Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reshjet e shiut shpëtojnë vendin nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Reshjet e shiut shpëtojnë vendin nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive
KronikeLajmi i fundit

Reshjet e shiut shpëtojnë vendin nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive

Published: July 30, 2025
Shpërndaje

Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë ndihmuar në pothuajse shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit në vendin tonë. Kështu ka njoftuar ministria e Mbrojtjes, ku ka bërë me dije se vetëm një vatër zjarri në fshatin Spatharë të Skraparit mbetet aktive.

Zjarret janë shuar në të gjithë qarkun e Dibrës, ndërsa njoftohet se flakët kanë shkrumbuar qindra hektarë pyje në Klos, Lurë, Bulqizë dhe Mat.

Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera. Gjithashtu të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Situata nga zjarret në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Mbetet aktive një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.

Zjarre të shuara janë në:

* Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
* Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.
* Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve ë Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht ttë dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I ULËT”.

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së flakëve. Siguria është përgjegjësi e përbashkët!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • capi says:
    July 30, 2025 at 11:35 am

    Si tha ai fakiri qe s’kishte rroba te vishte ne dimer “sa qava beharin nuk qava babane tim”. Dhe ju rrofte shiu qe shuajti zjarrin, se qene per ju do ishte djegur gjithe Shqiperia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?