Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rehabilitohet blloku i pallateve në Njësinë 3, Veliaj: Pas shkollës së re “Xhezmi Delli”, po sistemojmë edhe rrugët përreth
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rehabilitohet blloku i pallateve në Njësinë 3, Veliaj: Pas shkollës së re “Xhezmi Delli”, po sistemojmë edhe rrugët përreth
AktualitetShoqëri

Rehabilitohet blloku i pallateve në Njësinë 3, Veliaj: Pas shkollës së re “Xhezmi Delli”, po sistemojmë edhe rrugët përreth

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

 

Pesë mijë banorë të bllokut të pallateve pranë shkollës së re “Xhezmi Delli” në Njësinë 3, përfitojnë infrastrukturë më të mirë falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në rrugët “Arben Minga”, “Ali Baushi” dhe “Skënder Kurti”, e cila u emërtua kështu në nder të ish-kampionit dhe ish-trajnerit të kombëtares së boksit, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Investimi përfshin jo vetëm asfaltimin e tyre, por edhe rehabilitimin e mureve rrethuese dhe të fasadave të pallateve, si dhe ndërhyrjet e nevojshme nëntokësore të rrjetit të kanalizimeve.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se pas ndërtimit të shkollës së re “Xhezmi Delli”, kjo ndërhyrje do t’i japë vlerë më të madhe pronës së banorëve. “Jam vërtet krenar për gjithë kantieret që kemi hapur në Njësinë 3. Kur flasim për rehabilitim nuk flasim vetëm për asfalt, por për të gjitha shtresat e nënshtresat, tubacionet për rrjetet, qofshin ato rrjete të ujësjellësit, qofshin kanalizime, ujëra të bardha, ujëra të zeza, fibër optike, energjia etj”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj kërkoi edhe bashkëpunimin e banorëve. “Dua shumë që të gjejmë bashkëpunim me banoret sepse është shumë e rëndësishme të mbajmë premtimet tona, por është po aq e rëndësishme që edhe banorët të na japin një dorë kur është fjala për të tërhequr pak avllinë, në mënyrë që të përfitojmë trotuare për të gjithë. Njerëzit duhet të kuptojnë se infrastruktura e re do sjellë më shumë trafik, do ketë më shumë lëvizshmëri sesa një vend me baltë e gurë, por ama, që kjo lëvizshmëri të jetë e sigurt, na duhet një trotuar mbrojtës. Kjo bëhet fillimisht për ata që jetojnë këtu, nuk bëhet as për parti, as për bashki. Kjo bëhet për banorët që jetojnë këtu,” deklaroi ai.

Kryebashkiaku ftoi banorët të përfitojnë nga Fondi i Komunitetit, të përfitojnë 50% të vlerës së investimit për të ndryshuar fasadat e pallateve të vjetra të zonës. “Veshja e një fasade nuk bëhet vetëm për estetikë, por edhe për çështje të kursimit të faturës energjetike. Për familjet në nevojë, kontributin e paguan bashkia, – pra, jep 50% plus edhe për ata që s’kanë mundësi, – ama kush ka mundesi, të bëhet mukajet dhe të aplikojë në Fondin e Komunitetit, që syri të shohë asfalt dhe urbanistikë edhe në nivelin horizontal, por edhe kur ngre kokën lart”, u shpreh ai.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?