Moti këtë të premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes. Temperaturat do të shënojnë vlera nga 11°C në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë pritet të arrijnë deri në 19°C.
Sa i përket reshjeve, ato do të jenë kryesisht të lehta dhe të karakterit të përkohshëm, ndërsa nuk përjashtohen edhe reshje shiu gjatë mbrëmjes.
Sipas MeteoAlb, era do të jetë e lehtë, me drejtim të ndryshueshëm, pa pritur ndikime të theksuara në kushtet atmosferike. Sakaq, dita e sotme pritet të karakterizohet nga vranësira, temperatura relativisht të buta dhe reshje të pakta shiu.
