Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i ILD: 1491 denoncime në një vit për prokurorët dhe gjyqtarët problematikë, 2 të shkarkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Raporti i ILD: 1491 denoncime në një vit për prokurorët dhe gjyqtarët problematikë, 2 të shkarkuar
KronikeLajmi i fundit

Raporti i ILD: 1491 denoncime në një vit për prokurorët dhe gjyqtarët problematikë, 2 të shkarkuar

Published: April 13, 2025
Shpërndaje

Në vitin 2024 Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar procedimi disiplinor., respektivisht në KLGJ dhe KLP për 11 magjistratë, 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë, duke kërkuar shkarkim për të gjashtë gjyqtarët dhe masa të tjera për përfaqësuesit e akuzës.

Në raportin e paraqitur nga vetë ILD në Kuvendin e Shqipërisë thuhet se nga 6 kërkesa për shkarkim të togave të zeza, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar largimin nga detyra të 2 gjyqtarëve, një e ka rrëzuar, një në pezullim dhe 2 të tjera vijojnë në proces.

Sa i përket kërkesave për procedim disiplinor të prokurorëve, vihen re kërkesa më të buta, për vërejtje në 2 raste dhe ulje e përkohshme e pagës në 3 raste. Nga këto KLP ka pranuar një ulje të pagës, ka rrëzuar 2 dhe ka në proces 2 të tjera.

- Publicitet -

Shkeljet e vërejtura nga ILD gjatë hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët janë vonesa të përsëritura ose që sjellin pasoja të rënda apo zvarritje të pajustifikuara; mosrespektimi i rëndë ose i përsëritur i legjislacionit; shkelja e rregullave të papajtueshmërisë ose të parandalimit të konfliktit të interesit; përdorimi i statusit të magjistratit, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët; veprimi, mosveprimi ose sjellja e magjistratit, që sjell përfitime të padrejta ose dëme për palët në një proces gjyqësor ose procedurë hetimore; shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit dhe të sjelljes në marrëdhëniet me palët si dhe për rastet kur gjyqtari është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Në raportin e ILD thuhet se në vitin 2024 vihet re një numër i shtuar i ankesave të depozituara, krahasuar me vitin e mëparshëm, me 1491 ankesa të reja, nga të cilat 1376 ankesa të depozituara nga qytetarët si dhe 115 nga institucione. Nga 2023-shi janë mbartur 1363 ankesa, duke e bërë kështu totalin 2854 ankesa për t’u trajtuar.

Gjatë 365 ditëve të 2024, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shqyrtuar 1374 ankesa, ku 993 të tilla janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 327 të tjera janë arkivuar, dhe vetëm 54 ankesa kanë përfunduar në hetim disiplinor.

Por ndaj kujt ankohen shqiptarët? Sipas raportit të ILD nga 1374 ankesat e shqyrtuara, rezulton se 642 të tilla ose 47% kanë qenë për gjyqtarët, 357 ose 26% për prokurorë, 284 ankesa për gjyqtarë e prokurorë së bashku (21% e tyre), ndërsa 7% e ankesave ose 91 të tilla nuk e identifikojnë subjektin ndaj të cilit ngrihen pretendime.

Numri më i madh i gjyqtarëve të vënë nën akuzë nga ankuesit janë në Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm me 208 ankesa ose 15% e totalit, për të vijuar më pas më gjykatën e shkallës së parë Tiranë, atë në Fier e kështu me radhë.

Ndryshe ndodh me organin e akuzës ku ankesat për prokurorit në Apelin e Përgjithshëm janë vetëm 2% ose 34 të tilla, ndërsa prokuroritë më të ‘akuzuara’ janë ato të Tiranës me 201 ose 14%, duke vijuar me Durrësin dhe Elbasanin.

Kur flasim për gjyqtarët e GJKKO dhe prokurorët e SPAK situata paraqitet e ndryshe. Nga totali i ankesave të shqyrtuara, 1374 të tilla, vetëm 12 kanë qenë për gjyqtarët e posaçëm të shkallës së parë ose 1%, dhe diçka më shumë për prokurorët e posaçëm 25 të tilla ose 2% e totalit. Për GJKKO-në e Apelit është trajtuar vetëm një ankesë.

Sa i përket raportimeve nga krerët e gjykatave, për vitin 2024 ka qenë vetëm një drejtues i ka përcjellë gjithsej 2 ankime në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërsa nga drejtues të prokurorive, 3 drejtues kanë dorëzuar 20 ankime, njëri 12, një tjetër 7 dhe I treti 1.

2 kanë qenë rastet e transferuara nga nga e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa Gjykata e Lartë ka përcjellë gjithsej 4 vendimmarrje gjatë vitit 2024, ku ka gjykuar kërkesat për konstatim të shkeljes së afatit të gjykimit. Ndërsa Prokurori I Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë, nuk kanë paraqitur asnjë ankim të depozituar për të gjithë vitin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • PO , PO says:
    April 13, 2025 at 4:35 pm

    Nje bilanc i ngjashem me drejtorine e kujdesit per konsumatoret , qe eshte njoftuar se do te shkrihet !

    Reply
  • PO , PO says:
    April 13, 2025 at 4:45 pm

    Organe shteterore parazite , njejte me AKU – ne , qe duket se do te shkrihet , si premtim i qeverise tani ne fushate !

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 14, 2025 at 3:46 am

    E keqja e këtij vendi ka ardhë nga sistemi i drejtësisë që në fillimet e saj. Pikërisht është ky sistem drejtësie që nuk u përcaktua nga aftësia e vlerave, e meritokracisë, e pastërtisë së figurës së profesionistëve përkatës, prokurorë
    e gjykatës që e shkelmoi nga themelet sistemin e ri demokratik.
    Pasurimi i kësaj nomenklature, me çdo rrugë e mënyrë duke abuzuar dhe mospërffillur ligjet, duke i shkelur ato sollën katraurën fatale të paimagjinueshme dhe si në asnjë vend te demokracive popullore.
    Kontrolli me korrektësi dhe rigorozitet
    i pastërtisë së figurave, që përfshihen në këtë sistem, është suksesi i ndërtimit të një sistemi demokratik me
    efikasitet të plotë.
    Korrupsioni i llahtarshëm, si realitet normal, i këtij sistemi përfundoi, u bë shkak i këtij udhëkryqi i pashmangshëm prej dekadash.
    Ky është krim sistematik në këto organe, gjë që ka sjellë pasoja të theksuara dhe të shmangshme vetëm me një luftë totale në të gjithë sistemin. Ligji, zbatimi i tij nga këto organe, është primare në një sistem demokratik. Pastrim total dhe pa asnjë kompromis i gjithë këtij sistemi, pastrim i vazhdueshëm, sistematike dhe i plotë në çdo kohë dhe çdo shkallë të hierarki nga qendra Spak deri në prokuroritë dhe gjykatat e qyteteve….
    Të gjithë të barabartë përpara ligjit _ky të jetë lejtmotivi i sistemit të drejtësisë.

    Reply
  • injoranti says:
    April 14, 2025 at 6:44 am

    Drejtesi me te cilen mburret Rama !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 14, 2025 at 8:23 am

    Kostarimet e ILDI janë të mira.
    Por,Inspektorati LARTË I DREJTËSISË nuk duhet të nxjerr raport vetëm NJË HERË NË VIT PËR KUVËNDIN,Por saher KLP,KLGJ stonojnë në marrjen e masave konkrete për magjistratët që shkelin ligjin.Ndryshe nuk pastrohet drejtësia nga idiot funksional me kurs 6 mujor.
    Prokuroria e Përgjithshme,SPAK duhet të ishte nën juridiksionin e QEVERISË QË KA MARR VOTËN E SHUMICËS SË POPULLIT PËR TË QEVERISUR 4 VJET.Ata që thon se DREJTËSINË E KOMSNDON QEVERIA JAN MILITANT BERISHIST 100%.
    Me këtë ligj,Qeveria nuk ka asnjë përgjegjsi nëse Prekuror e gjyqtar arrestojnë njërzit pa prova duke i mbajtur në burg mbi 2,3 vjet pa gjykuar mbi 63 % prej tyre.Kjo pasi ILD,MINISTRIA E DREJTËSISË,KLP,KLGJ FLËN GJUMË.!
    Është e pafalshme që mbi 41.700 dosje ( dt.11.04.25)ndodhen STOK,që duhen 4.3 vjet për tu shqyrtuar..dhe kjo për fain e magjistratve që 85 % e tyre dolën të KORRUPTUAR.
    Mesa vërehet,90 % e magjistratve DREJTOHEN NGA NON GRATA QË NË 1992.
    Ndryshe Saliu & Dhëndrri tij do ishin në burg dhe nuk do ishin arrestuar VETËM TË PS..në raport 100/1.!
    PËRFUNDIMISHT DREJTËSIA NË SHQIPËRI ËSHTË NË DËSHTIM,BASHKË ME TË EDHE SHBA+BE.!
    Populli nuk kërkon sa Non Grata shpall Amerika për në Amerikë,por SEKUESTRO E NDËSHKIM SIPAS LIGJIT.!
    FLM DITA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?