Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti mjekësor, “kusht” presidencial, manovra e fundit e Harris vë në pozitë të vështirë Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Raporti mjekësor, “kusht” presidencial, manovra e fundit e Harris vë në pozitë të vështirë Trump
BoteLajmi i fundit

Raporti mjekësor, “kusht” presidencial, manovra e fundit e Harris vë në pozitë të vështirë Trump

Published: October 13, 2024
Shpërndaje
FILE PHOTO: U.S. Vice President Kamala Harris in Milwaukee, Wisconsin, U.S. August 20, 2024 and former U.S. President Donald Trump in Bedminster, New Jersey, U.S., August 15, 2024 are seen in a combination of file photographs. REUTERS/Marco Bello, Jeenah Moon/File Photo

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate, Kamala Harris, ka publikuar një raport të mjekut ku përshkruhet në detaje gjendja e saj shëndetësore.

Mjeku i Harrisit ka konfirmuar se ajo është në gjendje të duhur fizike dhe mendore për t’i kryer detyrat si udhëheqëse e shtetit. Ekipi i Harrisit ka vendosur ta publikojë raportin pas hezitimit të rivalit republikan, Donald Trump, që të bëjë të njëjtën gjë

Mjeku i zëvendëspresidentes, Joshua Simmons, ka thënë se Harris ka mënyrë jetese aktive dhe dietë shumë të shëndetshme, pavarësisht orarit të ngjeshur. Ai po ashtu ka vënë në dukje se ajo vuan nga alergjia, nuk pi duhan dhe pi alkool vetëm me masë.

Harrisi 59-vjeçare kandidon kundër republikanit 78 vjeçar Donald Trump, për Shtëpinë e Bardhë. Publikimi i raportit të saj mjekësor është përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj refuzimit të Trumpit për ta bërë këtë, sipas një këshilltari të Harrisit.

- Publicitet -

Ekipi që udhëheq fushatën e Harrisit është i etur për të nxjerrë në pah moshën e ish-presidentit që kur ai mbeti kandidati më i moshuar në garë, pasi presidenti Joe Biden, 81 vjeç, u tërhoq nga gara pas performancës së dobët gjatë debatit të parë me Trumpin.

Ekipi i Harrisit shpreson se diferenca në moshë dhe mprehtësia mendore e saj krahasuar me moshën më të madhe të Trumpit, do të ndihmojë të bindë votuesit e pavendosur se ajo është më e përshtatshme për postin në Zyrën Ovale.

Një mjek i Shtëpisë së Bardhë pati thënë në vitin 2018 kur Trumpi ishte në detyrë, se ai ishte në përgjithësi në shëndet të shkëlqyer atëherë, por duhej të humbte peshë dhe të fillonte një rutinë të përditshme ushtrimesh.

Zgjedhjet në SHBA mbahen më 5 nëntor. Gara është bërë më e ashpër ditëve të fundit. Sipas sondazheve, Harrisi prin me fare pak pikë të përqindjes para Trumpit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    October 14, 2024 at 7:11 am

    VR:
    -Është fatkeqsi për Amerikën,Europën,Ballkanin & BOTËN nëse fiton TRUMP:
    1-Ai është KONDRAVERS në të gjitha stacionet.Kërkon fitore me çdo kusht.Nuk pranon humbjen.Sulmoi KAPITOL me dhjetëra të vrarë dhe nuk pranoi gjykim e ndëshkim si në Shqipëri pasi DREJTËSIA ËSHTË E FRIKSUAR PREJ TIJ.
    2-Trump e mbështet fitoren te PUTINI si në 2016.
    3-Nëse fiton Trump do dëmtoi UKRAINËN,duke i falur pjesë të territorit Putinit,duke dal kundër UKRAINËS+BE.
    4-Trump është kundër BE me teorinë “AMERIKA E PARA” .Dhe mandej kuptohet Nr.2 Rusia & Kina.
    5-Trump do dëmtoi Kosovën në mbështetje të Sërbisë si Aleate Rusisë.
    6-Trump do dëmtoi Shqipërinë me bazën e NATO në Durrës,etj..nëse Dhëndrri+Ivanka nuk marrin OK për SAZANIN.
    7-Non Grata SALEH pret fitoren e TRUMP për ta hequr nga lista e ZEZË e DASH-BIDEN..!
    -FALA MIQ NË AMERIKË E KUDO.!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    October 14, 2024 at 7:23 am

    O xhaxhi I nderuar Ethem Lalaj !

    Duke patur respekt relativisht të lartë per inteligjencën tënde, përfshirë këtu edhe objektivitetin she subjektivitetin tënd për shkak jo vetëm të moshës por edhe të mentalitetit tënd, lutem përpiqu të kuptosh që z.Trump, nuk është Trumpeta që I fryn kush mundet.

    Reply
  • edi says:
    October 14, 2024 at 7:25 am

    O Teme ( me fal se po te ofendoj ) trap nuk je as ti dhe as une ne gjendje te bejme politiken e Botes, Ti beji yzmet Rames qe eshte me TRUMP se te jep ndonje shtese mbi pensionin si patronazhist qe je, apo keshtu te kaudhezuar Rama.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    October 14, 2024 at 8:05 am

    Xha Teme, panvarsisht se kesaj radhe une jam deri diku ne dakortesi me opinionet e tua, te kujtoj se ke bere shpifje kur thua se Trumpi ‘sulmoi Kapitolin dhe u vrane dhjetra njerez’! Kapitolin e sulmuan ithtaret e Trumpit dhe gjithfare te tjeresh, qe pretendojne se jane kundra elites amerikane apo sistemit, dhe ate dite janari vdiq vetem nje vajze (ushtarake) e qelluar nga nje polic; kater police te asaj ngjarjeje bene suicid ditet e mepasme, (nemos i kane qeruar per ndonje ‘klecke’). Pra, xha Teme, ke shkelur ligjin e idolit tend, ‘te gjatit’, ate mbi shpifjen, cfare te penalizon; me e pakta me ndalimin e komenteve te tua nga gazeta DITA. Apo ti, gazeta DITA dhe ‘i gjati’ jeni tanet, keshtu do e mbyllim nje sy edhe kesaj radhe?!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?