Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti, 2 milionë viktima në 50 vjet nga ngjarjet ekstreme klimatike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti, 2 milionë viktima në 50 vjet nga ngjarjet ekstreme klimatike
AktualitetBoteKuriozitete

Raporti, 2 milionë viktima në 50 vjet nga ngjarjet ekstreme klimatike

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Ngjarjet ekstreme meteorologjike, klimatike dhe hidrike kanë shkaktuar 11 778 fatkeqësi natyrore në 50 vitet e fundit, duke sjellë si pasojë dy milionë vdekje dhe miliarda dollarë dëme ekonomike në mbarë botën. Një raport i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), e cila është mbledhur sot në kongresin e saj në Gjenevë, thotë se më shumë se 90% e vdekjeve kanë ndodhur në vendet në zhvillim, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga përmbytjet, stuhitë dhe zjarret është rritur tetëfish që nga viti 1970, për një total prej 4.3 trilion dollarë.

Që atëherë, numri i jetëve të humbura është ulur në mënyrë dramatike falë sistemeve të përmirësuara të paralajmërimit të hershëm dhe menaxhimit të fatkeqësive.

Në Evropë, në 50 vjet ka pasur 166 492 vdekje si pasojë e ngjarjeve ekstreme klimatike, 8% e viktimave në mbarë botën. Ndërmjet viteve 1970 dhe 2021, Azia ishte zona më e prekur nga këto fatkeqësi dhe kjo u reflektua edhe në numrin e madh të viktimave, ndërsa Shtetet e Bashkuara me Amerikën Qendrore dhe zonën e Karaibeve kanë pasur më shumë pasoja materiale.

- Publicitet -

Të dhënat i përkasin vitit 2021 dhe dalin nga Atlasi i OKB-së për vdekshmërinë dhe humbjet ekonomike që lidhen me thatësirat, përmbytjet, ciklonet dhe fenomenet e tjera atmosferike.

Në Evropë në 50 vjet ka pasur 1 784 ngjarje ekstreme që kanë shkaktuar 166 492 vdekje dhe 562 miliardë dollarë dëme. Midis 1970 dhe 2021, Evropa përbënte 8% të vdekjeve të raportuara në mbarë botën. Temperaturat ekstreme kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar humbjet më të mëdha ekonomike.

Azia raportoi 3 612 fatkeqësi natyrore me 984 263 vdekje dhe 1.4 trilion dollarë humbje ekonomike midis 1970 dhe 2021. Gjatë 50 viteve, kontinenti përbënte 47 për qind të vdekjeve globale. Shkaku kryesor ishin ciklonet tropikale: ‘Nargis’ në 2008 u mori jetën 3816 njerëzve. Bangladeshi ka numrin më të lartë të vdekjeve në Azi me 520 758 vdekje nga 281 ngjarje.

Në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe, janë raportuar 2 107 raste të ngjarjeve ekstreme të motit, duke shkaktuar 77 454 vdekje dhe dëme për 2 miliardë dollarë. Midis 1970 dhe 2021, rajoni përbënte 46% të humbjeve ekonomike të raportuara në mbarë botën. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pësuar dëme prej 1.7 trilion dollarë, të barabartë me 39% të humbjeve globale në 51 vitet e fundit kryesisht nga ciklonet tropikale.

Në Afrikë midis viteve 1970 dhe 2021, u raportuan 1 839 fatkeqësi dhe 733 585 vdekje, 95% e të cilave për shkak të thatësirës dhe 43 miliardë dollarë dëme. Cikloni tropikal ‘Idai’ në mars 2019 pati koston më të lartë, 2.1 miliardë dollarë. Në rajonin jugperëndimor 1 493 fatkeqësi, 66 951 vdekje dhe 185.8 miliardë dollarë humbje.

Në Amerikën e Jugut janë raportuar 943 fatkeqësi, nga të cilat 61% përmbytje, dhe 58 484 vdekje me 115.2 miliardë dëme. Më shumë se 60% e humbjeve ekonomike të lidhura me fatkeqësitë e motit kanë ndodhur në ekonomitë e zhvilluara. Megjithatë, ky është dëm i barabartë me më pak se 0.1% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në ekonomitë përkatëse në më shumë se 4/5 e këtyre fatkeqësive.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron
  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?