Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Po përgatisim një program kombëtar për Inteligjencën Artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Po përgatisim një program kombëtar për Inteligjencën Artificiale
Politike

Rama: Po përgatisim një program kombëtar për Inteligjencën Artificiale

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Dytë të Inovacionit, theksoi se po përgatitet një Program Kombëtar për Inteligjencën Artificiale, i cili do të jetë i hapur për individët dhe i detyrueshëm për administratën publike.

“Programi kombëtar për aftësimin në teknologjinë e inteligjencës artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike”, tha kryeministri.

Rama tha se Shqipëria do të investojë gjithashtu në një strukturë publike “cloud”, në një kapacitet kombëtar kompjuterik dhe në një katalog kombëtar të të dhënave të hapura. Sipas tij, po shqyrtohet edhe mundësia e ngritjes së qendrave të të dhënave.

“Është domosdoshmëri që ne tanimë të ngremë një strukturë publike “cloud-i’’ dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurtë qoftë për sipërmarrjen, qoftë për botën akademike.

Një katalog kombëtar të të dhënave të hapura me standarde ndërveprueshmërie është i domosdoshëm që shërbimet dhe platformat të ndërtohen gjithmonë e më shpejt, por edhe gjithmonë e më të saktë dhe ndërkohë kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data center-ave, por duhet ta them qysh në fillim që është shumë më komplekse kjo temë sesa ç’duket në pamje të parë.”, shtoi ai.

Ai u ndal edhe tek, sipas tij, hendeku i madh krahasuar me sektorin publik. Rama tha se vetëm 24% e bizneseve tregtojnë online dhe rreth 9% përdorin Inteligjencën Artificiale. Për këtë arsye, ai tha se qeveria planifikon pilotime mes institucioneve publike dhe kompanive private në turizëm, bujqësi, shëndetësi dhe financë.

“Kemi në plan të bëjmë disa pilotime midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private në sektorin e turizmit, të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të financës, në mënyrë që të nxisim inovacionin dhe të nxisim rritjen e përdorimit të teknologjisë në këta sektor kyç.”, shtoi ai.

Rama bëri të ditur edhe se qeveria po punon për një sistem të prokurimit publik 360 gradë me Inteligjencë Artificiale dhe për rikonceptimin e platformës e-Albania në versionin “e-Albania 2.0”.

“Në ndërkohë që jemi duke punuar intensivisht për të ndërtuar të parin sistem 360 gradë të prokurimit publik me inteligjencë artificiale dhe për të ri dizajnuar e-Albania-n dhe për të hyrë në gjeneratën e dytë të saj, e-Albania 2.0, me standarde të reja shërbimi dhe me një aksesueshmëri shumë më të lehtë.

Të gjitha këto janë pjesë e një për procesi që vazhdon në mënyrë të përditshme. Diella tanimë është konsoliduar dhe ne po punojmë për të shtrirë modulin me fëmijët e Diellës edhe në zona të tjera të administrimit publik.

Në mbyllje dua të theksoj diçka për të gjithë sektorin. Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive dhe këtu unë nuk kam parasysh thjesht çfarë u shfaq në publik, por kam parasysh edhe diçka tjetër, standardet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes”, shtoi Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?