Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reshjet e dëborës, hapet për qarkullim pas 8 orësh Rruga e Arbrit, disa akse të bllokuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Reshjet e dëborës, hapet për qarkullim pas 8 orësh Rruga e Arbrit, disa akse të bllokuara
KronikeLajmi i fundit

Reshjet e dëborës, hapet për qarkullim pas 8 orësh Rruga e Arbrit, disa akse të bllokuara

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin.

Dendësia e borës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme.

Po ashtu, aksi “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan” ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.

- Publicitet -

Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin.

Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

Rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve pas 8 orësh që mbeti e bllokuar nga reshjet e borës më intesitet të lartë.

Mbrëmjen e djeshme me dhjetëra qytetarë, automjete dhe furgona mbetën të bllokuar në bypassin e Murrizit.

Shumë automjete u braktisën për shkak se e patën të pamundur për të lëvizur, teksa bëhet me dije se qarkullimi është hapur rreth orë 23:00 të mbrëmjes së kaluar.

Moti i keq në vend ka sjellë problemet e para në qytetin e Korçës.

Mësohet se pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje.

Më tej bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë.

Reshjet e borës kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut në lartësitë mbi 900 m.

Mësohet se në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar.

Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    December 24, 2024 at 4:50 pm

    Heronj të ditëve të ftohta janë borëpastruesit dhe grupet e punës së OSHEE. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj në këto ditë të vështira dhe paçi gëzime në familjet tuaja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?