Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata
AnalizaKronike

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të përballet me stok të lartë çështjesh të prapambetura, mungesë të theksuar gjyqtarësh, probleme me sigurinë dhe infrastrukturën e gjykatave, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon nga Kuvendi rritje të mbështetjes buxhetore për investime.

Ngërçi në funksionimin e sistemit gjyqësor vijon me një stok të lartë dosjesh të patrajtuara, vakanca të theksuara në trupat gjyqësore dhe probleme infrastrukturore në godinat ekzistuese e nevojë për godina të reja.

Të gjitha këto problematika janë pjesë e raportit vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor në Kuvend, si problematika të trashëguara të sistemit për shkak të procesit të vetingut dhe zbatimit të hartës së re gjyqësore.

- Publicitet -

Duke e cilësuar backlog-u si një sfidë të rëndësishme KLGJ pretendon se në përgjithësi ka pasur një frenim të rritjes së backlog-ut dhe ka nisur një ulje graduale e tij, por nga ana tjetër stoku i dosjeve vijon të ketë “peshë të rëndësishme” në ngarkesën e gjykatave, sidomos në gjykatat e apelit.

“Në vlerësimin tërësor të situatës, vihet re një përmirësim i ndjeshëm në indikatorët e efiçencës për gjykatat e shkallës së parë, situata paraqitet disi më ndryshe në gjykatat e apelit. Sikurse është theksuar edhe më parë, stoku i çështjeve të prapambetura është sfida kryesore me të cilën përballen gjykatat. Backlog-u i trashëguar vazhdon të ketë peshë të rëndësishme në ngarkesën e punës së gjykatave”- pranon KLGJ në raport.

KLGJ pranon se mungesa e gjyqtarëve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore dhe në performancën e sistemit dhe se vakancat mbeten një problem strukturor, veçanërisht në gjykatat e apelit.

“Prania e një numri të konsiderueshëm vakancash vijon të përbëjë një sfidë strukturore, me ndikim të drejtpërdrejtë në performancën dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore”, thuhet më tej në raportin e këtij institucioni.

Një vëmendje të veçantë dokumenti I kushton hapave të ndërmarrë për zbutjen e problemit të mbingarkesës në gjykata duke shpërndarë ngarkesën e punës mes gjyqtarëve dhe gjykatave. KLGJ thotë se ka vijuar zbatimi i shortit elektronik dhe rindarja e çështjeve për të garantuar balancimin e ngarkesës.

Në lidhje me nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe profesionale të sistemit, KLGJ ka përgatitur një analizë të vakancave dhe nevojave për rekrutim deri në vitin 2029, duke përfshirë edhe nevojat për staf mbështetës.

Duke u ndalur tek problemet që lidhen me infrastrukturën e godinave të gjykatave, KLGJ rithekson se shumë godina ekzistuese nuk plotësojnë standardet minimale të funksionimit dhe sigurisë, ndërsa mungojnë hapësirat e nevojshme të punës pas zbatimit të hartës së re gjyqësore.

KLGJ I kërkon Kuvendit mbështetje më të madhe financiare për të zgjidhur problemet me infrastrukturën duke e cilësuar atë emergjente.

“Nevojat emergjente për godina të reja kanë lindur, pasi në godinat ekzistuese ku gjykatat ushtrojnë aktivitetin e tyre nuk kanë sipërfaqe të nevojshme pune, nuk plotësojnë standardet e organizimit të brendshëm funksional dhe standardet e sigurisë”, thuhet në raport.

Ndër projektet prioritare për të zgjidhur këtë problematikë është ajo për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Në raport po ashtu konstatohet se ka mangësi në standardet e sigurisë në godinat e gjykatave dhe në këtë kontekst nevojitet investime në sisteme monitorimi dhe kontrolli, që janë pjesë e një projekti pilot që do të zbatohet gjatë 2026-ës.

“Ky projekt synon pajisjen e gjykatave me mjete dhe sisteme teknologjike bashkëkohore, të standardizuara, që mundësojnë monitorimin dhe administrimin e çështjeve të sigurisë në ambientet gjyqësore”, thuhet në raport.

Këshilli kërkon nga Kuvend që miratojë më shumë fonde buxhetore më të larta që do të mbështesnin politikat e ‘reformimit dhe përmirësimit të efikasitetit të shërbimit gjyqësor’

“Një rritje e qëndrueshme e fondeve buxhetore në shpenzime kapitale (investime) në vitet në vijim është thelbësore për përmbushjen e objektivave për përmirësimin infrastrukturor të gjykatave, me ndikim të rëndësishëm në funksionimin efikas të sistemit gjyqësor”- thuhet në raport.

Blerina Gjoka – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Tártari says:
    May 12, 2026 at 2:18 pm

    Bravo gazeta “Dita”, na nxorre edhe nje “fjale te re” shqipe “backlog”! 🤣Te fala pronarit dhe kryeredaktorit! Siç e keni zene ju si Media, do ja nxirrni kallajin Shqiperise!

    Reply
  • Dovije Dita says:
    May 12, 2026 at 2:48 pm

    Po pse ka sistem drejtesie Shqiperia…??? Pse ka gjyqtare Shqiperia… gjyqtare i quani juve ata qe shesin jete njerezish per 5000Euro…???
    Gjyqtare I quani ju ALBERT MECEN… QEMAL ZAIMIN etj… qe me grate e tyre gjykatese veshin mantelin e zi dhe me hanxharin e kasapit nen mantel e shesin kilen e mishit te njeriut te pafajshem 5000Euro kg…
    Mesoni njehere cfare eshte drejtesia pastaj flisni… Ne nje rraport mbi vetingun thuahej se…1/3 e prokuroreve dhe gjyqtareve dhane doreheqje sepse donin ti shmangeshin penalitetit per korruosion… 1/3 u denuan per korrupsion dhe u hoqen nga sistemi I drejtesise… dhe 1/3 u konfirmuan ne detyre si te paster… Ooooo Zoooottttt… kaq budallen I merni ju o mjerane njerezit… Po ajo 1/3 qe u konfirmua ne detyre eshte grupi me extrem kriminal dhe I korruptuar… ajo pjese eshte grupi qe ka bere me shume para nga korrupsioni dhe ka paguar per vendin e punes… eshte grupi me I zgjuar qe ka ditur si ti fshehin milionat e korrupsionit… HIQNI XHELATET ME HANXHARE NEN MANTELIN E ZI… PASTAJ FLISNI PER DREJTESI…!!!

    Reply
  • i indinjuari says:
    May 12, 2026 at 9:53 pm

    Siç e ka zene dhe drejtesia shqiptare dhe qeverite e saj klp e klgj, minat po i vene Shqiperise dhe shqiptareve. nashti te themi : te keqen e onjrant Llalla !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?