Nga Asim Bedalli
Shkrime si ai i djeshmi në numrin e fundit të gazetës Kushtrim Brezash nën titullin banal “Villeni çorbën e prishur…” janë vërtet për t’u vjellë. Në thelb ai është e njejta përmbajtje e replikës për shkrimin tim “Të Ringrejmë Nderin Dhe Dinjitetin e OVP të LANÇ”, botuar po në gazetën Dita. E reja e këtij shkrimi është se këtë herë ai botohet nën emrin e kryesisë së OVP të Tiranës. Me këtë shkrim po i përgjigjem në të njejtën kohë edhe replikës së kryesisë së OVP të LANÇ botuar në gazetën Dita, duke qëndruar në më kryesoret.
Si shkrimi në gazetën Kushtrim Brezash, ashtu edhe replika përpiqen të na provojnë që në fillim se “…nderi dhe dinjiteti OVP të LANÇ nuk është në krizë”. Duhet të keni standarte të ulta të mos pranoni se nuk përbëjnë krizë dhe nuk e ulin dinjitetin e OVP të LANÇ skenat me përplasjet fizike midis disa drejtuesve aktualë dhe grupit që kundërshton shkarkimin e Hulusi Hakos, si edhe ndërhyrjen e policisë për t’ju “ndarë”, të cilat u bënë virale në të gjitha mediat sociale. Thyerja e dyerve, bravave, një herë nga një palë, herën tjetër nga pala tjetër na kujtojnë skenat e përplasjeve jo shumë kohë më parë në Partinë Demokratike.
Dhe kjo nuk po ndodhte për të parën herë. Të njejtat skena u panë, për ironinë e fatit, dy vite më parë, në vitin jubilar të 80 vjetorin të çlirimit të Atdheut. Edhe atëherë ndërhynte policia për t’i ndarë palët kur zhvilloheshin mbledhjet e kryesisë e të komitetit kombëtar dhe në aktivitete të tjera. I konsideroni këto të denja për organizatën e OVP, që e quan veten trashgimtare të brezit të lavdishëm të LANÇ dhe ka si mision të mbrojë dhe lartësojë vlerat dhe idealin antifashist për të cilin ata luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre?
Ju e quani dinjitoze që mosmarveshjet në gjirin e organizatës t’i zgjidhni me gjyq. Përse trembeni të hapni një debat në rradhët e organizatës për ti diskutuar në frymë shoqërore mosmarveshjet që po e brejnë nga brenda organizatën e OVP të LANÇ prej disa vitesh, duke respektuar mendimin e gjithësejcilit anëtar të organizatës sonë vullnetare. E vërteta nuk është dhe nuk mund të jetë monopoli i një grupi të caktuar. Ajo del duke u përplasur mendimet, duke zhvilluar debatin. E kundërta atrofizon organizatën.
Organizata jonë nuk është një repart ushtarak, që kushdo që “del jashtë rrjeshtit” ndëshkohet. Më bëri përshtypje një shkrim i sekretarit të përgjithshëm botuar në gazetën Kushtrim Brezash të datës 3 prill, që më shumë se shkrim, ishte një urdhër, një ndëshkim për konferencën e Vlorës, që sipas autorit ishte antistatuore sepse ishte zhvilluar pa lejen e kryetarit e të sekretarit të përgjithshëm. Ku është shkruar në statut që konferencat e bashkive duhet të marrin leje për tu mbledhur?! Nuk e njoh problematikën që u diskutua në këte konferencë, por reagimi aq i ashpër i sekretarit të përgjithshëm për të dënuar këtë konferencë më bën të mendoj që ajo nuk ishte në unison me vijën e udhëheqjes së sotme të OVP. Me sa duket ajo duhet të ketë dalë “jashtë rrjeshtit”.
Përse kaq agresivitet për ata që mendojnë ndryshe. Nuk është normale për natyrën e një organizatë shoqërore zgjidhja e problemeve me masa ndërshkuese. As që çdo mendim ndryshe të quhet ”armiqësor”, që cënon“unitetin”. Diskutoni me ta, para se ti gjykoni!
Qysh në fillim dua të nënvizoj se ofeza nuk eshtë argument, por vetëm dobësi! Nëse dëshiron të bësh replikë, mos u merr me personin, por me problemet që ai ngre dhe kundërshtoji mendimet e tija me argumenta. Në replikën tuaj dhe në shkrimin botuar në gazetën Kushtrim Brezash nuk i jeni përgjigjur pyetjes kryesore që unë trajtoj në një kapitull të vecantë të shkrimit tim. A u zbatua statuti i OVP të LANÇ në të gjitha hallkat e forumeve ku u morën vendimet për shkarkimin e Hulusi Hakos? Pyetja është e thjeshtë.
Përgjigjuni asaj drejt përsëdrejti, duke cituar statutin siç bëra unë në shkrimin tim në gazetën Dita. Ky është thelbi i problemit, sepse siç e citoni edhe ju shpesh, ajo është kushtetuta e organizatës sonë, themeli mbi të cilin ajo është ndërtuar dhe funksionon. Guximi për ta shkelur atë për interest e ditës, më bëri të shkruaj artikullin. Por këtu nuk është fjala për Vera Tarifën dhe as për Hulusi Hakon.
Eshtë fjala për statutin, themelin e organizatës sonë dhe garancia për të realizuar misionin që ka marrë përsipër. Dhe për këtë e vlente kjo përballje me ju! Prandaj unë ju këshilloj në frymë shumë shoqërore, lerini sulmet dhe fyerjet ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ju dhe uluni e bisedoni me ta!
Shkrimi im fillonte me vizionin që unë kam për të forcuar rolin militant të organizatës sonë për tu kthyer në faktor në shoqërinë shqiptare. Në replikën tuaj të botuar në gazetën Dita ju më ftoni t’ju ndjek në aktivitetet që organizoni në përkujtim të ngjarjeve e formacioneve partizane në të katër anët e Shqipërisë, për të gjykuar drejt punën tuaj. Por unë nuk e kam mohuar ate në shkrimin tim.
Përkundrazi e vlerësoj dhe theksoj rëndësinë që ajo ka për të mbajtur gjallë kujtesën historike. Por që në krye të kapitullit theksoj që “OVP jo vetëm organizatë përkujtimore”, duke ngritur disa probleme si mund të realizohet kjo në kushtet aktuale të shqërisë sonë. Kjo nuk është një kërkesë personale, por e statutit që në nenin 13-të të tij thotë shprehimisht “…të japim ndihmesën për konsolidimin e proçeseve demokratike” në vend, sic bëjnë organizatat si motra në Itali, Francë, Angli, Gjermani etj.
Por për këto probleme ju nuk shkruani asgjë në replikën tuaj. Nuk jeni dakort? Argumentojeni! Kjo pyetje meriton përgjigje dhe jo ti bëjmë bisht duke tjerrur fraza.
Ka shumë të pavërteta dhe gjysëm të vërteta që manipulohen në replikën e kryesisë të OVP të LANÇ dhe në shkrimin e kryesisë të Tiranës. Thuhet se: “nuk i shkon një intelektuali që çështjet e brendëshme të një orgnizate ti këthej në debat publik”. Por unë bëra shumë përpjekje me kryeredaktorin, Albert Zholi dhe sekretarin e përgjithshëm, Veli Myftari për ta botuar atë në gazetën e organizatës, Kushtrim Brezash.
Por në fund më erdhi një përgjigje e prerë në mesazhin e telefonit tim: “Unë, Idajeti, Vera dhe Alberti jemi kundër …”. Pra drejtuesit aktualë nuk më lanë zgjidhje tjetër, vecse ta botoja në një organ shumë të nderuar që i qëndron shumë afër organizatës së OVP dhe shquhet midis gazetave të tjera për mbrojtjen e LANÇ dhe karakterit antifashist të shoqërisë sonë.
Në artikullin e kryesisë të OVP të LANÇ thuhet se “Flisni për një organizatë që nuk keni qenë ralisht pjesë”?! Ndërsa kryesia e OVP e Tiranës e saktëson të qenurit pjesë, duke thënë: ”nuk ju kemi parë në përkujtimet që janë thelbi i punës sonë”. Nuk po futem se i kam ndjekur disa aktivitete në qendër dhe në bazë. Por pikërisht këte koncept të ngushtë për objektin e punës shtroj si problem në shkrimin tim.
Thelbi i punës i organizatës sonë përcaktohet qartë në statut: “mbrojtja dhe propogandimi i LANÇ”{f.10 e statutit) dhe “angazhimi për të dhënë ndihmesën në proçeset demokratike”(f.13 e statutit) Ky është thelbi! Duhet kapërcyer ky kuptim semplist që e ngushton veprimtarinë e saj vetëm në përkujtime. Unë jam më afër me organizaten e OVP të LANÇ se sa shumë prej jush, sepse kam shkrujtur e vazhdoj të shkruaj shumë shkrime e replika në mbrojtje të LANÇ në gazetën Dita, kundër atyre që e shtrembrojnë, manipulojnë e që përpiqen ta relativizojnë kontributin e saj të jashtëzakonshëm jo vetëm në çlirimin e vendit , por edhe në fitoren botërore kundër nazifashizmit.
Shumë të tillë, si kryeartikuj, artikuj përkujtimorë, artikuj problemorë kam botuar në gazetën Kushtrim Brezash. Nuk e quani kontribut këtë? Kush nga drejtuesit e sotëm të OVP ka shkruar për problemet e mprehta me të cilat përballet sot trashëgimia e lavdishme e LANÇ dhe karakteri antifashist i saj dhe i shoqërisë sonë?
Është një mungesë e madhe papërgjegjshmërie të shtrembëroni të vërtetat, vetëm se ju duhet ta përdorni si një “argument”, që nuk paskam “të drejtë tu jap leksione, sepse në të shkuarën nuk ke mbrojtur trashigiminë prefesionale mbi të cilën ke ngritur figurën publike”, si gazetar i Zërit të Popullit, si edhe paskam heshtur kur ajo u mbyll?! Sa poshtë e keni ulur veten!
Me një ndjenjë sikleti detyrohem të flas pak për veten time për të hedhur poshtë këte shpifje të neveritshme. Zotërij drejtues të OBV! Personaliteti im publik kishte spikatur më shumë se një dhjetëvjeçar më parë se të shkoja në Zërin e Popullit, në krye të disa aksioneve lokale në shkollën e mesme dhe të disa aksioneve nacionale në Univrsitet, si sekretar i komitetit të rinisë të Universitetit, si edhe mbi 8 vjet si sekretar i KQ të rinisë.
Në gazetën Zëri i Popullit shkova si drejtues i saj dhe jo si gazetar. Natyrisht që edhe kam shkruar, por nuk ishte kjo detyra ime. Dhe ende pa mbushur 6 vjet në gazetë, u largova se u ngarkova me detyra të tjera të nderuara në Keshillin e Ministrave të Shqipërisë, ku punova edhe 10 vjet të tjera, përfshirë edhe periudhën e tranzicionit. Mbi punën në këto sektorë , natyrisht edhe në Zerin e Popullit, e kam ndërtuar personalitetin tim publik. Nuk i dinit këto?!
Ndoshta jo të gjithë ata që u morën me formulimin e replikës dhe të shkrimit të kryesisë të Tiranës, por Idajet Beqiri dhe Veli Myftari e njihnin. “Argumenti” për të cilin folëm është cinik, i kalkuluar në mënyrë të rafinuar me logjikën makiaveliste “qëllimi justifikon mjetin”. Sa për informacion: Gazeta Zëri i Popullit vazhdoi veprimtarinë e saj si organ i PPSH edhe më pas i PSSH edhe mbi 25 vjet të tjera, pasi ika unë. Nuk u mbyll nga Berisha, kështu që nuk kishte nevojë për mbrojtje. U mbyll me vendim të PSSH, organ i së cilës ishte.
Së fundi, ju nuk mund t’i drejtoheni asnjë pasardhësi, anëtarë ose jo të OVP me fjalët: ju nuk kinit të drejtë të flisni për problemet oranizatës, meqë nuk keni qene pjesë e veprimtarisë së saj?! Këte të drejtë atyre nuk ja jepni ju, por rrënjët nga vijnë, prekupacioni që OVP të përfaqësojë denjësisht brezin e baballarve, nënave e të aferve të tyre, brezin që bëri luftën, sakrifikoi dhe derdhi gjak për çlirimin e atdheut, për lirinë që gëzojmë sot.
Edhe një sqarim lidhur me të famshmin takim ku ju thoni se për 3 orë më kini informuar për qëndrimet e Hulusi Hakos. Sa për sqarim. Ky takim është kërkuar nga unë me shumë insistim, ku ju ngrita tre probleme në mënyrë shumë shoqërore:
Së pari, lidhur me mënjanimin e Hulusi Hakos nga roli i kryetarit, duke ju dhenë disa shembuj, Është e vërtetë që ju më ngritët disa probleme të komunikimit të tij të papërshtatshëm, shpesh agresiv, sipas jush. Po, vërtet bëra të çuditurin, sepse i dëgjoja për herë të parë. Nuk u prononcova, por thashë ti diskutojmë në prani të tij dhe të flasim me të. Ngrita problemin që për moshën, repautacionin e tij ta trajtojmë me bonsens.
Nuk kam pasur ndonjë debulesë ndaj tij, por për moshën dhe karierën e tij si intelektual të trajtohej në mënyrë humane. Kam qenë dhe jam shumë i drejtëpërdrejtë në mendimet e mija dhe gjithmonë parimor. Edhe kur ngriti Veliu disa pakënaqësi ndaj Hulusiut në mbledhjen e kryesisë, unë e ndërpreva, duke i thënë se nuk është as parimore e as shoqërore ti diskutojmë këto në mungesë të tij. Besoj e kujton këte zoti Veli, këte e dini ju më mirë.
Ja kisha thënë hapur Hulusiut që, në momentin që e shihni se nuk po e përballoni detyrën jepni dorëheqjen. Këtë e dinë edhe Veliu dhe Vera, sepse kur ua thashë në një takim pas zgjedhjeve panë njëri tjetrin me habi. Kështu mund ta kishim zgjidhur problemin me mirëkuptim. Së dyti, disa vendimmarrje në një rreth të ngushtë, pa konsultime duke thënë “e kemi vendosur “ne”, që u përsërit vazhdimisht në relacionin e zotit Idajet.
Së treti, për ti njohur me konkluzionet e analizës të departamentit të propagandës për ngritjen e cilësisë të gazetës Kushtrim Brezash. diskutuam dhe kokluzionet i bëri Idajet Beqiri, i cili i vlerwsoi dhe i pranoi, Madje, Idajet Beqiri tha ” kështu është natyrë e Veli Myftarit ( dha edhe një shembull për ta mbështetur mendimin tim), por është shumë puntor”.
Kjo është e vërteta dhe jo ajo e manipuluara nga ju. Për fatin e mirë në këte takim ishte edhe një shoqe e kryesisë me shumë personalitet që ka dinjitetin dhe guximin ta konfirmojë. Një shembull për të kuptuar sa shumë janë shtrembëruar të vërtetat e problemeve që ngre në shkrimin tim.

Vetëm Demo dhe Intelektuali (nastradini) iu vjen hakut këtyre kamunistave grindavecë.