Nga Dritan Goxhaj
Është me të vërtetë për të ardhur keq kur sheh se si, dhe sa poshtë ka përfunduar mendja njerëzore, morali dhe etika njerëzore e disa prej atyre që shumica i konsiderojnë si biçim intelektuali, kur sheh e lexon tituj të tillë të bërë nga tipa si Bardhyl Mahmuti.
Të vjen keq, mua personalisht flas, kur e shoh që një qënie njerëzore, pamvarësisht statutit të vet në këtë shoqërinë tonë, e përdor gojën në vend të fund-shpinës. Ose, si i thonë në gjuhën popullore: “Mendon e flet me fund-shpinë”.
Në këtë kundër-reagim timin e kam etiketuar këtë individin, shqipfolës dhe druzhe (shok) në gjuhën serbe, pasi mentaliteti që ky shfaq në këtë reagim të tijin i përngjet atyre të sllavëve të Jugut në mesin e të cilëve edhe është formuar ky individ.
Shqipfolësi patronazhist druzhe (shoku) Bardhyl Mahmuti ka vendosur që prej fillit të reagimit të tij të merret edhe me familjen time, duke ju referuar një gjoja miku të përbashkët: “m’u kujtua një miku im, që kishte reaguar ndaj atyre, që prapa çdo gjëje shihnin fytyrën, dorën apo hijen e Edi Ramës”.
Duke qënë se ky zotëri ka shkruar ngjashëm si sllavët e Jugut, duke e implikuar edhe familjen time në këto polemika të miat me të, jam i detyruar që ta sqarojindividin shqipfolës druzhe Bardhyl Mahmutin.
Si fillim po i them që, nuk ka mundësi që ai “miku” të jetë mik i përbashkët i joni, pasi unë jam mëse i sigurtëse miqtë e mi nuk janë miq me druzhe Bardhyl Mahmutin, dhe se do bënte mirë që ta pyeste një herë atë “mikun” – nëse më ka takuar ndonjëherë në jetë të vet ai “miku”, dhe pastaj t’i bëjë pyetjen tjetër nëse ndonjëherë ai e ka dëgjuar nga goja ime pretendimin ,tëcilin e apostrofon “intelektuali” Bardhyl Mahmuti.
Unë e garantoj që jo. Por gjithsesi ia sugjeroj që edhe për siguri të vetën ta harxhojë një telefonatë.
Ndërsa tashti po e sqaroj se është e pamundur që ajoshprehje të ketë dalë nga goja ime, pasi druzhe Bardhyl Mahmuti e konsideron Edi Ramën si persekutor të asaj çfarë më ndodhi mua. Në fjalorin e Gjuhës Shqipe persekutor konsiderohet dikush që e përndjek dhe e torturon dikë në mënyrë të vazhdueshme. Për fatin tim të mirë, por edhe të vetë Ramës, në gjithë kohën që kyka qënë në pushtet, unë personalisht apo edhe familja ime, nuk kemi pasur ndonjë përplasje dhe as përndjekje nga vetë Edi Rama, apo dhe pushteti i tij. Në gjithë këtë kohë as jemi burgosur, as jemi ndaluar, e as jemi akuzuar penalisht, ose edhe publikisht, as nga Rama e as nga ana e pushtetit të tij, pamvarësisht retorikës sime ndaj tij që prej ditës që ka ardhur në pushtet.
Edhe në këtë rastin në fjalë për çështje të ekstradimit tim me kërkesë të Gjykatës Specilale të Kosovës në Hagë, ashtu siç edhe e shkruan edhe kërkesa, është një vendim i asaj Gjykate, e cila nuk është nën hyqmin e Ramës. Kërkesa për ekstradim është një procedurë normale e parashikuar nga ligji, dhe ndalimi në raste të tilla, kur kërkesa shoqërohet edhe me kërkesa shtesë për arsye sigurie, është sërish ligji ai i cili i përcakton këto veprime dhe jo Rama ose dikush tjetër.
Pra, edhe po të dua, por edhe po ta konsiderojmë një moment të tillë, siç thotë druzhe Bardhyl Mahmuti, përveç se juridikisht, por edhe logjikisht Rama është jasht këtij ekuacioni, por edhe sikur të dua, nuk kam sesi ta fus.
Ndaj futja e familjes time në këtë ekuacionin e tij nuk është aspak mentalitet i shqiptarit, pasi shqiptari kurrë nuk është marë me familjen e kundërshtarit, por vetëm frikacakët dhe sllavët e Jugut i kanë përdorur për kërcënim familjet e kundërshtarëve të tyre. Ndaj edhe në këtë aspekt e konsideroj këtë individ, duke iu drejtuar serbisht, me druzhe (shok).
Për më tepër, druzhe Bardhyl Mahmuti citon një thënie të atij “mikut”, të cilën po e sjell të plotë: “Reagimet e atyre që në shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut shohin fytyrën e Edi Ramës, më kujtuan kohën kur pushtuesit serbë na kishin ndaluar të presim dru në pyjet tona, për t’u ngrohur në dimrin e acartë. Nga frika se mund të zbuloheshim, kur futeshim “ilegalisht” në pyll çdo lis na dukej si fytyra e rojtarit të pyllit”.
E falenderoj për këtë sqarim, pasi tashti po e kuptoj arsyen e vërtetë se pse druzhe Bardhyl Mahmuti, ndoshta edhe ai “miku” i tij, nuk kanë ardhur në luftë për çlirimin e Kosovës dhe asnë dy luftrat e tjera në trojet Shqiptare për të drejtat e tyre, gjatë viteve 1997-2001, pasi, mesa duket, këtyre çdo pemë e atyre trojeve u dukej si polic ose paramilitar serb, ose edhe ndoshta si ai roja serb i pyllit dhe, nga frika se mos i kapte ose i vriste, preferuan të qëndronin ngrohtë pranë grave të tyre në Perëndim, ndërkohë që bashkatdhetarët e tyre luftonin dhe familjet u masakroheshin.
Më tej druzhe Bardhyl Mahmuti më akuzon për shpifës pasi kam konsideruar duke u bazuar mbi rrëfimin e tij në shkrimin e parë, se në atë ceremoni mund të ketë vajtur me ftesë të autorit, pasi nuk mund të ketë vajtur me ftesë të Ramës ose të ndonjë pushtetari tjetër, duke e ditur se nuk ka asnjë njohje me ta. Në këtë rast paskish qënë gabim i imi të cilin e pranoj, po që assesi nuk e pranoj etiketimin “shpifës”, sepse nuk kam shpifur; por, edhe sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe “shpifje” do të thotë “gjëra të pa qëna që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka”. Në këtë rast deduktimi im, se druzhe Bardhyli ka qënë me ftesë të autorit, nuk është as përlyerje ndaj emrit e as ngarkim faji, pasi të marrësh pjesë në një ceremoni ku nuk je autor nuk është faji i askujt. Por, me sa duket, druzhe Bardhyl Mahmuti, duke qenë se fëmininë e ka kaluar mës sllavëve, duhet të ketë probleme edhe me kuptimin e gjuhës shqipe.
Dhe pastaj, si për çudi, pas gjithë asaj “trimërie” që tregon në pjesën e parë të reagimit të tij, shprehet se qënka ndjerë i kërcënuar pse unë i paskam përmnendur Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë! Dhe sërish,ashtu si edhe në shkrimin e tij të parë, ai sërish bën racionalizim, ku edhe më konsideron si nostalgjik i një sistemi të shkuar, duke iu referuar një neni të Kodit Penal të Republikës Socialiste të Shqipërisë.
Edhe në këtë rast, po e lodh pak lexuesin, pëta sqaruardruzhe Bardhyl Mahmutin se unë i jam referuar vetëm neneve të Kodit Penal aktual, dhe përkatësisht Nenit 268 të tij, për të cilin druzhe Bardhyl Mahmuti duket që nuk ka dijeni dhe që, po ta lexoi, do e shohi që edhe ky nen është përfërsisht i njëjtë me nenin e Kodit Penal të vitit 1977, të cilit i referohet ai vetë.
Por unë i kujtoj druzhe Bardhyl Mahmutit, i cili, me sa duket, përveç problemit me gjuhën shqipe ka edhe problem me arithmetikën, pasi unë jam i lindur në vitin 1976 dhe nuk kam si të kem nostalgji për një sistem në të cilin kam jetuar vetëm 15 vjet. Përkundrazi, duket qartësisht që si ish anëtar i atyre organizatave Marksiste-Leniniste në të cilat ka aderuar që nga rinia e tij e deri në pleqëri, e kanë bërë nostalgjik për gjëra të tilla, aq sa edhe mban akoma në arkivat e tij Kodin Penal të atij sistemi.
Por edhe në atë kohë, të cilës i referohet druzhe Bardhyli, si edhe në këtë, çdo ndryshim i simboleve dhe i flamurit, i bërë me vendim të parlamenteve përkatëse dhe i mbrojtur nga Kodet Penale të kohës, nuk ka asnjë arsye për t’u kundërshtuar, siç pretendon druzhe Bardhyl, që unë do të duhej ta bëja.
Duke i kërkuar falje lexuesit që i mora kohë për sqarimet e detyruara të mësipërme, tashti le të vimë te çështjet thelbësore të gjithë këtij debati.
Në reagimin ku është lindur, rritur e shkolluar druzhe Bardhyl Mahmuti ka ofruar dy vula të cilat i paraqet si vula të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Duke qënë se unë nuk jamë historin, por dhe as specialist i historisë së mesjetës, kam qënë i detyruar që t’i referohem atyre që janë marrë me këtë çështje.
Dhe i jam referuar të ndjerit Moikom Zeqo i cili, në shënimet e tija, të cilat edhe janë publikuar shkruan:
“Flamuri i Skënderbeut është një subjekt kryesor i skënderbeologjisë.
Dijetarët kanë shkruar mbi këtë flamur, por saktësia dhe akribia shkencore ka lënë shpesh për të dëshiruar”.
Flamuri i Skënderbeut është përshkruar nga disa autorë.
“Anonimi i Tivarit, në vitin 1480 (i cituar prej Biemit, fq. 23) thotë: “L’insegna di Skander begh era un’ aquila negra distinta in dua teste sopra campo rosso” (Flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të zezë me dy krerë në një shesh të kuq).
Marin Barleti, 1508 (fleta XV), thotë: “Rubea vexilla nigris et bicipitibus distancta aquilis gerebat Scanderbegus“. (“Flamur i kuq i Skënderbeut me një shqiponjë të zezë dykrerëshe.”)
Të gjithë autorët, që janë bazuar te Barleti përmendin të njëjtën gjë.
Dhe po në kujtimet e tij Moikom Zeqo thotë:“Rafigurimi i shqiponjës dykrerëshe me Yllin e Davidit në vulën e madhe nuk është autentik me flamurin.
Fjala vjen, Barleti nuk e përmend asnjëherë faktin, se mbi shqiponjën dykrerëshe është Ylli i Davidit.
Një fakt tjetër substancial është se shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut nuk ka patur asnjëherë kurora mbretërore, sepse dihet, që Skënderbeu nuk e pati asnjëherë titullin e Mbretit të Shqipërisë.”
Ndërsa Prof. Shyqyri Nimani, në librin e tij të botuar në vitin 1996 me titull “Trojet shqiptare në harta dhe stema”, shkruan: “Gjatë një udhëtimi në SHBA, në ekspozitën e madhe « ART & CARTOGRAPHY » në qytetin e Çikagos, organizuar nga The Newberry Library, qenë ekspozuar harta unikale (manuskripte), tepër të rralla dhe absolutisht shumë të rëndësishme.
Aty qe ekspozuar edhe «Harta Portollane e Mesdheut» e vitit 1456, një manuskript i pikturuar në pergamenë, pronë arkivore e bibliotekës dhe Newberry Library në Chikago – koleksion i Edward E.Ayer-it, nr.3. Dhe harta ka shënimin : «Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate majori carum anno domini MCCCLVI».
Dhe më tej z Nimani vazhdon: “Kjo hartë përfaqëson maksimumin e njohjes gjeografike të botës, përpara zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombi më 1492.Aty janë shënuar emrat e vendeve dhe të qyteteve kryesore dhe 41 flamuj të shteteve evropiane, më 1456.E jashtëzakonshmja dhe e papritura për ne shqiptarët është se pikërisht në figurën gjeometrike, gadishullore të Shqipërisë, është vizatuar edhe flamuri i Skënderbeut.”
Prof. Shyqyri Nimani e ka botuar të plotë hartën e vitit 1456, në faqen 55. Flamuri ka një majë të vogël mbi shtizën vertikale. Duket qartë në të, figura e shqiponjës dykrerëshe, por pa Yllin e Davidit.
Ndaj edhe Moikom Zeqo në shënimet e tij thotë:“Dihet që edhe vetë stema e Kastriotëve është ndryshuar, është mbingarkuar me kurorat mbretërore, se trashëgimtarët e familjes së Kastriotëve, për shkak të titujve që kanë marrë më vonë, i kanë shtuar atribute të tjera stemës së thjeshtë, civile, dhe autentike të Gjergj Kastriot Skënderbeut.”
Ndaj edhe stema e parë e paraqitur nga druzhe Bardhyl Mahmuti, ajo me yllin e Davidit sipër kokave, stemë të cilën në 17 janar të vitin 2018, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, e ka ekspozuar Edi Rama duke e paraqitur si “Vulën e akteve shtetërore” të Skënderbeut, por që në realitet nuk është vërtetuar asnjëherë që ajo është përdorur nga Skenderbeu, sikundër thotë edhe Moikom Zeqo.
Kjo është përdorur nga autori i shtatores në mburojën e Skënderbeut. Ndërkohë që historia jonë ka vërtetuar se stema e shqiponjës me dy koka me yllin e Davidid sipër është stemë e përdorur nga familja e Balshajve.
Prandaj këtu lind pyetja: A është e mundur që Skenderbeu të ketë përdorur si vulë të tijën një stemë të një familje tjetër fisnike shqiptare të asaj kohe?!
Në këtë rast duket qartësisht që autori i shtatores është ndikuar nga Edi Rama. Në kësi rastesh, në këtë “nahijen” tonë, o druzhe Bardhyl Mahmuti, i thonë: “Me propozim nga lartë e me miratim nga poshtë”. Kjo, pasi paratë i kanë paguar shqiptarët nëpër botë, ndërsa për bërjen e saj ka ndikuar një narcist.
Në të vetmin rast, në të cilin është vërtetuar përdorimi i Yllit, si stemë e familjes së Kastriotëve, ai ndodhet nëNapoli ku ndodhet Kisha monumentale Santa Maria La Nova, në të cilën është varrosur nipi i Skënderbeut,Konstandin Kastrioti, djali i Gjonit, dhe varri është ndërtuar nga gruaja e Skënderbuet, Donika Kastrioti (Komneni). Dhe brenda një kornize anësore të atij varriështë gdhendur një mburojë ovale. Në qendër të saj shquhet shqiponja dy krenare me kurorat mbretërore mbi kokat. Në mesin e dy kokave del në relief ylli me tetë cepa. Pra këtu ylli nuk është ai i Davidid, por tjetër.
Tashti le të vimë tek vula e dytë, në të cilën duket një shqiponjë me një ujk nën kthetrat e saj, vulë të cilën druzhe Bardhyl Mahmuti e paraqet se edhe kjo i përket Skënderbeut.
Në realitet, bëhet fjalë për një vulë e cila ndodhet në muzeun e Kopenhagenit, në Danimarkë, e regjistruar atje si vula e Skënderbeut, dhe që edhe këtë vulë e solli në Shqipëri për ta ekspozuar Ilir Meta kur ishte president, si kundërpeshë të eskpozesë së vulës së Skenderbeut nga ana e Edi Ramës në janar të po atij viti, 2018.
Por më pas studiuesit e huaj, përfshi këtu edhe ata danezë, e kanë specifikuar se kjo vulë nuk është vula e Skënderbeut. Kjo, ngaqë mbishkrimi në atë vulë është në gjuhën greke dhe deshifrohet kështu: “MBRETI ALEKSANDER,(ISKANDER)) ME MËSHIRËN E ZOTIT PERANDOR I ROMANËVE, SUNDUESI I MADH I TURQVE, SHQIPTARËVE, SERBËVE DHE BULLGARËVE”
Ndërkohë, sikundër dihet, se Skënderbue kurrë nuk e shpalli veten mbret, prandaj në të gjitha letërkëmbimet e tij me fuqitë e kohës ai nënshkruan: “Princ i Shqipërisë dhe Epirit”.
E shoh që nga padija dhe nga nxitimi, thjesht druzhe Bardhyl Mahmuti ka hapur internetin ka shkruar në të “vula e Skënderbeut”, dhe ka marrë fotot e para që i kanë dalë, pa i hyrë një investigimi të lehtë.
Dhe pastaj ka vazhduar në këtë rrokopujë, dhe në fund po mundohet të na paraqesi këtu, vula dhe stema të cilat nuk përfaqësojnë dhe nuk kanë qënë asnjëherë pjesë e asaj periudhe që njihet si Skënderbeologji.Dhe, me këtë nivel “intelektual” të druzhe Bardhyl Mahmutit, eja e beso se ky filozof ka kryer studimet nëuniversitetin e Parisit!
Dhe kjo që kërkon të na bindi ky lloj njeriu cënon direkt historinë tonë dhe kulturën tonë, pasi t’i imponosh popullit simbole të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të dhe historinë e tij, është manuipulim i historisë dhe kulturës, dhe kjo i shërben vetëm fqinjëve tanë, dhe interesave antishqiptare.
Ndaj vënia e UJKUT, SIMBOLI I FASHIZMIT, mbi supin e Heroit tonë Kombëtar është jo vetëm cënim por vepër antikombëtare. Dhe po e njëjtë është tentativa e atyre si druzhe Bardhyl Mahmuti që mundohen të mbrojnë këtë veprim antikombëtar, i cili cënon simbolet tona.
Dhe këtu nuk po i hyj fare temës të paraqitjes së Heroit tonë Kombëtar në këmbë, e cila është një poshtërim që i bëhet vetë Skëndërbeut. Pasi në mesjetë, kohë në të cilën ka jetuar dhe vepruar Heroi ynë Kombëtar, kali ishte simbol i asaj epoke, pasi tregonte lavdi, dhe ta zbresësh kalorësin nga kali, do të thotë t’i heqësh lavdinë.
Ndaj, bazuar në sa më sipër, e konsideroj Bardhyl Mahmutin një shqipfolës në shërbim (uroj ta ketë nga padija) të qarqeve antikombëtare shqiptare. Dhe këto qarqe, të cilat vazhdimisht tentojnë ta cënojnë figurën e Skënderbeut, i përkasin kryesisht sllavëve të Jugut, prandaj dhe i drejtohem me epitetin druzhe.
Ps: Jam i bindur se e kam ezaurur si nga ana historike, por edhe gjithë çështjet e tjera që ngre druzhe Bardhyl Mahmuti. Edhe nëse do të ketë ndonjë kundër-reagim nga ky individ, unë nuk do të merrem më me të, por vetëm i them: Zoti të ruajt shëndetin, se mendja ka kohë që të ka lënë!
19 shtator 2024
Dritan Goxhaj!
As te njoh dhe nuk kam interes .
Nuk e ka me ty se me sa lexova ti e ke problemin me nje person qe une as nuk e njoh dhe as kam deshire ta njoh.
Zj,dita ,perse eshte ky shkrim?
Mllef dhe asgjë tjetêr. Shtatorja e Skënderbeut mund të shihet sipas syzeve të secilit, por të thuhet se fytyra e tij është ajo e Edi Ramës është një idiotësi e thellë foshnjërake. Askush nga ata që i djeg zjarri i dëshirës për të mbetur në histori nuk do të pranonin të hynin me kostumin e personazheve që i kanë ngulur të dy këmbët në terrenin e bronztë të saj. Hartimi i hakmarrësit në nivel papjekurie ia përdhos patriotizmin e nderuar të pjesëmarrjes në luftën për çlirimin e
Kosovës.
Një duhet thënë këti që mundohet të fyen ose përbuzë z.Bardhyl Mahmuti në të gjitha ato që mendon se i ka avantazhe a kontribute kundraj z.Mahmuti ky duhet ta dinë se është nën çdo nivel edhe nëse në 3 luftëra dhe 303 beteja të këtë marrë pjesë
Dhelpra Ujku,Ylli davidit,hundecycka,jane elemente Ornamentale te Narcistit Edi Rama.
Te pakten nje element te njohur nga pershkrimi i portretit te Skenderbeut nga Barleti dhe evidente ne te gjithe portretet e Hershem te Skenderbeut-HUNDA SQEP SHQIPONJE OSE HUNDA ME KURRIZ, nuk egziston ne kete Bust,
Edhe mjekra e gjate e Skenderbeut eshte modifikuar ne surratin e parruar te Edi Rames.
Eeee laparak !Edhe ketu fute turinjteeee?????????????????
Po patem share malokun sygelldoqen,qe fuste syrin te brima celesit,pergjonte qytetaret..
Ti u bere me keq se maloku.
Një shkrim i pistë, që përmes vulgaritetit dëshiron ta poshtërojë kundërshtarin e tij.
E turpshme kjo kur përdoren ofendime ndaj personalitetit të Bardhyl Mahmutit.
Aq më keq, Dritani dëshiron të na bindë se kjo shtatorja po i përngjaka Edi Ramës.
Po ne i nderuar kemi edhe sy dhe kemi lexuar edhe ne pakëz.
Shko pak te Doktorri!
Dritan,sikur të jetosh treçind vite,Bardhylin nuk do ta arish as në trimëri, as në patriotizëm,as në sakrific e kontribut për atdheun.
Cilat virtyte dhe qëndrime ka Bardhyli e dimë ne që bëmë burgje Serbie me të.
Sa i përket intelektualizmit e vendosen profesorët eminent të Universitetit të Llozanes,të cilët e notuan shumë lartë.
Kësaj i shtohen edhe librat e njëpasnjëshme,secila më e mirë se tjetra të Bardhylit.
Ti mik,sa poshtë paske rënë me këtë reagim,i cili vetëm reagim nuk qënka.
Merre atë baltë që paske derdhur këtu dhe lyeje fytyrën tënde,nëse të ka mbetur fare.
Mua me duket si fetyra e Rames.
KRIMINELI “PATRIOTIK” DRITAN GOXHAJ NE VEND TE SHKOJE TE DOREZOHET NE HAGE PER TA PYETUR PROKURORET: PSE DEKONSPIROI DESHMITARET QE KALLEZUAN BANDEN VRASTARE TE HASHIM THACIT, KY FANATIK ENVERIST HIQET SI PROFESOR HISTORIE DHE FYEN DHE ANATEMON INTELEKTUALET E MIREFILLTE?
prandaj:
Kjo dacibao mllefi e publikuar pa asnje llogjike publike ne gazeten DITA eshte pa vlera gazetarie, eshte krejt amorale per Boten Demokratike, e shkruar nga nje kriminel qe nuk ka tagrin per te shitur vlera morale derisa Gjykata e Hages e kerkon per te dhene spjegime pse dekonspiroi deshmitaret e krimeve te bandes vrastare te Hashim Thacit dhe i fshihet Hages si nje mi enverist, nderkohe qe del si gjel “patriotik” ne cdo studio TV njesoj si gjobavenesi i Rilindjes Adriatik Doci apo burgaxhiu i Belgjikes, Gjermanise, Kosoves, fanatiku i Enverit, Idajet Beqiri qe ja shohim fytyren e shemtuar cdo dite ne emisionet TV si avokat famoz i Rlindjes enveriste
Në kohën e Skënderbeut fjala Shqipëri nuk kishte dalë në qarkullim
Nuk kemi një statujë të Skënderbeut por një statujë të Edi Ramës
Përse grinden mes tyre enveristët ?
Shkrim idiot I nje njeriu qe I ka hyre vetja ne qejf se I duket sikur eshte koke e madhe kur dihet qe koke me te madhe se si e ka …nje koleg I tij!
Problemi është se futet politika e shekullit 21 në ngjarjet e shekullit 15. Skulptorët kur paraqesin një person që i përket shekullit të 15-të duhet të bazohen në dokumentat dhe gravurat e kohës dhe jo të fantazojnë se si mund të ketë qenë pamja e heroit. Një skulptor hungarez n’a e paraqiti Skenderbeun krejt ndryshe, sikur i ngjante më shumë një figure sllavi. Në shtatoren e tanishme po lindin polemika mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, duke u kapur në argumenta të çuditëshme. Asnjëri nuk ka të drejtë të fantazojë, kur bëhet fjalë për heroin simbol kombëtar, sikurse është Skënderbeu. Kështu p.sh. Mjekra duhej të ishte e gjatë, ashtu sikurse është në gravurat e kohës dhe monumenti i Tiranës e ka të saktë. Nuk mbanin mjekra të shkurtëra në shekullin e 15 dhe autori këtu ka gabuar. Po kështu futja për herë të parë lëkura e ujkut dhe ylli me gjashtë cepa në shtatoren e Skënderbeut është e gabuar, sepse duhet të kesh dokumenta për t’a paraqitur dhe jo me fantazi të pabazuara. Meqënëse lindën polemika të ndara mes kosovarëve dhe shqiptarëve të Shqipërisë, le të themi që shtatorja e Sicilisë është shtatorja kosovare e Skënderbeut, ashtu si u paraqit shtatorja hungareze e Skëndërbeut, por kursesi nuk është shtatorja e Shqipërisë Londineze, sepse nuk ngjason me atë të Tiranës, e cila është krijuar nga një Komision ku kanë marrë pjesë historianë, skulptorë, etj. deri sa ranë dakort me atë pamje.
Shqiperia behet vetem pa Sali Halene.
Po ta shohesh me vemendjen ,futura e Skenderbeut qe diskutohet ngjan me fytyren e artistit gjeorgjian qe luajti rolin e Skenderbeut ne filmini me kete TITULL.Sic Duket ,autori Ka marre model kete fytyre.Kjo future me shume ngjan sot me fryrjen e Arturo Zhejin sesa me Edi Ramen.Skenderbeu nuk Ka ndenjur gjithe kohen mbi kale.Ka ecur dhe me kembe.Autori ashtu e perfytyron,por kjo nuk ia ul lavdine.Shikoni filmini,takimin e Skenderbeut me popullin ne kruje :” Pamja qe kam sot para syve…”Kete pamje Ka marre per model autori.Sidoqofte shkrimin e autorità e vleresoje.Ka mendimin dhe te drejten e tij ta shfaqe .Ajo e mban lart figure e Heroit kombetare dhe nuk e poshteron.
Me sa kuptoj une ketu s’ka te beje fare as historia,as skulptori dhe as shkrimtai e opinionistet por thjesht Spiropali qe ka paguar qe Skenderbeu te jete sipas vleresimit te saj. .
Kushdo qe e ka pare ate Shtatore te Skenderbeut e sheh qarte se eshte bere me fytyre te Edi Ramen. Problemi eshte se disa e pohojne kete, kurse disa e mohojne. Pra thjesht te paret jane te sinqerte e te dytet hipokrite.
Nxitimi i Spiropalit aq qesharake pas asaj “Perle” qe e lartesoi ne poste te larta se” Edi Rama eshte Skenderbeu i shek. 21 ” per ti vajtur prane Shtatores ne inaugurimin e saj flat qarte. Ajo donte te shihte ne bronx ate fytyre qe i sjell ne mendje fjalimet ne Asamblete e PS.
Mendoj qe ,Dritani ka ber me shume ofendime se sa ka dhen fakte qe te bindet lexuesi per nje figure sic eshte Batdhyli.Kisha deshiruar te them se:Bardhyli edhe pse ka lindur dhe eshte rritur ne nje qytet shqiptar,kurrrrrr nuk e besoj se ka permendur fjalen nencmuese “druzhe”.Drotani eshte rritur ne Atdheun e vet ,eshte edukuar pa u penguar kur e ka mesuar historine e kombit tone,nuk i eshte kercenuar jeta te burgoset dhe pikerisht kesaj,i eshte mos mirenjohes REALITETIT.Bardhyli dhe te gjithe Bardhylat ,ate liber ate histori qe Dritani e ka lexuar pa frik ne binlioteke ose ne shtepi,nuk i ka shkuar policia per ta arrestuar.Bardhyli,dashurine per Kombin e ka bere pjese te shpirtit te vet ,nga prinderit,shoket te cilet kane sakrifikuar per clirimin e trojeve tona….Pamvaresisht kesaj e kam me te ndigjuar nga nje moshatar i Bardhylit qe me guximin e rralle me ate force shpirterore si ka qen pjese marres ne demonstratat e 1981 ,se si me nje trimeri i pa frikesuar se si shprehet para kameres te fashisteve rusoserb..Per jeten e Bardhylit,cdo shqiptar mendon se: eshte nje atdhetar me baza te forta,eshte nje clirimtar themelues i UCK- ese te lavdishme dhe anetar i nderuar i levixjes kombetare.Mos Dritan,ruaje modestin se edhe ti ke meritat e tua,por mos u zemero ne kete menyre per te ulur personalitetn e nje figure shum te cmuar kombetare .Mosssss.
Dritani përpiqet ta paraqesë Bardhyl Mahmutin si tradhëtar në një gazetë në Republikën e Shqipërisë, ku ai mendon se lexuesi nga ky shtet nuk e ka idenë se kush është Bardhyli e mund të shpifë e të fëlliqë me etiketime që atij i konvenojnë. Fatkeqësisht ai harron se emri i Bardhyl Mahmutit mund të mos jetë aq i njohur në Shqipëri, por pjesa tjetër e kombit e di shumë mirë kush është Bardhyl Mahmuti.
Vetëm që ta dini:
Bardhyl Mahmuti vjen nga një familje me tradita patriotike. Babai i tij ka qenë profesor i filozofisë dhe ka qenë i burgosur politik për veprimtari atdhetare.
Bardhyl Mahmuti ka qenë në ballë të demonstratave të vitit 1981. Pas atyre demonstratave është burgosur e dënuar me shumë vite burg.
Ka qenë veprimtar i shquar për çlirimin e Kosovës. Njeriu që i ka dhënë kthesë në marrëdhëniet diplomatike të UÇK-së me SHBA dhe vendet e tjera të NATO’s duke qenë përfaqësues politik i UÇK-së.
Bardhyl Mahmuti me librin e tij “Mashtrimi i madh” ka demaskuar gjithë librat e bardhë e të zi për Kosovën, të cilat i ka hartuar shërbimi sekret serb.
Bardhyl Mahmuti është një shkrimtar i shquar dhe ka një bagazh me libra, artikuj e punime shkencore për çështjen e Kosovës. Ai është një njeri i përkushtuar dhe vizionar.
Ti drejtohesh Bardhylit me fjalët “fundi i shpinës” e me “druzhe”, kjo vërtetë të bën të mendosh se ku fshihet qëllimi i Dritanave.
Ky shkrim duket qartë që nuk është shkruar vetëm nga Dritani, shiheni dallimin e stilit të tij në disa variante në të njëjtin shkrim.
Përveç etiketimit “druzhe” si etiketim për serbofilët shqipfolës, dhe fjalëve të pista që përdor si ajo e “fundit të shpinës”, nuk ka sjellë diçka të re në këtë shkrim. Më shumë ka fëlliqë gojën e vet duke treguar një kulturë prej rrugaçi.
Ajo pjesa për historinë çalon krejtësisht, nga mosnjohja e historisë dhe simboleve të Gjergj Kastriotit.
Uroj që Bardhyl Mahmuti të ketë durimin e nuk merret fare me këtë shkrim dhe Dritanin & Co i cili nuk e meriton as një minutë vëmendje për të dhënë një përgjigje.
Jeni shume i sakte. Brdhyl Mahmutineshte vlere kombetare. Te tjerat i keni thene ju! Shendet e gjith te mirat
Te besh Edi Ramen Skenderbe eshte si te kesh dale nga spitali psikiatrik.
Kur dikush shkruan mirë ne i themi „E paska qarë shkrimin“.
Por ky Dritani „E paska dhjerë fare“…
Shkrimi i Dritanit eshte akuze e hapur kunder Druzhe Rames.
Ju qelbesirat e Ramutit shikoni cfare mban Rama ne tavolinen e punes, pastaj komentoni per Dritanin.
Kadareja ka shpjeguar njehere e nje kohe qe simboli i ujkut perdorej per serbet.
Ramuti, si langaraqi Adrian Klosi, po hedh teorine qe Skenderbeu ka qene Serb.
Kjo eshte simbolika e Ujkut, qe nuk lidhet fare me Skenderbeun,.
Qe ju putanat e Ramutit jeni plerat me te ndyra antishqiptare, kjo dihet.
Dhe qe Intelspiuni serbo grek eshte rreshtuar bashke me Rilindjen kunder Dritan Goxhajt, ben muu me ke eshte rreshtuar Rilindja kunder Shqiperise dhe Kosoves
Me Putinin dhe Vucicin,
Ky eshte Ramut kurva, tradhetari i ndyre i Dule Vucicit
Dritanit nuk i vini te thembra e kepuces, se jeni kellira te ndyra qe jeni ngjitur si muti pas shallvareve te Ramutit,,
Copa kermash
Ne rregull ne se bejme komente se kujt I ngjan fytyra.
Vijme te fytyra e Zhan-d Arces .
Fytyra e Bubulines.
Fytyra e Mona lisa.
Keto jane fytyra te prostitutave te njohur dhe ne baze te tyre jane bere pikturat.
Hidhini poshte.
Intelektuali ka te drejte .
Ky Goxhaj qenka deconspirati I deshmimtareve.
Pra jemi ne nje shtet qe derrit I thone daje.
Qenke i pa edukuar Aldrip.Nuk e paske ditur se druzhe edi eshte ai i cili i rrin Republikes se Kosoves me thike prapa kurrizit?perse more kaq zjarr per te ofenduar ne baze krahinore ,nuk ke as etike te fjales as lidhshmeri ndaj nje indivdi,por e fute kosen e serbit per te hedhur vrer.Te kesh turp qe zemerimi dhe arroganca jote eshte pa ndonje dallim e armiqeve te mbare kombit shqiptar.Ti shqipetar je?se po behemi te dyshuar.Sulmi akuzat e tua ne kete menyre me cojn ndermend thenien e nje filozofi we thote: gishti i yt Ju,na sulmon ne shqiptareve qe jemi te Shqiperise etnike,ndersa ti na qenke 75% jasht keti trungu.Qenke i mjere i afte si nje rusoserb vucic-lavrov.
Dritan, kame nje respekt per ty,por me kete shkrim ke rene ne nivelin e qoftelargut intelektuali.Kontributin e Baerdhylit e dine gjithe shqiptaret.Me vjen keqe.
Ore lexojeni njihere artikullin dhe pasi ta keni analizuar komentoheni. Besoj qe Artikull shkruesi e ka argumentuar tani eshte radha e z. Bardhyl te Percocet.
Pergjigjet
Shume e bukur ajo shtatorja e Edi Rames me veshje te Skenderbeut, e inaugurume ne Hora Arbereshe me 30 gusht 2024. Pergezime aurorit pejan Gezim Muriqi per percjelljen e sakte dhe mjeshterore qe i ka ba kryeministrit te Shqiperise…
Po të krahësosh nivelin e Z. Bardhyl me atë të Dritanit (Goxhaj) është si të krahësosh nje mal të madh me një breg të vogël! Dritanit i mungon kultura e gjerë dhe e thellë e mbi të gjitha etika e debatit! Gjuha e tij ndaj nje personaliteti të përkorë si Z. Bardhyl është njëjtë si gjuha e harbutit ndaj fisnikut! Me gjithe respektin për kontributin e Dritanin në luftën e Kosovës, që sidoqoftë është e pakrahësueshme me atë të Z. Bardhyl, shkrimi i Goxhajt është për të ardhur keq!
Sakte Pejani.
Kush I ka dhene jete kesaj ideje te fytyres se Skenderbeut?
Me sa shoh eshte vete Rama .
Mendja e tij vetem djallezira shpik.
MALI,KJO SPIROKURVA E DHA ATË IDE.
IDE LESHI.
Rrofte Luli.
Gjerat kane rradhe.
Edi Rama eshte I semure mendor,me fiksime qe u celnikosen nga pushteti absolut qe nderton ne shqiperi.
Bashke me Sali Berishen e zhduken demokracine ne shqiperi.
Ai maqedonasi eshte Burre me tru kur tha sot e 100 vjet shqiperia nuk hyn ne BE.
Te gjitha shtetet rreth shqiperise i kane parametrat e nje shteti europian.
Edhe Kosova ka parametrat e nje shteti i BE.
Shqiperise I mungon demokracia.
Vetem 3 emra po na cajne menderin per 50 vjet Rama,leshi,preshi.
Kthehemi ne temen.
Edi Rama do te beje emer me idiotizma qe nuk kane te sosur.
Me kujtoi nje tregim te Kadarese :Me beni dhe mua nje kenge.
Ky koment është për shkrimin e Bardhyl Mahmutit: “LLOGJIKA” SERBE E MANIPULIMIT ME CITATET E MOIKOM ZEQOS DHE LLOGORREJA ALLAGOXHAJ, pasi atje nuk lejohen komente
Bardhyl Mahmuti është dashtë të tregojë se si u tradhtua BETIMI I UÇK-së dhe pse?! Së dyti, është dashtë të tregojë si u bë që të gjithë njerëzit kyç të UÇK-së të jenë të përzgjedhur prej familjeve më të njohura shqiptaro-jugosllave, që i kanë shërbyer pushtetit pushtues e poshërues serbo-jugosllav e shqiptaro-titist kundër shqiptarëve, që i kanë gëzuar të gjitha privilegjet e pozitat në Krahinën Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, dhe si u bë që veteranët e UÇK-së të mos gëzojnë asgjë nga mundi dhe djersa e tyre lënë në shtigje lufte për ta përmbushur BETIMIN E UÇK-së?… Madje, si u bë që bardhyli dhe bardhylat si ai të kenë pasuri përrallore në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë ?!(kur ndejtën vetëm nëpër hotele luksoze të Evropës, duke treguar përralla me lesh për luftën e lavdishme të UÇK-së!…), ndërsa veteranët e UÇK-së nuk kanë as bukë për të ngrënë, madje, janë po shokët dhe miqtë e Bardhylit i kanë lënë pa punë shumë veteranë shqiptarë të UÇK-së, po, poshtërsia nuk paska brirë, o Bardhyl Mahmuti!
Është mirë të tregosh nga e ke bërë tërë atë pasuri në Prishtinë, ke blerë truall e ke bërë pallat në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës, në “Qytezën Pejton”, dhe merr qira të majme prej saj, bën mirë të tregosh a e ke shtrenjtuar qiranë e saj?… Ke banesë në lagjen “Dardania” e flitet se e ke në pronësi edhe Tregun e Gjelbër në Prishtinë, në Lagjen “Kodra e Diellit” dhe prej saj merr qira të majme dhe prona e prona të tjera në Maqedoni e ku jo, që nuk t’i dimë ne… Po, a po na e tregon nga i more të gjitha ato para e veteranët e UÇK-së nuk kanë bukë për familjet e tyre ose e çojnë jetën me cikërr…
E, ne, dimë shumë veteranë të UÇK-së që nuk ua kanë punësuar asnjë anëtarë familje apo ndonjë fëmijë të tyre, se, përzgjedhjen e bëjnë shokët e tu “patriotë” e “shqiptarë” që ç’ke me ta!… Kujton ti se shqiptarëve mund t’u shesësh dushk për gogla a thana për rrush, kur të përkrahë edhe gazeta DITA, pa u dhënë të drejtën lexuesve të t’i zhveshin maskat “shqiptare” e “patriotike” të tuat e të shokëve të tu “shqiptarë”?!… E fëlliqtë dynjanë, o Bardhyl MahMUTI e nuk po u skuqet “fytyra”!… Po kush i qimë nane ua dha ato kompetenca kaq “pariotike” e kaq “shqiptare”, se?…
DRENICA E KUQE
Rreth keti debati,deshiroj te shkruaj per here te fundit.Indinjati eshte shume e madhe kur dy njerez figura te ndritura te edukuar qe nga femiria e tyre me dashuri per Atdhe Liri,Bashkim Kombetar ,konfrontohen per asnje arsye.Nuk e teperoj kur them se : jemi ne komentuesit te cilet i hedhim benzin zjarit,pra jemi ne ata qe urat e zjarrit ,flakafanet te mos shuhen.Them se eshte gabim i madh.Kur dy luane grinden,ndodhin qe hienat bejne kerdi.Duhet urrejtja te zavendesohet me mirekuptim ,se po filloj keshtu : Bardhyli ka toka,ka apartamente,ka jetuar neper hotele…jemi duke bere akuza te renda .Nen emrin konspirativ Drenica e Kuqe,deshiroj te them se : gjakrat duhet te ulen,per te gjitha ato faktore ndaj luftetareve te lirise ,bijt bijat e popullit tone nuk jane kursyer.Ka invalid te UCK -ese,ka mjerim ,fukarallek mungese te bukes te ne sofer,mungese tesha,mungese te sigurimeve mjekesore…ka ,eshte per te ardhur keq.Por kur thua : shoket e tu ,eshte akuze.Prandaj aftesia jone duhet te sherbej qe keta dy luftetare qe kane len gjurme ne historine e popullit tone,ta shohin njeri tjetrin si vellezer te nje kombi,jo si rival.Armiku kete e deshiron.Te dy jane te vetedishem, se kjo akuze nuk eshte e dobishme dhe akoma me keq ,per njerez me Ideal Qellim te njejte.Shpresoj se do shihni ndjenjen e dhimbjes per kete debat te panevojshem…Te bashkuar jemi me te forte ,sipas asaj thenies te arte te Gjergj Kastrioti-SKENDERBEU.
O, “Flamur Struga”, pse, mos ka qenë Bardhyli në Zonat e Luftës? E njohim Bardhylin më mirë se ti, zotrote, e Drenica që nuk ka pasë as bukë tamam, shokët e Bardhylit e përzunë edhe nga puna… Nëse ty të duket e vërteta akuzë, atëherë, ti paske problem me “kokën” e ‘Flamur Strugës’, që paska dioptri shumë të keqe e qëllimkeqe… Ti po i barazoke ata që kanë ndenjtur në Evropë me ata që kanë qëndruar në Zonat e Luftës… Dhe, ky është kulmi i turpit!…
DRENICA E KUQE
Statujat e Skenderbeut
kudo qe ndodhen,
jane ndertuar pas disa
shekujsh.
Shkrimi i Dritanit i ngjan fleterrufeve qe vendoseshin tek stacioni i autobuzit te Kinostudios tek Banka e Shqiperise.
Pa nivel. Dhe futet e diskuton disa elemente historike, interpretimin e te cilave duhet ta bejne specialiste te historise dhe sidomos ata qe kane studiuar ate periudhe historike. E lexova edhe shkrimin e zotit Bardhyl, te pakten eshte nje shkrim qe tregon kulture.
Te kesh qene pjese e UÇK apo ta kesh mbeshtetur ate, nuk te ben as historian e as te shumeditur. Pjesmarrja ne UÇK, te jep nder se ke luftuar per Atdheun, te jep respektin e te tjereve se mund te kishe humbur jeten, te jep nje vend ne historine e lavdishme te Çlirimit te Kosoves, te ben nje shembull per te gjithe shqiptaret e sidomos per brezin e ri.
Stop Dritan, leri studiot televizive ku flet per çeshtje te tjera jashte luftes. Ruaj figuren qe krijove. Do te jesh me i nderuar…
Te gjithe e shohin se ajo eshte statuje e Edi Rames veshur me arme te Skenderbeut, por ca e pranojne e jane realiste e ca bejne naivin sikur nuk e dallojne.
Edi Rama ne delirin qe e ka kap po e beson vertet se mund ta shohin te gjithe ashtu si e sheh Spiropali, pra si Skenderbeu i shekullit 21.
Dje pashe me krenari takimet e artisteve dhe intelektualeve te njohur te Tiranes perkrah Albin Kurtit ne New York,duke injoruar edi raman. Emigrantet shqiptare e shohin me te drejte Albin Kurtin si Lyderin e gjithe shqiptareve.
Lydershypi nuk imponohet.Ai fitohet.
Edi Rama beje turirin pupac skenderbe,,edhe Aleksander,mor Napolon behu,,Ti do mbetesh kryeministri me i mire i Serbise pas Pashicit,,si e percaktoi ay gazetari gjerman.