kanë të mbaruar…boll më se na ka ardhë aty ku nuk mban….

    Reply
  • vlonjati says:
    September 12, 2025 at 2:07 am

    60 deputet eshte numer perfekt per Shqiperine (1 deputet per 45000 banore), edhe 100 apo 101 qe thote Rama, jane shume. Ne kemi 1 deputet per 19.000 banore, Hollanda ka 1 deputet per 190.000. Gjermania 1 deputet per 114.000 banore. Ne i paskemi prej floriri deputetet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?