Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Republika e Heshtjes – Letër studentit që më pandehu enverist
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Republika e Heshtjes – Letër studentit që më pandehu enverist
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Republika e Heshtjes – Letër studentit që më pandehu enverist

Published: September 14, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Pas shkrimit mbi atë që ka ndodhur me ne pas ’90-s, mora një mesazh të gjatë nga një student shqiptar në Londër, bir i një familjeje të përndjekur gjatë komunizmit, sot familje e rëndësishme e biznesit.

“Gabimi yt” – më shkroi ai, “është se i ke vënë në një peshore Enverin dhe Demokracinë”.

- Publicitet -

Unë po flisja për hipokrizinë, jo për Enverin. Për pasojat e një demokracie pa moral, ku njerëzit nuk burgosen si në diktaturë, por i vetëburgos heshtja e së vërtetës. Ku ngjitesh jo nga merita, por nga mënyra se si tund kokën, si përshtatesh pa dinjitet, si e ushqen mediokritetin përreth, derisa bëhet normë e padiskutueshme.

Kam shkruar se kjo është një tjetër lloj diktature. Edhe më tinzare se ajo që lamë pas. Në fund ta merr po njësoj lirinë.

Kam shkruar se partitë tona politike janë sot laboratorë të rrezikshëm të konformizmit dhe servilizmit. Brenda tyre kultivohet një model që më pas helmon gjithë shoqërinë.

Shikoni videot nga aktivitetet e tyre publike: rreshtime plastike, fytyra të lëmuara e të kuruara me kujdes që fshehin hipokrizi, mediokritet dhe një vetëkënaqësi boshe që ushqehet jo nga vlera reale, por nga afërsia me pushtetin. Janë maska të një loje pa dinjitet, ku e vërteta është shpallur “non grata”.

Dhe kur e vërteta vritet nuk ka nevojë për Diktaturë. Vetë heshtja ka bërë punën e saj.

Kur flas për “heshtje”, nuk e kam fjalën për mungesën e llapjes së përditshme politike, përkundrazi. Zhurma është e tepruar. Ajo që mungon është heshtja që lind nga mendimi, reflektimi, vetëkritika. Heshtja e njeriut që ndalet dhe pyet veten. Kjo është heshtja që nuk dëgjohet më. Dhe ky është problemi.

Sot heshtin ata që nuk duan të humbin çfarë kanë. Servilosen ata që duan të fitojnë diçka. Bashkë, kanë ndërtuar një regjim të qetë, pa plumba, por me shumë kapje. Gara është fiktive. Fjala, e kontrolluar. Bindja, e shitur. Asnjë nuk ngjitet, nëse nuk ka përkulur më parë kurrizin.

Heshtësit i sheh në krah të çdo lideri që u siguron një vend në listë, një post të qetë, një përfitim të vogël. Janë pragmatistët e dinjitetit të humbur, që kanë mësuar si të mbijetojnë dhe që të vërtetat i thonë vetëm kur u preket interesi. Edhe kjo, me raste.

Kategoria tjetër, më e zhurmshme dhe më e zellshme, është ajo e admiruesve me regji, të mahniturit e përhershëm, që qeshin me batutat e liderit si me ndonjë thënie të Aristotelit, që duartrokasin me një përkushtim që do ta kishte zili edhe Koreja e Veriut. Këta janë puthadorë me orar të plotë, ose lavdërues me pagesë, që nuk binden nga bindja, por nga përllogaritja.

Së bashku, janë motori i palëvizshëm i një politike që ka ndaluar në kohë: njëra palë hesht për të mbijetuar, tjetra lavdëron për të përfituar. Të dyja shërbejnë për të ruajtur fronin e një pakice që s’e lejon askënd të rritet. Veç nëse është i përkulur.

Në republikën e heshtjes, fjala nuk të çon larg. Por partitë duhet të jenë forume të mendimit, jo instrumente të përuljes kolektive. Një parti, apo një vend, që është ndarë nga fjala, është ndarë nga vetja. Dhe për fat të keq, pjesa tjetër e shoqërisë ka zgjedhur ikjen, largimin ose mospërfilljen, që është forma më e re e dorëheqjes morale.

Që të kthehem te biseda me studentin: Nuk jemi thjesht në një demokraci të kapur. Jemi në një shoqëri të dorëzuar, ku heshtja, gënjeshtra dhe servilizmi nuk janë më strategji personale, por vlera të reja kolektive.

Si mund të quhet një sistem ku veset ngrihen mbi moralin, mbi të drejtën, mbi shoqërinë?

Më shkruaje se “është krijuar një elitë e re”. Ndoshta, por nëse e ke fjalën për këtë elitë që arrij të shoh unë, kjo nuk e sfidon kurrë pushtetin. Ajo e justifikon, e admiron dhe nëse duhet, e imiton. Dhe nëse kjo nuk na duket tragjike, është sepse jemi bërë pjesë e saj më thellë se sa guxojmë ta pranojmë.

Analizoje këtë si fillim dhe eja më pas të flasim për ndryshimin e vërtetë, jo thjesht për ndërrimin e roleve brenda të njëjtës skenë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shënim është marrë nga rubrika Këndi i Kryeredaktorit në gazetën DITA versioni print. Gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    September 14, 2025 at 7:20 am

    Kjo është të vësh gishtin në plagë e ta shohin qartë të gjithë çfarë kullon prej saj.

    Reply
  • Labi says:
    September 14, 2025 at 7:27 am

    Gabimi i zotit Thano edhte qe e ka marre seriozisht studentin,persoalisht qe ne momentin ku studenti do perdorte fjalen demokaci per keto vite jo qe nuk do merresha me te po do ja coja si material humoristik Gon Llakes.Sa per Enverin do kalojne vite qe ti marrin vesh meritat e tij,mjafton ata qe e dine si e mori Shqiperine e si e la nga ana kulturore, e mori me disa qindra mijera banore e la me miliona,e mori me keneta e tuberkuloz,e la me populsine me te re ne Europe.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    September 14, 2025 at 10:19 am

    Absolutisht dakort…

    Reply
  • Fjala says:
    September 14, 2025 at 11:12 am

    Me pelqen shume ky shkrim nga kryeredaktori gazetes Dita dhe e kam ndjek edhe here te tjera sepse mendimi , dija dhe interpretimi jane ne shkalle siperore , por une do te kisha nja dy mendime te miat. Une kam pare e ndjekur me vemendje shume nga shqiptaret qe kane pase probleme me shtetin e Enver Hoxhes. Kam pare e degjuar njerez plot mendim e korrektese qe kane vuajtur edhe ne burg, por shumica qe jane edhe lindje te mevoneshme jane me agressive, te pa permbajtur dhe deformijne ose dalin nga shinat e realitetit duke u kthyer edhe ne te pabesueshem per te mos thene njerez qe nuk vlejne te bisedosh fare me ta. Raportet me masen jane domosdoshmeri per nje analize ne çdo kohe, ndryshe je larg komunikimit njerezor. Une nuk jam as i ashtuquajtur i perndjekur , por shpeshe i padeshirueshem per ata qe kishin ne plan te pare partine kur perplasnim mendimet, bile dhe i rrezuar nga forca e tyre, por nuk munda as te mbijetoj ne demokracine qe pretendon autori qe ankohet sepse sa erdhi ajo, ne qoftse mund ta quaj te tille, me hodhi ne rruge nga puna qe kisha dhe nuk pyeti fare , keshtu qe zhgenjimi edhe sot eshte shume here me i madh se sa e mendoja. Prandaj, pretendimet per Enverin dhe demokracine jane shume te nderlikuara per ti spjeguar e folur, sepse shume njerez flasin pa i njohur dhe pa i provuar te dya , veçse kane urrejtjen te trasheguar qe e kultivojne akoma. Njerez te lindur pas 1990 jane krejt amorf ne interpretimin e ketyre procèsve. Shkrimi i Adrian Thanos ishte nje sinteze e mendimit pjekur e plot arsyetim, por une e ndiej ta theme si pesimist se eshte e kot te flasesh me keta lloj njerez. Heshtja me lejon te vazhdoj rrugen time.’

    Reply
  • Luli says:
    September 14, 2025 at 11:31 am

    Ne 45 na jepnin mend partizanet ,tani te persekutuarit .bravo zoti Thano

    Reply
  • 3D says:
    September 14, 2025 at 11:41 am

    Largimet masive vrasjet në rrugë krimi shtetëror zhdukjet pa gjurmë krimi i organizar vrasjet telekomandë radhët e prostitucionet plaçkitjet grabitjet vdhjedhjet masive plantazhet e drogës të kohës së liberalizmit as që mund të krahasohen me krimet e diktaturës

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    September 14, 2025 at 1:47 pm

    Stambolli digjet, kurva krihet. ose, hane Shan e hane Bagdat…

    Reply
  • Nastradini says:
    September 14, 2025 at 2:57 pm

    Ti dhe te tjeret as nuk i njihni te persekutuarit e paster te ndergjegjes qe krejt tjeter nga nje i persekutuar i zakonshem, qe tha ska buke apo djath, apo nje hajdut ordinere qe partia e quajti te persekutuar. Vetem nje te vertete kathene PPSH-ja, qe te persekutuar te paster te ndergjegjes jane 85 vete……..por qe bijte e eterve qe vazhduan pushtetin e krimit dhe te diktatures ne nje forme tjeter dhe per te prishur imazhin e te burgosurve politik te ndergjegjes, i quajten edhe te denuarit ordinere.

    Reply
  • Aldrinp says:
    September 14, 2025 at 3:12 pm

    Komplimente Thano! Qurrashi nga Londra nuk ka per te kuptuar gje. Eshte nje cope mistreci i indoktrinuar.
    E vertete eshte, heshtnim ne kohen e xhaxhit, po ishim me te lire per te menduar. Dhe me te pergjegjeshem per te analizuar.
    Koha tregoi qe brezi i meparshem ishte brezi i mencur. Dhe ka nje llogjike pse ndodh keshtu.
    Se Xhaxhi i coi njerezine ne shkolle dhe i vuri te mesojne shkence e dije.
    Sot, politika i ve ne radhe te behen karrieriste
    Elite, thote idioti nga Londra

    Reply
  • TemaTiku says:
    September 14, 2025 at 3:40 pm

    Pra ti A. Thano paske shkruar se “Partite tona politike jane laboratore te rrezikshem te konformizmit e servilizmit ”
    Por mos valle Mediat a nuk jane ca me shume se partite basifonde te ndyra te servilizmit?
    Dhe per ta ilustruar me vetem nje shembull – A nuk eshte Mero Baze sherbetori mediatik me zgjebarak i gjithe pushteteve nje shembelltyre e servilizmit ?

    Reply
  • Dudumi says:
    September 14, 2025 at 7:40 pm

    “Udhetimi i vertete s’eshte te kerkosh vise te reja, por te shohesh me sy te ri”. E Kam gjetur ne nje vend kete strofe te Marcel Proust, dhe vertete kjo duhet te ndodhe me njeriun. Te rishikoje gjerat qe Ka pare, me sy te ri, me shikim te ri. PD sot pas 35 vjetesh eshte ende peng i berishizmes. PS eshte kamufluar ne nje bicim forumi rinor ku kryetari venerohet si Gautama Buddha. Fanatike te nje religjioni te ri qe komenton me brohori ne boten celulare shpikjet statiste te kryetarit qe sundon shumicen e pushteteve si Cezari, por pa kaluar lumin e Rubikonit, dmth pa’ i hapur lufte senatit dhe dy konsujve, qe per fatin e trishtimin tone jane shteti pertej atlantikut dhe perfaqesuesit e BE. Duhet te ishte Kushtetuta “Rubikoni”, por ajo eshte leter bakalli.Te korruptosh rinine me lodren me te perdorur te planetit, aktivizimin virtual ne fejsbuk dhe Instagram eshte me keq se ti lesh 1 jave pa’ buke. Nuk u ble heshtjen por e perdor dhe manipulon si miratim te gjerave qe ben. Dhe eshte shume e lehte ta besh kete fale programuesve te talentuar e paguar mire. Mjafton qe te kesh 100 te ekzaltuar, si tifozet ultras qe e nisin me kor pa’ filluar ndeshja dhe vazhdojne me kor edhe kur ndeshja Ka mbaruar. Erich Fromm kete teknike e quante “intoksikim hermetik”, qekur nuk ekzistonte interneti. Lajme pa’ koke dhe pa’ tituj qe sjell Hermesi imagjinar per te mos lene boshllek pa’ lajme. Ja, rasti i fundit qe sjell Thano, i emertuar enverist nga nje student i sotem qe s’ka haber se c’eshte enverizmi. Pas 40 vjetesh(1985-2025) nje student 20 vjecar (?!) akoma merret me konceptin e enverizmit qe ne fakt cfare ishte? Thjesht autoritarizem dhe venerim i liderit. Nje gje shume e zakonshme ne histori, qe nga hamurabbi,faraonet, perandoret e gjer tek berishistet, edvinistet, trampistet, putinistet e diktatoret kineze e koreane apo presidenti i fundit i Amerikes Enverizmi s’ka ekzistuar ndonjehere si levizje ideologjike. Thjesht u venerua Sic behet me lideret karizmatike. Ne thelb, “enveristet” mbrojne cfare beri sistemi socialist, natyrisht duke ekzagjeruar edhe per gjerat qe cdo sistem do i bente. Duke justifikuar edhe luften pa’ kriter e pa’ sens te klasave apo deshtimet ekonomike. Njesoj si sot, kur ekzagjerohen e justifikohen arritjet dhe deshtimet e berishizmit dhe edvinizmit. Por Ka nje ndryshim, qe Thano e Ka sjelle ne vemendje; sot venerohet lideri, kryetari i madh kur nuk mungojne mekanizmat demokratike per ta kundershtuar e denoncuar. Per ti kerkuar llogari, Jo per tu servilosur qe te kapesh nje pozicion apo te blihesh me format moderne te pazarit demokratike. Dhe cfare ndodh pikerisht me te rinjte? Kane frike se po u terhoqen dy kryetaret “historike” te grupimeve postpolitike e postideologjike qe gabimisht quhen ende parti politike,cdo behet nami, do permbyset bota. Si pasagjeret e nje autobusi qe nuk e imagjinojne sesi mund te ece autobusi me nje shofer te ri. S’kane besim tek vetja, se pikerisht, keshtu jane ushqyer nga propaganda sistematike e kryetarit qe vendos per te gjitha. Shkurt, heshtja e sotme po u vret pavaresine dhe vetbesimin. Ndersa mekanizmat nuk u mungojne.

    Reply
  • I lir says:
    September 14, 2025 at 8:58 pm

    Faleminderit z.Thano. Me gezon fakti qe ka akoma shqiptare te cilet analizojne dhe prezantojne problemet e shoqerise tone, por mendoj se disa te pakte qirinj nuk mund te ndricojne erresiren qe na ka mbuluar ! Mashtrimi,hipokrizia,hajdutlleku , servilizmi, etj jane bere virtyte…….

    Reply
  • ATSH says:
    September 14, 2025 at 10:04 pm

    Z. Thano mendoj se servilizmi eshte nje fenomen mbare botror (shume me i theksuar sot por qe ka qene gjithmon i pranishem) . Pershembull mjafton te shohesh gjithe populistet e fashistet kudo ne evrope e me tutje . Ata flasin te njejtat gjera me te njejten gjuhe , biles edhe suratin e bejne njelloj e jane te rrethuara nga turma qe adhurojne liderin pa kushte e ne menyre idiote . Per ta përshkruar me mire gjendjen e Shqiperise se sotme , mjafton imazhi i fytyrave te ministrave te emeruar nga Rama Live ne TV., apo pjesa ku bente batuta ironike me faktin se Shqiperia nuk ka akoma adresa e te pranishmit zgerdhiheshin ne vend qe tu vinte turp nga vetja e nga lideri 12 vjet ne pushtet. I thuaj atij studentit se ne Shqiperi ke frike ti thuash tjetrit mos me pri rrugen me makine e mos parko tek garazhi im , mos ec me shpejtesi prane shkolles e kopshtit te femijes tim, mos me ze trotuarin se nuk kaloj dot me karrocen e femijes, mos me hidh plehrat tek dera e shtepise , mos me helmo me ushqimin qe me shet , mos me vrit me korrent kur kaloj rruges. E kupton per cfare po flet ? Je nje vend i botes se 3-te , te mungojne bazat e nje shoqerie civile ( ha krudo e paguaj 3500-4500 metri katror po cecen mbetesh ) .. Vjen ky e thote pse i servilosen Rames?! Po cfare thua o plak ..hajde e shijoje shqiperine antikomuniste e hajt se flasim . Po si nuk ju vejn turp qe permendin Enverin ? po 100 here me mire Enverist (cfare do qe kane ne mendje )

    Reply
  • TIRONA says:
    September 15, 2025 at 2:13 am

    Qysh nga momenti qe nje shqiptar ( ose i huaj qofte ) qe studioka ne Londer ( a thua se te gjithe ata qe studiojne ne Londer jane filozofe, demokrate e perralla te tjera si keto ) na thashka se ” ke ngaterruar Enver Hoxhen me demokracine, ketu mbaron diskutimi. Studenti mendjelehte ngaterron nje sistem filozofiko-politik me nje politikan te vetem. Se dyti, duket se studenti mendjelehte, si miliona, ose miliarda kokeboshe te kesaj bote, beson se vertete ekziston demokracia. Demokracia as ka ekzistuar dhe veshtire te ekzistoje ndonjehere. Sistemi aktual politik eshte kapitalizmi, i maskuar me eufemizem ne termin “demokraci “. kapitalizmi, ne thelb, eshte sistemi i te pasurve, qe iu lejon shumices raja te thone cfare te duan dhe te jene te lire te votojne nje here ne kater vjet per njerin nga pasaniket, ose veglat politike te pasanikeve. Pra, ne thelb, kapitalizmi eshte oligarkik. Te pasurit ( 1% e botes ) pasurohen cdo dite e cdo vit, pavaresisht ka apo jo kriza ekonomike dhe pavaresisht cila parti vjen ne pushtet, ndersa pjesa tjeter e popullsise pasurohet ose varferohet ne raport me marredheniet e pergjithshme nderkombetare, me krizat ekonomike dhe me kushtet reale te cdo vendi. E vetmja shqiptare qe ka studiuar ( dhe studion e jep mesim ) ne Londer dhe qe ka intelekt dhe kulture te kuptoje realitetet eshte lea Ypi. Te tjeret, ne pergjithesi, jane sa per te marre nje diplome dhe kaq. Jo per te dhene mend pasi jane mendjelehte dhe, jo pak prej tyre, kokeboshe.

    Reply
  • Tutu says:
    September 15, 2025 at 7:05 am

    Miku im Thano ! E keqja e madhe eshte se ne Shqiperi kurr nuk ka pasur disidence politike ate kohe , thjesht burgaxhinj ordiner ( shumica ) qe per tu rritur zullumin shteti i vinte dhe nje vleresim si armiq te popullit… se ndryshe nuk ka si spjegohet qe kjo “armate” te perndjekurish, te sponsorizuar fuqimisht nga ShBA dhe Europa te mos kishin brume per te krijuar partine e tyre polike , qe te udhehiqte aso kohe ndryshimine maddh.. por si legena u rrshtuan nen hyqmin e nje komunisti fanatik, nje sekretar partie dhe u kthyen ne bixhosxhinj e trafikant te cdo gjeje , te gjith pasurise kombetare, dhe sot krenohen duke marre kestin e radhes si bisnesmene te sukseshem..!!

    Reply
  • durrsaku says:
    September 15, 2025 at 7:08 am

    Qe ti o zoti, shoku Thano je jo vetem enverist por dhe edverist kjo ben mu. A nuk na thua ti shoku Thano kur ti e ke kritikuar Periudhen e diktatures ?,Kur ti shoku Thano e ke kritikuar qeveresjen e Rames ? A nuk je ti shoku Thano qe çdo faqe te pare te çdo gazete e hap me artikuj kunder opozites ? kur paske ndryshuar ti qe nuk komenton kurre per vjedhjet kolosale qe ben qeveria Rama 1-2-3 por ne ç’do gazete fajeson opoziten ?! Edhe sot per te komentuar shkrimin tend na paske thirrur patronazhistet e PS-es qe te vertetojne sa i drejte e i bukur eshte shkrimi jot ! Mer pak shembull nga simotra jote Gazeta SOT.

    Reply
  • ali baba me 40 hajdutet says:
    September 15, 2025 at 7:15 am

    Ai studenti duket nje injorant kur lexon komentet e patronazhisteve sidomos te zgjuarit TIRONA . Shume keq qe Rama nuk ja di vlerat dhe ti jape nje post !

    Reply
  • nje qytetar says:
    September 15, 2025 at 7:18 am

    Ai studenti shqiptar ne Londer te ka thene te verteten ty, Thano, ndoshta se larg nga Londra te dallon me qarte! Ti vertete ve ne nje peshore Enverin me Demokracine.
    Sepse ti ve ne dukje e i meshon fort hipokrizise, servilizmit sotem a thua se dje nen Enverin ata nuk kane ekzistuar fare.
    Atehere hipokrizi e servilizem ishte jeta e gjithe dhe eshte ekranizuar dhe ne filma (intriga shokesh per nje specializim jashte vendit) Njeriu i Ri qe gatoi Enveri betohej “Per Ideal te partise” pikerisht kur genjente me shume.
    Po te sjell opinionin e nje politikani te njohur – Demokracia me e keqe mbetet gjithmone shume me e mire se Diktatura me e mire”. Kjo besoj i thote te gjitha.

    Reply
    • Aldrinp says:
      September 15, 2025 at 3:15 pm

      Gabon o qytetar, nga Durresi besoj..
      Ka nje dallim te theksuar, te pagabueshem midis Bindjes dhe Servilizmit.
      Jeta ne kohen e Enverit nuk ishte Servilizem e Hipokrizi, por ishte Bindje.
      Per shumicen Ishte Bindje dhe Idealizem.
      Ashtu u rritem, me dashurine per Partine, per Enverin, dhe per Atdheun.
      Ndjenja qe u zvjerdhen me kohen, por qe i qendruan ne thelb ndryshimit Historik te pas 90es.
      Fakti qe Berishen e votojne vetem kriminelet dhe antishqiptaret, e provon kete,
      Fakti qe Rama fiton perseri e perseri, do te thote qe rrenjet e Bindjes te se majtes jane me te forta se sa kujton qurrashi nga Londra.
      Ajo qe Lufton THano eshte pikerisht Servilizmi i Patronazhisteve, dhe uria e lukunise se PDse..qe kane formuar te dyja nje Lukuni te re, pa ideologji, por vetem me nje qellim, te hane sa me shume nga kocka e Popullit.
      Ka ndryshim te madh

      Reply
  • Emigranti says:
    September 15, 2025 at 8:32 am

    Dalin nja tre t zgjuar ketu ne komente medemek antikamunista.
    O bole kandari, po ju thon qe njsoj si ateher po e dorezoni lirin duke rendur pas interesit t ngushte duke i then te bardhes t zezë e anasjelltas sipas asaj q bython ktyetari juj cilido qoft emri tij.
    Nuk levdohet enveri por arritja kryesore e denokracis qe duhej t ishte fjala e lir nuk ejziston.
    Ai ta merte me ligj keta ta marrin me skuthllik
    Kjo eshte ceshtja q ka ngritur gazeta e nderume Dita po ju mos lexoni ktu bre shkoni andej nga mediat e lira t Saldhiut

    Reply
    • Vlora 97 says:
      September 15, 2025 at 8:46 am

      Me Enverin e dije. Ta bente te qarte: Deri këtu e ke kufirin. T pakten t jepte mundesin t ndiheshe hero nëse e sfidoje.

      Sot t thonë s ka kufij, je i lirë. Dhe shkon tinëz për lesh
      M mirë ashtu. Kur di vet se c bën

      Reply
  • a.b. says:
    September 15, 2025 at 8:48 am

    I dashur Adrian.
    Urime per artikullin e sotem. Nje problem i mreht social per kohen i shkruar bukur, i argumentur thelle dhe me nje dashuri emocionuese !
    Me kan ber pershtypje artikujt e fundit qe ke shkrujtur, Artikuj tuaj futen ne skutat me te dhimbshme te shoqerise shqiptare, per ti nxjerr me gixim ne driten e diellit! Ke nje stil te ngroht gati poetik te shkruara! Ke dhume ndjenje brenda!
    E di sa impenjim ka drejtimi i nje gazeta, por shkruaj me shume se e ngrene gazeten!

    Reply
  • Realisti says:
    September 15, 2025 at 8:49 am

    Vallahi ma mir enverist se bythqir dhe kurva si keta te sotmit

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 15, 2025 at 11:35 am

    Falinderoi Z.A.Thano për shkrimin.Jo më kotë është në krye të Gazetës më të paanshme në Shqipëri,ku 99 % të TV,GAZETAVE,PORTALEVE, i ka kapur Non Grata që në 2005 KM i Shqipërisë si FATJEWSI KOMBËTARE, Sikurse DREJTËD100 % me kursin 6 mujor plepist 1992.
    Duhet thënë se SHQIPOT që nga 1912 kan urryer edhe SkënderBEUN,I.Qemalin po e po..dhe nuk dihet se kush ZOGIST e helmoi në Romë, A.Zagollin e duan vetëm berishistët që i ngritën bustin në mes të Tiranës ndose vodhi floririn dhe shiti trojet dhe Tradhëtoi vëndin,Ndërsa për Envetin nuk ka ardhur koha ti ngrihet lapidari përsëri,pasi elita politike pas tij ka vjedhur më shumë se Turku në 500 vite dhe Nazifsshizmi në L2B.
    Nëse në 35 vite do të zbatohej parimi Enverist..”..KUSH DËMTON-ZHDËMTON 100 % DHE SHKON NË BURG..” NUK DO ISHIN VHEDHUT 230 MIL.$ TË RRUGËS SË KOMBIT DHE MË PAS 500 MIL.$ 1992- 2013.
    Në 35 vite ka sunduar BERISHIZMI SIPAS POROSIVE TË RAMIZ ALISË PËR ZBATIMIN E KATOVICËS.!!
    NË 35 vie SHKËRDHATOKRSCI SALISTE,KEMI SHKUAR 35 vite HAPA PAS: Në Shëndetsi,Arsimi dikur falas,ndërsa sot SUNDON MEDIOKRITETI ME DIPLLOMA ME $,€,,Në bujqësi prodhohej buka në vënd për 25 vite luftë,ndërsa sot prodhohet 20 %,,Importet po helmojnë popullatën qëllimisht,,Informaliteti është mbi 90 % pasi bidezmenët e OLIGARKËT jan Partiak,,Në Shqipëri jam shqyer kufijtë dhe po hyn derri dhe dosa.. të gjithë SPIUNËT E BOTËS,GJOJA PËR TURIZMË..PËR TË JOSHU VASHAT LOZONJARE TË SHQIPES.! O ZOT ÇPO BËHET.!!
    Nuk është vetëm studenti që shkruan nga Anglia.Janë 20-30 % si Ai që shkojnë pas Berishizmit më të shumtit ANONIM.!
    FLM A.THANO.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 15, 2025 at 8:29 pm

    PËRGËZIME ZOTI THANO!
    Lutem, meqenëse ia ke adresën atij kapitalistit të vogël pa identitet, më së pari uroji edhe nga ana ime, suksese në mësime.
    Në fakt ai do dalë “mirë”, sepse me kilet e Euro-ve që i nis i ati, në shkollë private është, e do ta sjellë edhe ai një copë diplomë.
    Ai djalë fatkeq i pasur, është i dënuar përjetësisht, të mbetet kontingjent reaksioni në vendin e tij (nëse do kthehet ndonjëherë).
    Thuhet kjo, mbasi ai “gjykon” Enverin, sikur të ketë jetuar dhe punuar në kohën e tij.
    Është edukuar shtrembër, por e ka të pamundur të bëhet qytetar europian, përderisa përkufizon “elitën” e Tiranës.
    Sepse ata që quhen elitë në Tiranë, janë në fakt LLUMI I SAJ.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    October 4, 2025 at 1:11 pm

    Historianët në dekadat, që do të vijnë do të jenë pa mëri e hakmarrje dhe, do të analizojnë me koncept ndërkombëtar edhe diktaturën edhe demokracinë. Studenti nga londra shqetësohet se është vënë Enveri në krahasim me demokracinë. E vërteta është se Enveri nuk krahasohet me demokracinë. Po të pyesësh studentin nga Londra do të të thotë: “Kjo nuk është demokraci”! Unë do t’i them. E gjete ,që nuk është demokraci? Edhe socializmi ishte sistem eksperimental dhe, nuk u zbatua drejtë! Sistemet dhe e pokat analizohen brenda lloit të tyre dhe, çfar kanë bërë për vendin e tyre?! Meqenëse kurrë nuk kam qenë pasionant i ideollogjive dhe kam vënë kombin mbi të gjitha do të bëj një analizë të vogël. Enver Hxha me shumicën e shqiptarëve çliruan vendin, kurse reaksioni i bashkuar në ballin Kombktar e leghalitetin u bënë bashkëpunëtor të fashizmit për të luftuar kundë partizanëve. Ishin pikërisht mbeturinat e ballit e legalitetit, që ju ngatërruan nëpër këmbë shtetit tëri të dalë nga lufta. Reaksioni shqiptar për 40 vjet ka luftuar për ta rrëzuar pushtetin e dalë, pas luftës. Këtë luftë e ka nisur reaksioni, i cili dërgonte banda diversionistësh mbi 1200 nga vitet 45-55 . Këto banda vrisnin e sabotonin. Ka të dhëna ,që thonë, viktimat nga bandat janë më të mëdha se të diktaturës, por diktatura nuk i publikonte për të mos ulur moralin e njerëzve. Le të kthehemi tek diktatura: Shteti Shqiptar i brishtë dhe i sulmuar nga të gjithë brenda dhe jashtë shtetit mundohej të qëndronte në këmbë, kurse reaksioni mundohej ta vriste. Shteti ndërtonte vepra- reaksioni shkonte natën dhe i sabotonte, i hidhte në erë, ose i vinte zjarrin fshatrave. Megjjithatë me punën e të gjithë shqiptarëve shteti i diktaturës mundi të thajë këneta e moçale, të zhdukë sëmundje infektive kombëtare – pasojë e varfërisë absolute! Diktatura zhduku analfabetizmin dhe ngriti një sistem të tërë shkollash nga kopshtet e deri tek Universitetet politeknike. Ai ndërtoi bazën ekonomike dhe infrastrukturën e ndërtimit të Shqipërisë edhe në kushtet e rrethimit nga lindja dhe perendimi! Arësyet i dimë dhe nuk e izoloi Enveri, por perendimi dhe lindja dhe, këtë e ka thënë Gensher, ministri i jashtëm gjerman! Arësyet nuk do ti analizojmë këtu, se ato dihen: Natrisht reaksioni i shtrëmbrojnë qëllimisht faktet, por dihet se Enver Hoxha me ndihmën e fshehtë Amerikane arriti një fitore historike- theu dy traktate ndërkombëtare- të jaltës dhe të Varshavës dhe e dëboi bazën ushtarake të Traktatit të varshavës nga Vlora. Ai taracoi të gjithë Jugun dhe ndërtoi mbi 500 fabrika e uzine kombinate, duke garantuar mbrojtjen e vendit dhe u përgatit për çlirmin e Kosovës. Shqipëria sot merr dritë nga hidrocentralet e ndërtuara nga Enver Hoxha. Grupi armiësor, duke përfituar nga infarktii rëndë i Enver Hoxhës në 1973 sabotoi ekonominë dhe e çoi atë me tollona, që të dështonte: Një vend, që arrin kulmet e veta në 1975 nuk mud të shkojë me tollona në 1980! Ata, që thonë ndihmonte Kina gabhen! Kina nuk sillte bukë, djathë qumësht, mish e domate! Kina sillte hekura, tanke, karta silurues etj. Kina, nëqoftëse nuk merrte dollarë nga Shqipëria për paisjet që jepte- nuk sillte ndihma ushqimore. Pra dështimi i ekonomisë shqiptare nuk ishte dështim i sistemit, por i qeverisë, që e dështoi qëllimisht ekonominë shqiptare. Grupi armiqësor solli dështimin e ekonomisë dhe përgatiti kushtet për ndërrimin e pushteteve. U ndërruan poushtetet me vjedhje votash, apo me lodhjen e shqitarëve që thanë.Jepini pushtetin se e dogjën shqipërinë. E mori pushtetin reaksioni: Çfar bëri? Shkaktërroi Shqipërinë, ekonominë dhe mbroijten. Jo vetëm e shkatërruan dhe e dogjën, por vepruan si agjenturë serbe dhe u paguan për këtë Berisha e kompani. Fabrika e uzina të vjetra thanë, por tek uzinat e armëve të diktaturës u kthye qeveria shqiptare tani, që filloi sulmi ushtarak në Ukrainë. Studenti nga londra si trashgimtar, siç duket i kolaboracinistlëve thotë-mos krahaso Enverin me diktaturën. Historia do të dënojë jo diktaturën, se në kushtet e vështira siç ishte- e katërfishoi popullsinë e shqipërisë dhe siguroi mbijtesën e shqiptarëve , kurse reaksioni Shqiptar e dëboi gjysmën e shqipërisë dhei bëri shqiptarët pakicë në ballkan. Kjo quhet tradhëti kombëtare!

    Reply
  • Piro says:
    October 9, 2025 at 6:37 pm

    Tani e lexova artikullin. Zoti Thano duket sikur shfajsohet para studentit. Shkruan gjatë pa botuar mendimin e studentit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?