Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i OECD: Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i OECD: Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit
AktualitetEkonomi

Raporti i OECD: Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.

Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, regjistron një produktivitet pune që mbetet ndjeshëm më i ulët se ai i BE-së. Indikatori i produktivitetit të punës ne Rajon arrin vetëm rreth 40% të nivelit mesatar evropian, duke reflektuar sfida strukturore dhe dobësi në aftësitë praktike të punonjësve, por Shqipëria renditet shumë keq në raport me rajonin.

- Publicitet -

Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.

Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.

Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion. Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.

OECD vërejti se për të kapërcyer hendekun e produktivitetit midis Shqipërisë, rajonit dhe BE-së, janë të nevojshme masa të orientuara drejt reformave në sistemin arsimor dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale, që lidhin më ngushtë nevojat e tregut me kurrikulat akademike.

Nevojitet modernizimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe për përdorimin e teknologjisë.

Gjithashtu, inkurajimi i investimeve në kërkim dhe inovacion mund të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve. Nga ana tjetër, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për bizneset, duke përmirësuar transparencën, reduktuar burokracinë dhe lehtësuar aksesin në financim, rrit rendimentin e punës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?