Drejtuar: Presidentit Republikës Shqipërisë, Parlamentit Shqipërisë, Qeverisë, Opozitës, Partive Politike, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Popullit, Naftëtarëve, Minatorëve dhe Intelektualëve!
I nderuar zoti President
Shqetësimi ynë si specialistë të fushës dhe mbarë shoqërisë tonë, ka vite që ka filluar dhe ka ardhur në rritje, sepse po vuajmë pasojat e privatizimit të resurseve natyrore dhe shkatërrimin e tyre.
Sa më shumë koha kalon, situata ekonomike bëhet më e rëndë dhe kritike. Këto pasuri minerare, u dhanë me konҫesion, pa u diskutuar me specialistët e instituteve shkencore, as me naftëtarët, as me minatorët, por as me banorët në zonat rreth vendburimeve dhe në kundërshtim me ligjet e privatizimit.
Ishin këta që punuan në disa dekada që i zbuluan dhe vunë ato në shfrytëzim. Të ardhuratë prej tyre zinin peshën kryesore në buxhet dhe me to u zhvillua ekonomia, mbrojtja dhe u rritë mirëqënia popullit. Ka 35 vite, që këto të ardhura mungojnë plotësisht në buxhetin e shtetit dhe kanë sjellë pasoja në ekonomi, papunësi, emigracion masiv, varfëri të madhe, rritjen e ҫmimit të karburanteve në treg, etj., etj.
Kompanitë konҫesionare po i shfrytëzojn barbarisht ato, për të nxjerrë sa më shumë fitim dhe në një kohë sa më të shkurtër, duke lënë në shtresë sasi të mëdha rezervash që kushtojn miliarda Euro, nuk paguajnë detyrimet shtetit, raportojn se “punojnë me humbje”, kanë ndotur masivisht ambientin në vendburime, në zonat për rreth dhe më gjërë. Kanë shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e banorëve dhe shkatërruar pasuritë e tyre, sepse nuk bëjnë asnjë investim.
Të gjitha kontratat, në termat e tyre janë me shkelje të rënda, pra ato kanë dështuar dhe qeveria nuk aplikon ligjin e falimentimit ndaj tyre dhe të rishtetëzojn pasuritë, por heshtë. Po ashtu, kërkimi rezervave në fushat e reja ka dështuar plotësisht, sepse kompanitë e huaja s’kanë interes për të investuar, kurse shtetit i mungojnë para se i marrinë konҫesionarët e vendburimeve.
Prandaj, kërkojmë shfuqizimin e ligjit privatizimit të pasurive natyrore dhe këto ti kthehen popullit, duke u administruar nga kompanitë shtetërore. Kemi kërkuar disa herë në institucionet shtetërore, deri tek Ju, që ky problem kaq i rëndësishëm të zgjidhet dhe si përgjigje kemi marrë heshtjen.
Ju bëjmë thirrje publike dhe kërkojm që Ju të veproni dhe zgjidhjen ta japi populli me referendum. Për më shumë detaje, më poshtë po ju vëmë në dispozicion materialin e plotë, me argumenta dhe fakte konkrete pse pasuritë natyrore hidrokarbure, minerale dhe uzinat e përpunimit tyre, kanë 35 vite që shpërdorohen totalisht dhe nuk kontribuojnë më në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për të rritur mirëqënien e popullit:
Ne brezi i vjetër pensionistë, duke përfshirë të paktën dhe moshat më të reja, sot rreth të 50-tave, që janë akoma kontigjent i fuqisë puntore, të gjithë jemi dëshmitar se pasuritë natyrore minerare deri në vitin 1990’, mbanin peshën kryesore në buxhetin financiar të shtetit, i cili përdorej për zhvillimin ekonomik në të gjitha degët e ekonomisë tonë.
Ligji i privatizimit, që u hartua dhe zbatua për herë të parë në vitin 1994 në vendburimin Patos-Marinës dhe në miniera, u bë pa marëveshje me armatën e naftëtarëve dhe minatorëve, etj., që e kundërshtuan atë, kërkuan pezullimin e tij, që këto pasuri natyrore të qëndronin nën administrimin e shtetit. Asgjë nuk morën në konsideratë, as qeveria Meksi dhe as ajo e Nanos.
Në vitet 2000, 2001 u dhanë me konҫesion, përkatësisht, minierat e bakrit, kromit Bulqizë, bashkë me uzinat e përpunimit tyre, ndërsa në vitin 2004, u dha vendburimi më i madh i naftës në Europën kontinentale, Patos-Marinës, tek kompania Bankers Petroleum, pasi u largua kompania Premier Oil. Në 2007-tën filloi dhënia me konҫesion e gjithë vendburimeve tjera të naftës, gazit, u parcelizuan dhe u dhanë me konҫesion minierat e kromit, uzinat tyre, etj., u shkatërruan nd/jet e kërkimit naftës ndërsa parku i madh i sondave të shpimit dhe ofiҫnat e tyre, bashkë me dy uzinatë e përpunimit naftës, u dërguan për skrap. Kompania ARMO dhe Uzina Përpunimit Thellë të Naftës Ballsh, u shitën tek privati dhe u mbyllën institutet shkencore të kërkim-prodhimit naftës, etj.
Gjatë fushatës elektorale, socialistët me të drejtë, i cilësuan këto kontrata konҫesionare plotësisht të dështuara, korruptive dhe premtuan se do t’i pezullonin ato, si dhe do të rishtetëzonin të gjitha pasuritë natyrore, me ardhjen e tyre në pushtet. Por kjo nuk ndodhi dhe historia e privatizimeve u përsëritë nga e para, me të njëjtën tip kontrate.
U zgjat afati i kontratës deri në 42 vjet për vendburimin e kromit Bulqizë dhe deri në vitin 2040 për minierat e bakrit, etj. U shkatërrua Uzina Përpunimit të Thellë të Naftës, Ballsh dhe u ricikluan të gjitha kontratatë me konҫesionarë të rinj në vendburimet e naftës, gazit dhe minierave, sepse disa kompani, pasi i shfrytëzuan për disa vite, aq sa deshën, i shitën vendburimet tek simotrat e tyre, si me qënë pronar por faktikisht janë operatorë dhe s’kanë të drejtë, muarën paratë dhe u larguan.
Në këto 35 vite tranzicion, të gjitha këto resurse natyrore, janë dhënë me konҫesion tek oligarkët dhe njerëz pranë qeverive, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me naftën apo mineralet, nuk kishin as kompani por i krijuan ato rishtas, as eksperiencë por përdorën specialistët tanë dhe as kapital për të investuar por disa përdorën pak nga ato që fituan. Ato kanë shkaktuar ndotje masive të ambientit, për mungesë investimesh dhe përgjegjësie, në gjithë sipërfaqen e vendburimeve dhe në zonat rreth tyre deri në brendësi të qyteteve apo në bregdet, duke shkaktuar kështu pasoja shumë të rënda në shëndetin e banorëve dhe shkatrrimin e pronave private.
Shumica e tyre nuk kanë bërë investimet e parashikuara në kontratë por disa me ato pak para që kanë hedhur kanë investuar vetëm në teknologji të panevojshme, që forcojn shfrytëzimin e vendburimeve mbi kapacitetin normal prodhues të tyre, gjë që po i ҫonë këto pasuri drejt shatërrimit të plotë. Gjithë fitimin që del nga shfrytëzimi i këtyre pasurive minerare e marrinë konҫesionarët, të cilët nuk i kanë paguar asnjëherë TATIM mbi FITIMIN shtetit dhe zyrtartarisht raportojn se “punojnë me humbje”, por aktivitetin e vazhdojn normalisht dhe pa u shqetësuar.
Dhënia me konҫesion e pasurive minerare ka krijuar një defiҫit prej miliarda Euro në buxhetin e shtetit, i cili ka shkaktuar një prapambetje të madhe në zhvillimin ekonomik dhe varfëri ekstreme në popull, prandaj njerëzit braktisinë ҫdo ditë atëdheun e tyre. Këto pasoja tepër negative u ҫ’faqën menjëherë, dhe vazhdojn e rëndohen, sepse u shkëputë lidhja e fortë organike që ekzistonte midis resurseve natyrore, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqënies popullit!
Pra, të gjitha kontratat e nënshkruara, janë me shkelje të rënda në termat e tyre, por mbi këto kompani nuk është aplikuar ligji falimentimit, i cili i detyron ato të deklarojn falimentimin dhe të largohen.
Kjo është një dëshmi tronditëse, sepse marëveshjet hidrokarbure të nënshkruara midis kompanive konҫesionare dhe shtetit, si në vendburimet në shfrytëzim dhe në fushat e reja perspektive të kërkim–prodhimit, kanë dështuar plotësisht dhe nuk funksionojnë.
Shkeljet në termat e tyre janë mjaftë për t’i pezulluar atyre aktivitetin dhe rishtetëzuar pasurinë natyrore që operon ҫdo konҫesionar, pa u penalizuar shteti ynë nga ligjet ndërkombëtare.
Privatizimet, riprivatizimet, shkatërrimet, shkelja e termave të kontratave dhe dështimi i tyre apo që shteti nuk merrë tatimin mbi fitimin nga pasuritë e veta natyrore apo dështimi i kërkimeve, etj., janë trajtuar në disa shkrime dhe intervista televizive nga specialistët e fushës. Bile është kërkuar rishtetëzimin e tyre në institucionet shtetërore deri tek ju z. President i Republikës. S’ka asnjë përgjigje dhe as trasparencë mbi këto abuzime që po shkatërrojn pasuritë natyrore nga shfrytëzimi barbar, pra të gjithë hestin.
Aktualisht, jemi pranë zgjedhjeve elektorale, në 11 Maj/2025. Partitë politike kanë nisurë fushatën elektorale me ca premtime dosido, megjithëse programet e tyre nuk janë bërë akoma publike, por vërehet se asnjëra nuk ka në objektiv analizën e konҫesioneve të pasurive natyrore, abuzimet me to, ku shteti s‘ka asnjë fitim dhe ka humbur kontrollin e plotë mbi to.
Atëherë, ҫ’farë do bëhet me pasuritë natyrore, do shtetëzohen dhe ti shërbejnë ekonomisë apo do të vazhdojn prapë kështu duke raportuar se “punojnë me humbje”?.
Ky problem duhet të marrë fund dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, situata është bërë tepër kritike dhe të paktën të shpëtojm atë ҫ’farë ka mbetur. Partitë e vjetra PS, PD dhe PL që ka qeverisur herë me njërën, herë me tjetrën dhe që i privatizuan ato, sigurisht, nuk parashikojn në programet e tyre ndryshimin e situatës skandaloze në konҫesionet e pasurive natyrore.
Ndërsa partitë e tjera, përfshirë ato të rejat, nëse e parashikojnë sekuestrimin e tyre, s’e kanë të lehtë të vijnë në pushtet edhe nëpërmjet një koalicioni të gjërë. Kështu që qeveria e ardhshme, me sa duket, do të jetë përsëri pronë e njërës nga dy partitë e vjetra PS apo PD ose një koalicion i mundshëm midis tyre.
Këto janë të kënaqura me vazhdimin e kësaj situate! Edhe nëse këto mund të pranojnë publikisht gabimet që janë bërë gjatë privatizimit dhe të premtojn për rishtetëzimin e tyre, vetëm e vetëm që të rrinë me ҫdo kusht në pushtet, nuk e kanë për gjë që t’i mohojnë ato, pra të gënjejnë, sepse për këtë kanë dhënë prova, si socialistët që “harruan” premtimet e k/ministrit dhe heshtin, ashtu dhe demokratët në opozitë që miratuan ligjin e privatizimit të tyre dhe gjatë gjithë kohës kanë heshtur. Pra të dy palët nuk janë për ndryshimin e situatës në këto pasuri natyrore.
Atëherë si do zgjidhet ky problem kaq i rëndësishëm, ҫ’farë do bëhet me pasuritë natyrore? Do i lëmë në mëshirë të fatit, të shkatërrohen apo do i vëmë në shërbim të ekonomisë dhe rritjes së mirëqënies popullit.
Pjesa dërmuese e popullit të varfër, naftëtarët, specialistët e saj dhe intelektualët e ndershëm, brenda dhe në diasporë, e ndjejn thellë këtë abuzim që po bëhet me pasuritë natyrore se janë mundi dhe djersa e punës tyre në disa dekada, të cilat nuk po kontribojnë për vendin tonë por po mbushin llogaritë bankare të konҫesionarëve, prandaj është domosdoshmëri rishtetëzimi dhe administrimi i tyre nga shteti.
Mirëpo, në kushtet që politika e vjetër nuk largohet nga pushteti me votë, për shumë arsye që tashmë dihen, ka ende mundësi të tjera për të shpëtuar këto pasuri natyrore nga shkatërrimi dhe t’ja kthejm popullit.
Prandaj, tani “topi” është në fushën Tuaj z. President dhe duhet zbatuar Kushtetuta Republikës Shqipërisë. Ajo nuk lejon shkatërrimin e pasurisë natyrore dhe shfrytëzimin e saj me humbje!
Këtë situatë të rëndë që është krijuar, ashtu si ne specialistë të fushës, shqetësim mendojm se e kanë edhe shumë specialistë të tjerë, naftëtarët, minatorët, intelektualët, i gjithë populli, sepse të gjithë direkt apo indirekt, kemi kontribuar në kërkim-zbulimin e kësaj pasurie dhe vënien e saj në shfrytëzim, të gjithë jemi prekur ekonomikisht, prandaj nëpërmjet kësaj thirrje Ju kërkojmë këtë zgjidhje:
Në zgjedhjet elektorale, në 11 maj/2025, të zhvillohet edhe referendumi mbarë popullor me temë:
1 – Shfuqizimin e ligjit ekzistues mbi privatizimin e pasurive natyrore në vendburimet hidrokarbure dhe në ato të minierave, si dhe për fushat e reja perspektive për kërkim.
2 – Rishtetëzimin e gjithë vendburimeve të zbuluara të naftës, gazit, bitumit, qymyrit dhe ato të minerave, si dhe kalimin e tyre në vartësi të kompanive Shtetërore Albpetrol dhe kompanive shtetërore minerare, për shfrytëzim.
3 – Kërkim-zbulimi i fushave të reja perspektive minerare, të operohet nga kompanitë shtetërore përkatëse të mësipërme, në bashkëpunim me një institut shkencore modest për naftën dhe minierat, i cili të ngrihet dhe të plotësohet me specialistët e nevojshëm. Këto të jenë nën kontrollin e shtetit, ashtu siҫ i ka gjithë bota.
4 – Shfrytëzimi i vendburimeve ekzistuese hidrokarbure dhe minerare, si dhe kërkimet minerare në fushat e reja perspektive nëpërmjet kompanive konҫesionare, ka dështuar plotësisht dhe shteti deri tani ka përfituar ZERO TATIM mbi FITIMIN.
5 – Shteti të krijoj kapacitetet e tij përpunuese në vend për pasuritë natyrore dhe nuk duhet të lejoj eksportin e tyre si lëndë e parë në tregun botëror, por nënproduktet, sepse rritinë vlerën e tyre dhe në rast krizash energjie shteti rregullon ҫmimin në tregun e brëndshëm. Bota eksporton nënproduktet dhe vetëm tepricat si lëndë të parë.
Siҫ e theksuam, pasuritë tona natyrore minerare po i shfrytëzojn barbarisht dhe po i shkatërrojn kompanitë konҫesionare. Rishtetëzimi i tyre është i domosdoshëm, sepse ato sjellin fitime monetare të mëdha në buxhetin e shtetit, hapin vënde pune, zhvillojn ekonominë dhe rritin mirëqënien e popullit, për të tashmen dhe sigurojn të ardhmen e fëmijëve tanë.
Prandaj, këtë thirrje tepër të veҫantë, ja drejtojm Presidentit të Republikës, që bashkë me institucionet ligjvënse, të zgjidhi këtë problem kaq të rëndësishëm me referendum popullor në zgjedhjet elektorale, në 11 maj/2025 dhe ligji të zbatohet menjëherë nga qeveria e re që do të dal nga këto zgjedhje.
Me respekt dhe konsideratën tonë të lartë!
Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte, bashkëpunëtor i vjetër shkencor, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike
Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Ish-punonjës të Institutit Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier
I kujtoi Trapi keta qe do ja marre Ukrahines !
Pershendetje inxhinjereve Hazbi Shehu dhe Isuf Tushe.
Eshte mese e ligjeshme dhe nevojshme rrevolta dhe propozimi juaj per te marre nen kotroll pasurit natyrore te vendit, te cilat ashtu siç ju e konstatoni jane grabitur pa meshire ne keto 33 vjet barbarizem per interes te nje grushti njerzish.
Kjo leter dhe ky propozim qe ju i dergoni presidentit te rrepublikes domosdo qe do perfundoj ne kosh te plerave, ashtu siç kane prefunduar dhe te tjerat e mepareshme.
Une sugjeroj qe situata nuk mund te zghidhet duke u derguar letra presidentve apo qeverive te korruptuara dhe te shitur.
Per te gjitha keto qe ju konstatoni me e pakta do te ishte me mire te ngrihej nje padi penale ne SPAK.
Respekte.
Proletar te gjithe vende bashkohuni!
Me gjithe respektin qe kam per dy zoterinjte me siper si moshe dhe si profesioniste ,mendoj se jeni ne vendin dhe kohen e gabuar gjithashtu ju drejtoheni presidentit,qeverise dhe mazhorances helmuar tashme…Sot ne Shqiperi kemi humbur jo vetem pasurite por dhe dinjitetin si shtet dhe si komb…Se fundi ngjarjet me Spakriminelat ku lobi grek ka futur tentakulat duke masakruar NR2 te se majtes shqiptare nen impotencen kriminale te Rames dhe tradhetine hapur fare me Qirje Berishen….e ben te pavend kete thirjen tuaj atdhetare qe nuk e rruan njeri fare…Sepse Shqiperia ka humbur Sovranitetin ne 1991-1992 qe ne pjesmarrjen ne votimet e ambasdorit amerikan dipllomatit kolonel Bill Rajerson qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara as ne kolonite e humbura te Paqsorit…Edhe sot shteti amerikan ndonse zyrtarisht nuk ka derguar ambasador ate rol praktikisht po e luan Salih Berishaj qe eshte Kopili i Rajersonit dhe Biberit….Dipllomatet euroatllantikas pas 2013 bene nje veprim antishqiptar qe filluan dekriminalizimin ne vend te de-berishizimit qe ky i fundit eshte me i keq se komunizmi dhe fashizmi bashke..biles nje nga tiparet kryesore te Berishizmit dhe se fundmi te Ediramizimit eshte falja e pasurive kombetare “per nje cope buke” jo vetem per te ruajtur karriket e tyre por dhe per te permbushur detyrimet e tyre si Kuislinge te Regjimit Ambasadorial 1992-2025 e me tej…Perfundimisht para se te kerkohet menaxhimi i pasurive kombetare nga shqiptaret duhet cliruar Shqiperia nga kuislinget Rama & Berisha gje qe realisht ka ZERO shans te ndodhe…sepse ajo qe na perkedhelnin ne 199i me Gamor Pashkot e Berishet me EKONOMI TREGU ne fakt doli nje KAPITALIZEM I PASHPIRT qe po rrezon themelet e shtetit dhe kombit shqiptar pergjithmone..qofsha i gabuar !
Nje vend qe mbahet me borxhe dhe lemoshat e Evropws nuk mund jete as i pavarur as sovran, as me dinjitet. Ne jemi thjesht nje vend ideshtuar ose kolonial i botes se trete.
Ne plotwsojme dy kriteret themelore t nje vendi kolonial:
1. Vend kolonial eshte cdo vend qe nuk shfrytezon burimet e tij natyrore, jo pasuri natyrore (se ato i kthen ne pasuri vetwm puna e njeriut), dhe
2. Qe shet ne vende te tjera krahun e tij te lire te punes (me pak se gjusma e 4 milion shqiptareve qe jetonin kwtu shfrytezohen nga vendet e tjera te Evropes dhe Amerikes.
Le ta shohim te verteten ne sy.
Ko eshte nje Tragjedi e heshtur qe zhvillohet para sye tona dhe bejme sikur nuk e shohim.
Armet e Ushtrise,(qe nuk vlenin),Industria dhe Bujqesia(me humbje) edhe mund te Rekuperohen nga Brezat e ardhshem,por keto pasuri(qe nuk vlejne as sa breket e Mevlanes,dhe Ajoles bashke),nuk do te rekuperohenn kurre.
Keto pasuri Te parikuperueshme,jane si 2 miljon dhente e kulakeve qe Enver Hoxha dergoi ne Jugosllavi ne 47 dhe nuk u rekuperuan me.Kurre Shqiperia nuk pati me mish e qumesht mjaftueshem per banoret,.As sot.
SHUME I SAKTE DHE I DREJTE ARTIKULLI.
BANKERS SHFRYTEZOJ NAFTEN TONE, VODHI U PASURUA DHE THOSHTE DAL ME HUMBJE. PO PSE KUR DEL ME HUMBJE PUNON PER 10-15 VJET ME RADHE, SKA GJE, KAM QEJF TE HUMBAS. HAJDUT E KRIMINEL, NA MARRIN EDHE PER BUDALLENJ.
PASURIA E NENTOKES SHQIPTARE TI KTHEHET POPULLIT. SA ME PARE. PRESIDENTI DHE KRYEMINISTRI TE MARRIN MASAT E DUHURA MENJEHERE DHE JO TE MERREN VETEM ME ATO 2 RRUGE QE BEJNE, MJAFT ME VJEDHJE DHE GRABITJE TE PASURISE SE PERBASHKET.
Mjafton te shfrytezojme me efikasitet pasurite tona natyrore dhe gjendja e vendit ndryshon menjehere. Pasurohet shteti dhe per pasoj populli.
Sot pasurohen disa persona. Prandaj nuk ndryshon gje.
Ne keta persona SPAK te shoh cfare interesa kane politikane te vecante dhe jo te merren me tullumbace bosh. Kjo eshte tem me rendesi per jeten e popullit.
Grabitje, vjedhje e prones se perbashket prej vitesh.
Kete te shoh KRYEMINISTRI.
Mjaft me teneqe, kazan, e bufa kenete.
Te dale para drejtesise kush tallet me pasurite e vendit tone.
Keta Kanadezo Amerikane,Evropiane,qe vijne ketu dhe punojne ME HUMBJE,sepse nafta jone nuk ben,eshte me squfur,me rere,me balte,e zeze qamet,bloze eshte,.Ay kromi jone qymyr i zi nuk vlen fare,ate dheun e bakrit po e marrim per ta zbardhur andej nga Turqia,,Mos duhen vrare keta birakurvash,se kane 34 vjet qe luajne lojen e Hajdutit lab ne Myzeqe,qe kishte NEVERI nga Bullica?,Nuk e shihte dot me sy ate kafshe te eger dhe te ZEZE STERRE.
Sidoqofte…..nje inisiative per tu respektuar. Nje ligj i tille do te ishte viti zero per Shqiperine. Qe ketu duhet filluar. RESPEKT.!!!
Dheun e Bakrit te Mirdites,keta turqit pasi bejne ate qe bente Rafineria bakrit Rubik,na e sjellin flori kontrabande.Ti Edi Rama perse e pengon floririn kontrabande qe sjellin turqit ne Shqiperi me cmim te lire?,.Fundja floriri jone eshte.
Ne kete Histori te vjeter 34 vjet ,zoti kryeminister nuk eshte themelues,eshte vazhdues.Ky e gjeti kete rruge dhe po e asfalton.
Themelues eshte Maloku.Qe te pasurohej maloku dhe te varferohej poplli,duhej te shkaterrohej e gjithe Industria nxjerrese perpunuese e mineraleve,Mundesisht mineralet te nxirreshin me sqepar si ne Epoken e bronxit.
Nuk po kuptoje ! A e dine keta zoterinje se shqiptaret nuk kane pasuri nentoksore.Ato i zoterojne soji e sorollopi i politikanve e pushtetarve qe na kane mjele 35 vjete . Disa ua kane shitur te huajve.Detin po e komandojne ata dhe c’ka mbetur? Po ajer per te marrfryme dhe bajgat qe ata leshojne per tu ricikluar .
Ore ju keni plotësisht të drejtë. Veç se jeni kundra kohës. Rrojmë në kapitalizëm dhe kapitalizmi ka për bazë pronën private. Prandaj kur erdhën “specialistët” e huaj andej nga viti 1991 fjalë të parë patën: privatizoni ekonominë shtetërore. Kështu si në Shqipëri është sjellë kapitali edhe në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe ku ka mundur. Shikoni nesër kur Rama t’ia falë lumin e Shushicës italianëve. Prandaj mendoni mirë kur të votoni më 11 maj. Asnjë votë partive të korruptuara dhe antikombëtare PS dhe PD. Si u bënë gjithë këta milionerë sot në Shqipëri?! Mos kujtoni se u bënë me djersën e ballit. Jo or jo. Por duke vjedhur, mashtruar, përfituar, plaçkitur, rrëmbyer, grabitur, përvetësuar etj etj. U shit Shqipëria që vlente miliarda euro për 1 euro dhe u pasuruan këta.
Kyfarë dem(o)i pa brirë,shytan fare,sillat e pështillet si pordha nepër t’lina dhe i turret Enver Hoxhës,i cili nga hiçi ia krijoi të gjitha që nga Abetarja e deri te uzinat,ushtria e shteti e të cilat pas vdekhes së ti,ky derdemen i fundosi duke i bërë skarp te jugosllavët,e tash ky deledash na e shurdho b….këtu me ciatjeemt e ti për delet e kullakëve……
Sot nuk ka qumësht e mish , demo ? !!!!! Sa dopjo ke pirë ?
Xyz , na bën thirrje të mos votojmë partitë e vjetra , po cilët të votojmë ? Ata buzëqumështat që i njohim vetëm si emra ? Po pse kështu dorëzohen kyçet e shtetit , tek njerëz të pa njohur e të pa provuar , tek Llapaj , Qori , e të tjerë ? Cilët janë këta ? Ata një ditë edhe mund të qeverisin , por të fillojnë një herë me ndonjë deputet , qoftë edhe me ndonjë ministri , t’i shkojmë se ç’ dinë të bëjnë , kështu mbas vitesh t’i afrohen qeverisë dhe shtetit . Sot për sot do të vazhdojnë të qeverisin më të mirët e të këqinjve .
Po te votojme kermen Ramut perseri, qe eshte lamashi me i ndyre qe ka patur Shqiperia ndonjehere.
Qorri te pakten eshte profesor Ekonomie. dhe eshte djale zoteri
SHKRIMI I DY KELEGEVE TE MI, I DY SPECIALISTE DHE ELITARE TE NDRITSHEM, ESHTE KOPERTINA E KUSHTETUTES TONE SHQIPTARE, SEPSE PERBEN MORALIN DHE EKZISTENCEN TONE SI ATDHE DHE SI SHQIPATRE. SOT LUFRTAT NE BOTE NUK BEHEN PER PROSTITICION POR PER TE VJEDHUR PASURITE KOMBETARE TE VENDEVE TE NDYSHEME. KONKRETISHT KESHTU ESHTE VEPRUAR GJITHMONE ME SHQIPERINE, TE HUAJIT NA VJEDHIN DUKE BASHKEPUNUAR ME QELBESIRAT VENDAS. PO TE PARET PALACO JANE QEVERITARET E PERJETSHEM, QE LIDHEN ME DIGASTERET E GJEOLOGJISE DHE PASURIVE KOMBETARE. INTERESANTE ESHTE SE NE KETO FAQE NUK SHFAQEN KOLEGET E MI, QE PRESIN DHURATA NGA QEVERIA. KONKRETISHT JU I DINI KOLEGET E NAFTES QE LLAPIN NEPER STUDIO, ASNJE NUK JEP NJE MENDIM PER SA SHKRUHET NE KETE MEMORANDIUM. CDO TE THOTE KJO?? DUHET PASTRUAR DIGASTERET SHQIOTARE QE MANAZHOJNE NAFTEN, TE TESTOHEN TE GJITHE ATA ELIATRE NAFTE QE BENE KONCESIONET E NAFTES, NJE PER NJE, ATA QE CILET TANI MERREN ME GJUHESI, FOLKORE DHE POEZI… TE LAGOHEN DUKE I DENUAR ME GJOBA TE GJITHE KOMPANITE E HUAJA, PASURITE TONA KOMBETARE TE ADMINISTROHEN NGA VETE NE SHQIPTARETET… NE ME PRODHIMET E PASURIVE KOMBETARE, MUND TE RIPERTERIJME DISA HERE EKONOMINE SHQIPTARE… PO, SHIKONI, SI RRINE DHE PERGJOJNE KOLEGET E MI NAFTETARE, PA PATUR KURRAJO TE SHKRUAJNE DY FJALE TE VETEME… JA, KU ESHTE MORALI YNE, AFISHONI EMERAT E TE GJITHE ATYRE QE KANE FIRMOSUR KONTRATAT ME TE HUAJIT!!!! NUK KA MORAL TJETER, TE GJITHA BOMBAT SHKREPEN PER TE VJEDHUR PASURITE KOMBETARE. KY MANIFEST ESHTE KUSHTETUTA E SHQIPERISE, NESE DONI MORAL, NE TE KUNDER DO NA PESHTYJNE ME TE HUAJIT…
Zoti demo
nga 3 komente qe keni bere ai i pari i 2 milione dhenve te kulakeve nuk qendron dhe shpesh ju beni autogol sepse te jane erresuar syte nga kanibalizmi ndaj Enver Hoxhes si puna e Rames dhe Berishes se Rajersonovicit ku ky i fundit eshte arkitekti i shkaterrimit te “objekteve kamuniste”…Dergimi i dhenve eshte nderprere si proces nga pala shqiptare dhe ka dokumente qe nuk eshte nevoja ti bej copy-paste…Kam patur fatin qe prinderit e mij me dergonin kur isha adoleshent ne fshat nga vitet 60-80 dhe shikoja qe para kolektivizimit masiv dhe sidomos para heqjes KRIMINALE te oborrit kooperativist ato fshatra me gjalp,mish,djathe,veze ,perime,raki ,vere ,mjalte “dhiteshin m’hu” si i thonin atehere…pastaj heqja e oborrit ishte vetevrasje e atij sistemi…Por goditjen perfundimtare bujqesia me dhente e “demo kulakut” e mori ne 1991-1993 kur baza e bulqesise,fshati ne zonat kodrinore dhe malore u braktis…Sot ne ato fshatra qe shkoja ne vitet 60-80 nuk egzistojne me FIJE BARI ,vetem disa pleq si fantazma kane ngelur..Pra fshati ,ekonomia bujqesore dhe ndermarjet shteterore u shkatarruan nga bomba atomike S.B.R made in Rajerson-Biberaj 1992-1997…..Komentuesi “piro” ka thene me lart nje AKSIOME….. Vend kolonial eshte cdo vend 1-qe nuk shfrytezon burimet e tij natyrore dhe 2 eksporton fuqine puntore dhe trurin e kombit …
Idergoi o chp i dergoi! I dergoi 2 miljon krere bageti kulakeve(sot quhen fermere),i dergoi ne Jugosllavi,gjoja per ti marre briret per krehera dhe do ti sillnin prape!!! Zbrazi dhe Magazinat e tregtareve Rreaksionare,Fashiste,Kapitaliste.Gjithe mallin,drithin,florinjte e Shqiperiswe i dergoi ne Jugoswllavi Enveri jot,.Edhe vaporrat me te mirat e dheut qe sillte UNRRA i ringarkonte ne vaporrat Jugosllave qe prisnin ne Rade. Dhe plasi zia bukes,,Me triska dhe tullona e shtyri ky popull.
Vlonjati,,ka boll qumesht ne supermarkete,por eshte prej mielli serb.Ato cocaacolat e katundareve nuk dihet me vfare mbushen,se lope e bageti nuk kane.Mish ka boll.por vjen prej Brazili.Ato vicat e Qukesit jane me gjelpera maqedonci.
Po ta nderrojme Edvin Ramen “socialist” mashtrues, “socialist” hajdut, me Arlind Qorin qe eshte Socialist Europian,
me Arlind Qorin qe eshte PROFESOR EKONOMIE dhe jo piktor, do te kemi nje problem te madh, do te na mbeten
muret e KRYEMINISTRISE SE SHTETIT SHQIPTAR pa zhgarravinat e Edvin Rames.
OK,me specialistët tanë në shkrim.Që të zbatohen kërkesat e tyre duhet:
1.Nëse nuk shprehet në prentime KM E.Rama & të tregoi asyet,duhet ti bëhet e qartë se nuk do votohet më PS,Pasi dihet se BANDA E PD ME NON GRATËN NUK BËN ASNJËBGJË NË 34 VUTE,Ai është fatkeqsia e këtij vëbdi,duke filluar vjedhjen e popullit që nga 1992 me mbi 500 mild.$.!
2.Duhet të zerohet neni i PARASHKRIMIT që fal hajdutët mbi 10 vjet,i votuar nga PD me shumicl vitash të vjedhura 1996..!
3.Të arrestohet Sali/SËRBI MENJËHERË,si misionar i SËRBO-GREKUT për 34 vite..!
4.Të krijohet një GJYKATË SPECIALE PËR SEKUESTRO TË pasurive të Vipave që nga 1992.!
5.Qeveria e ardhshme duhet të PREMTOI ZBATIMIN E KËTYRE KËRKESAVE ME REFERENDUM ME AFATE konkrete.!
6.Të votoet Ajo Parti që Premton NGRIRJEN E UZINAVE PËRPUNUESE TË NAFTËS,etj NË VËND me AFAT.Nëse nuk zbaton afatin-Populli të ngrihet në PROTESTË PA MBARIM DERI NË RRËZIMIN E QEVERISË.
● BOLL MË ME PREMTIME BOSHE DHE POPULLI PËRSLRI NË GJUMË NË 34 VITE MYNXYRË.!!
FLM.
Kjo ceshtje duhet te behet objekt ne cdo fushe te ekonomise se ketij vendi te kapur prej fyti nga keto antishqipetare !
Sa me pare qe te jete e mundur duhet qe i gjithe populli te ngrihet ne kembe e te perkrahe kete kauz qe i sherben vete ketij populli.
Do te jete teper vone neser kur te mos ngelet gje mbi edhe nen toke.
Duhet vete ne populli shqipetare ta ngrejme zerin dhe te mos mbajme shpresat te asnje parti politike.
OK,o LEXUES,Ate do te bejme do te votojme kete Qorrin,Ishallah na del me sy!