Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje: SHBA paralajmëron anijet të qëndrojnë larg Detit të Kuq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje: SHBA paralajmëron anijet të qëndrojnë larg Detit të Kuq
BoteLajmi i fundit

Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje: SHBA paralajmëron anijet të qëndrojnë larg Detit të Kuq

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur amerikan, që në 72 orët e ardhshme, të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin e Adenit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nisën sulme të shumta ajrore në shënjestër të të cilave ishin rebelët Houthi.

Paralajmërimi erdhi pasi këta të fundit (rebelët Houthi) u zotuan për hakmarrje të fortë ndaj sulmeve të udhëhequra nga Uashingtoni, duke rritur më tej mundësinë e një konflikti më të gjerë në rajonin e përfshirë tashmë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se prisnin që Houthi të kundërpërgjigjej. Po kështu Presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se grupi mund të përballet me sulme të mëtejshme.

- Publicitet -

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që nisën si përgjigje ndaj një fushate sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, vranë të paktën pesë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas grupit rebel. Shtetet e Bashkuara thanë se sulmet, që u zhvilluan në dy faza, goditën objektiva në 28 vendndodhje të ndryshme, në zona që kontrollohet nga rebelet Houthi në Jemen.

“Ne do të sigurohemi që së bashku me aleatët tanë t’i përgjigjemi grupit Houthi nëse ata vazhdojnë me këtë sjellje të egër“, u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një ndalese në Emmaus, të shtetit të Pensilvanisë.

I pyetur nëse ai beson se grupi Houthi, është një grup terrorist, zoti Biden tha po.

Në nëntor Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po shqyrtonte mundësinë për ripërcaktimin e grupit të rebelëve Houthi si një organizatë terroriste, ndërsa ata filluan të godasin anijet civile. Administrata Biden e hoqi zyrtarisht këtë grup nga lista e “organizatave terroriste të huaja” apo “terroristë të përcaktuar globalisht” në vitin 2021, duke zhbërë një masë të Presidentit Donald Trump.

Gjeneral Douglas Sims, tha se sulmet e reja amerikane ishin kryer përgjithësisht në zona me popullsi të vogël dhe se numri i të vrarëve sipas tij nuk do të ishte i lartë. Ai tha se sulmet goditën armatimet, radarët dhe vendndodhjet e grupit, përfshirë zonat e thella malore.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq…”
  • Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!
  • A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?
  • Reforma territoriale: 3,500 qytetarë u dëgjuan, Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së
  • DORIAN MERSINI – Nga e Drejta Detare te Yachtmaster, një jetë profesionale e lidhur me detin

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  2. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  3. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?