Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rënie e ndjeshme gjatë 2023, çfarë po ndodh me lindjet në qarqet e Veriut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Rënie e ndjeshme gjatë 2023, çfarë po ndodh me lindjet në qarqet e Veriut?
Shoqëri

Rënie e ndjeshme gjatë 2023, çfarë po ndodh me lindjet në qarqet e Veriut?

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me shpejtësi sidomos pas pandemisë Covid -19, por në qarqet e veriut rënia ishte sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në se në 9 mujorin e parë të vitit 2023 linden gjithsej 16,353 bebe ose 20% më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2019, por në qarqet e Dibrës dhe Kukësit numri i lindjeve ra me nga 37% për secilin.

Në qarkun e Dibrës lindën vetëm 597 bebe në 9 mujorin 2023 nga 831 në të njëjtin periudhë krahasimit të vitit 2019 para se të niste pandemia Covid-19. Në qarkun e Kukësit linden vetëm 499 bebe nga 787 të tilla që lindën në vitin 2019.

- Publicitet -

Pas Kukësit dhe Dibrës rënia ishte më e fortë për qarqet e Korçës dhe Elbasanit me nga 31 dhe 30 % secila.

Të gjitha qarqet patën rënie dyshifrore të rënies së lindjeve duke përfshirë edhe kryeqytetin, e cili për të njëjtën periudhe krahasimi pësoi rënie të lindjeve me 11%. Edhe pse popullsia e Tiranës është rritur vit pas viti numri i lindjeve ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në qarqet e veriut rënia e lindjeve po udhëhiqet nga faktorët e migracionit. Vitet e fundit Dibra dhe Kukësi u përfshinë nga një valë e fortë emigracioni te të rinjve drejt Britanisë së Madhe. Ndërsa në qarkun e Korçës rënia e lindjeve, po ndikohet nga plakja e popullsisë pasi qarku ka pësuar valë më të hershme emigracioni.

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti.

Kjo do të thotë se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. \Monitor\

p.k\dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?