Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Requiem’ i Verdit për herë të parë në opera, artistët e Teatrit e ata italianë bashkohen me Orkestrën dhe Filarmoninë e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > ‘Requiem’ i Verdit për herë të parë në opera, artistët e Teatrit e ata italianë bashkohen me Orkestrën dhe Filarmoninë e Kosovës
Kulture

‘Requiem’ i Verdit për herë të parë në opera, artistët e Teatrit e ata italianë bashkohen me Orkestrën dhe Filarmoninë e Kosovës

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

E krahasojnë me Kapelën e Sistinës së Mikelanxhelos,  e në të nuk ka vetëm muzikë, “Messa da Requiem” e Giuseppe Verdit për herë të parë jetësohet në Teatrin e Operas. Një requiem shpirtëror që sjell tallazet e jetës së Verdit, e vdekjet që mbërthyen familjen e tij, por edhe pozicionin laik mbizotërues në Evropën e viteve ‘800.

Muzikë që mbërthen  dyshimet, terrorin, përpjekjet e kompozitorit për të kuptuar misterin e vdekjes, e arsyetuar rreth besimit, pa e humbur romantizmin jetësohen nga katër solistë, orchestra e RTSH-së dhe ajo e TKOB si dhe kori i dyfishtë, nga “Opera” dhe Filarmonia e Kosovës.

“Është një rol dhe koncert shumë i madh. Të zgjidhesh për të punuar me të tillë kolegë dhe në një Opera kaq të bukur, për mua do të thotë me të vërtetë shumë”, thotë solisti Andrea Vittorio De Campo.

“Pavarësisht komponentëve të shumtë, që kërkon ky kompozim, si orkestra, kori, artisti e gjen veten vetëm, duke folur drejtpërdrejtë me Zotin. Në disa pika e trajton si të barabartë me veten. Sepse ky është Requiem-i, është shumë, është një përballje e fortë e vetmitarë me Zotin”, thotë tenori Raffaele Abete.

- Publicitet -

Ndërsa dirigjenti i orkestrës rrëfen çka e nxit të rikthehet në “Operan” shqiptare, tanimë për të vënë në skenë, këtë vepër të kompozitorit të njohur italian.

“Unë udhëtoj shpesh, punoj në të gjithë botën por ky teatër, kjo opera, kjo orkestër kanë për mua diçka shumë të veçantë dhe është diçka e vështirë për tu përshkruar, sepse në punën tonë ajo që ka me të vërtetë rëndësi është emocioni që ndiejmë”, thotë dirigjenti Jacopo Sipari.

Artistët ftojnë publikun, në dy mbrëmje radhazi, të premten e të shtunën, të përfshihen përmes muzikës në kërkimin shpirtëror veridan, për refleksionet në çka ndodh në post mortem e skepticizmin që mbetet edhe në finale tek kori përsërit “Libera me”…

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Lani says:
    October 22, 2022 at 9:22 am

    Dhe shfaqja ishte super!!!!👏👏👏👏👏

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 shtator 2026
  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?