Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Revolucioni dhe Rotacioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Revolucioni dhe Rotacioni
KryesoreLajmi i funditopinion

Revolucioni dhe Rotacioni

Published: July 5, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Dihet tashmë se gjatë sistemit monist Shqipëria u bë rast i veçantë si vendi i vetëm socialist në botë me një lider të vetëm për 45 vite rresht. U mendua se pas vitit 1990, me vendosjen e demokracisë pluraliste, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rotacionit të pushtetit kjo do t’i takonte të kaluarës. Mirëpo, edhe sot, 36 vjet pas pluralizmit demokratik rrezikojmë të bëhemi prapë rast i veçantë për mungesën e vullnetit politik për rotacion/ alternim të pushtetit politik.

Ka mbi 13 vite rresht që vazhdon të qeverisë, madje si askund tjetër e vetme PS-ja dhe lideri i saj, Kryeministri Rama. As Ramiz Alia, as Berisha, as Nano, as Vuçiç dhe të tjerë nuk kanë qëndruar aq gjatë në pushtet dhe në udhëheqjen e Partisë sa Rama.

- Publicitet -

Pikërisht kësaj dukurie autoritariste synon t’i japë fund Protesta madhështore qytetare dhe revolta e saj. Sepse në historinë e vendeve me demokraci liberale të 80 viteve të fundit rastet kur një parti dhe një Kryeministër që të qëndrojë 4 apo edhe më shumë mandate rradhazi në pushtet “numërohen vërtet me gishta“.

Konkretisht, kjo ka ndodhur vetëm në 5 vende – në Luksemburg, Gjermani, Spanjë, Holandë dhe në Hungari. ‘Rekordin‘ për jetëgjatësinë si kryetar qeverie e mban ish Kryeministri luksemburgas, Jean Claude Juncker me 18 vjet plus 5 vjet si President i Komisionit Europian; vetëm se Luksemburgu, bashkëthemelues i BE-se është minishtet me lidership dhe standarde demokratike të pakrahasueshme.

Në Gjermani tre liderë emblematikë të përmasave europiane të së djathtës së moderuar kanë shërbyer si Kancelarë, përkatësisht 14 dhe 16 vite rresht – Konrad Adenauer ( 1949 – 1963), Helmut Kohl ( 1982 – 1998) dhe Angela Merkel ( 2005 – 2021). 14 vite ka qeverisur në Spanjë edhe Kryeministri socialist Felipe Gonzales ( 1982 – 1996) dhe ish Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Jetëgjatësia e këtyre liderëve emblematikë në pushtet shpjegohet jo vetëm me madhështinë e personalitetit të tyre të jashtëzakonshëm dhe aftësive të veçanta për të drejtuar qeverinë me koalicione të vështira, sidomos në rastin e Mark Ruttes, por edhe me kushtet&rrethanat specifike historike në të cilat ndodheshin vendet në fjalë, me arritje epokale dhe jehonë të gjerë ndërkombëtare. Kështu, Adenauer ose “Babai“ i Gjermanisë moderne krijoi shtetin e parë demokratik gjerman mbi gërmadhat e Luftës së II Botërore dhe të nazizmit; nën udhëheqjen e tij u krijua mrekullia ekonomike dhe shteti i Mirëqënies Sociale; u bë pajtimi historik me Bashkimin Sovjetik dhe Francën, u kërkua ndjesë dhe filloi dëmshërblimi i hebrejve, u hodhën themelet e BE-së dhe organizatave të tjera të mëdha ndërkombëtare.

Ndërsa nën drejtimin e Kohlit, siç dihet, u shemb Muri i Berlinit dhe u bë ribashkimi epokal gjerman dhe europian. Pasardhësja e tyre, Angela Merkel udhëhoqi Gjermaninë dhe Europën në krizat e rënda financiare, luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, imigrimin masiv, COVID – 19 dhe agresionin rus kundër Ukrainës.

Në Madrid, Felipe Gonzales u bë Kryeministri i parë socialist pas rrëzimit të diktaturës së Frankos; falë moshës së tij të re 42 vjeçare dhe karizmës së pashoqe, ai u bë burim frymëzimi dhe pikë e besueshme reference për të majtën europiane.

16 vite qëndroi në pushtet ( 2010 – 2026) edhe Kryeministri i Hungarise, Viktor Orban, pas 4 viteve të mëparshme ( 1998 – 2002) Por ai drejtoi në kontrast të thellë me homologët e lartpërmendur, duke promovuar demokracinë jo liberale dhe duke u bërë problem i madh për BE-në.

Nisur nga kjo përvojë negative, BE-ja ka propozuar dhe pritet të miratojë së shpejti klauzola mbrojtëse dhe parandaluese për anëtarët e rinj të BE-së, si anëtarësimi pa të drejtën e vetos dhe të votës, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe mbi vendin tonë. Ndërsa pasardhësi i Orban, Peter Magiar ka propozuar kufizimin në vetëm dy mandate kryeministrore.

Ndërkohë, nuk ka patur dhe as nuk ka kryeministër tjetër, madje as të famshëm që ketë qëndruar në atë post më shumë se 2- 3 mandate.

Kështu, Churçilli, Kryeministri legjendar i luftës qëndroi herën e parë 5 vjet ( 1940 – 1945), por i humbi zgjedhjet në korrik 1945; se nuk krijoi dot bindjen se siç bëri luftën do të bënte edhe paqen! Ai u rikthye në vitin 1951 për të qëndruar për 4 vite të tjera si Kryeministër derisa u dorëhoq për arsye moshe dhe shëndetësore. Ndërsa Thatcher dhe Blair qëndruan 11 dhe 10 vjet rresht secili. Po kështu, Willy Brandt, Nobelisti i Paqes, dhe legjenda e social-demokracisë botërore qëndroi vetëm 5 vite si Kancelar, ndërsa pasardhësi i tij Helmut Schmidt 7 vjet. E megjithatë ata kanë hyrë në historinë gjermane dhe europiane si kancelarë të mëdhenj.

Në vendin tonë fqinj, legjenda e politikës greke, Andreas Papandreu, ndonëse themeluesi i PASOK-t të lavdishëm në ilegalitet qëndroi vetëm 8 vite rresht në pushtet ( 1981–1989) dhe tre vite të tjera në mesin e viteve 90, kur dha dorëheqjen, duke ia lënë vendin pas përplasjeve në parti sfidantit të tij, Costas Simitis.

Ka të tjerë nuk kanë arritur ta mbarojnë dot as mandatin e parë. Kështu ndodhi me Kancelarin Olaf Scholz në Gjermani vitin e kaluar (shtator 2021 – Maj 2025). Dhe tani së fundi në Londër, ku Kryeministri Kair Starmer qëndroi vetëm 2 vjet në Downing Street 10; edhe pse fitoi në mënyrë plebishitare si Ylli i ri i laburistëve britanikë në korrik 2024, ashtu si Thatcherin dhe Blairin, edhe Starmerin e detyroi Partia e vet të jepte dorëheqjen më 22 Qershor; pas humbjes në zgjedhjet vendore, deputetët dhe bashkëpunëtorët e vet i nxorrën ”kartën e kuqe” si i pabesueshëm!

Këtë dukuri e dëshmon edhe fakti që në vendet perendimore gjatë 13 viteve të fundit janë ndryshuar disa kryeministra, ndërsa te ne ka qenë vetëm Edi Rama!
Gjatë kësaj periudhe, Gjermania ka patur 3 kancelarë; Italia 5, Franca 9, Spanja 3, Britania 7, Belgjika 4, Polonia 4, Japonia 4, dhe Kanadaja 3 Kryeministra.
Rotacioni normal i pushtetit gjatë 13 viteve të fundit ka funksionuar edhe në të pestë vendet e Ballkanit Perendimor, të cilat kanë patur nga 5 kryeministra secili.

Tani, në parim në demokraci nuk ka një kufi të prerë se sa mandate mund të qëndrojë një Kryeministër. Kjo është në varësi të besueshmërisë, performancës së një qeverie dhe liderit të saj; ama me zgjedhje të lira dhe të ndershme e jo thjesht votime si te ne. Mirëpo, siç u pa edhe më lart, në një plan më praktik dhe në vijim të zbatimit të parimit të rotacionit të pushtetit demokratik, këto mandate praktikisht kufizohen në kohë. Rotacioni është domosdoshmëri, sepse sado e përsosur të jetë një qeveri, vjen koha dhe alternativat, vizioni dhe performanca e saj vjetërohen dhe shterojnë, duke çuar në gërryerjen dhe humbjen e besimit të gjerë publik; kjo edhe falë daljes së alternativavedhe liderëve të rinj nga e njëjta parti, opozita dhe shoqëria civile. Kësisoj, demokracia ripërtërihet dhe nuk kthehet në moçal politik.

Mirëpo, për fat të keq, Ramën nuk e ze fare meraku për këtë rotacion që ka ngecur në baltë; ca më pak për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që pastaj të kishte të drejtën politike dhe morale të rrihte gjoksin për 83 votat që dihet si janë siguruar.

Më tej, ndryshe nga homologët e tij, Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë; madje ai jep edhe medalje/dekorata që as Enver Hoxha nuk e bënte këtë, se i takon vetëm Kryetarit të Shtetit. Si pasojë e këtyre dukurive negative, pavarësisht nga velloja apo garnitura pluraliste, në vend të mirëqeverisjes te ne ka sundim kryeministror; dhe në vend të ”Partisë Shtet” kemi ’Njeriu Shtet’ ose më saktë ’Rama Shtet’!

Që Rama nuk e do rotacionin e pushtetit, këtë e tregojnë edhe deklaratat e tij publike që ”përse PS të qëndrojë në pushtet 50 dhe jo 100 vjet”! Të shoqëruar me pohimin tjetër përjashtues se demek vetëm PS-ja mund të qeverisë vendin dhe ta çojë atë në BE, se ajo përfaqëson interesat e të gjithëve! Këto deklarime ngjajnë si dy pika uji me tezën e dikurshme moniste se ”ç‘na duhet pluralizmi kur interesat e klasës punëtore, fshatarësisë kooperativiste dhe inteligjencies popullore i përfaqëson më së miri PPSH-ja!! Kulmin arroganca e tij kundër rotacionit e shënoi në një intervistë televizive, kur mbas pyetjes se kur mund të largohej nga pushteti, ai u përgjigj si një monark i vërtetë absolut ”Kur të dua unë”?!!

Në këtë pikë dhe logjikë e ka çuar vendin Rama; ndërsa PS-në e ka kthyer në një repart ushtarak që zbaton ”pa një pa” dy urdhërat e tij, ndryshe ”dil nga rreshti”!!
Krahas të dhënave dhe treguesve që u përmendën më sipër, ka edhe shumë specifika dhe kontraste të tjera me vendet e lartpërmendura për rotacionin, zgjedhjet e lira dhe komponentëve të tjerë që pothuajse injorohen nga qeveria jonë.

Kështu, kudo gjetkë në Europë dhe në botë vështirë të ketë një parti të vetme në pushtet; të gjitha janë në koalicione me 2, 3, madje edhe me më shumë parti.
Dallimi tjetër i madh është se në të gjitha vendet e tjera perendimore votat edhe për liderë të mëdhenj pësojnë firo të natyrshme për shkak të ezaurimit të pushtetit dhe alternativave të reja më tërheqëse; për pasojë, Partia fituese por pa shumicë absolute votash detyrohet të hyjë në koalicione më të gjera partiake, çka ua vështirëson dhe shkurton jetën politike. Këtë “gërryerje“ të elektoratit e provoi edhe ish Kancelarja Merkel, e cila nga viti 2017 e deri sa u largua më 2021 qeverisi me 3 parti të tjera, derisa rënia e besimit publik e detyroi më 2019 të hiqte dorë nga kryesimi i CDU-së dhe të njoftonte se në zgjedhjet dy vite më vonë ajo nuk do të kandidonte më për një mandat të pestë, premtim që e mbajti.

Ndërsa te ne çuditërisht nga njeri mandat në tjetrin votat, madje edhe në nivelet vendore vetëm se shtohen për PS-në, edhe pse aferat, skandalet dhe dështimet shtohen. Padyshim që “suksesi“ ynë qëndron të fakti se zgjedhjet janë shumë larg të qenuri të lira dhe të ndershme, me fenomene të panjohura gjetkë sidomos shitblerja e votës, presioni, truket, roli i administratës publike dhe plot truke të tjera të njohura të cilat tashmë janë vulosur edhe në raportet ndërkombëtare.

Dallimi tjetër i madh është se ndryshe nga Rama, liderët në vendet e tjera qeverisin pa ndryshime të shumta në qeveri dhe pa katapultuar specialistë dhe të panjohur në politikë, duke i pompuar pastaj në udhëheqjen e partisë. Gjetkë ministrat kanë qenë dhe mbeten personalitete të shquara të politikës, artit, ekonomisë dhe kulturës, me të cilët nuk luaje dot. Sidomos ministrat e jashtëm, të brendshëm, të mbrojtjes dhe financave, disa prej të cilëve kanë qenë kandidatë dhe më vonë janë zgjedhur kryeministra dhe presidentë. Ndërsa te ne, edhe pse një qeveri monopartiake, nuk ka zot të mbajë mend emrat e duzinave me ministra të hequr, le më zv.ministra dhe drejtorë të përgjithshëm!

Gjatë 13 viteve të fundit janë ndryshuar 8 ministra të jashtëm, 8 të brendshëm dhe 8 të financave! Mirëpo kjo përkohshmëri unuikale ka sjellë papërgjegjshmëri qeverisëse dhe të këqia të tjera.

Pikërisht te këto të fundit, me ndonjë përjashtim të rrallë qëndron kontrasti tjetër mes liderëve të huaj dhe tanëve, dhe sidomos Edi Ramës; te të parët ka patur Zero afera dhe skandale, madje as thashetheme apo indicie! Ndërsa te ne nuk mbahen mend dhe nuk numërohen dot aferat dhe skandalet me emra të frikshëm ku janë përfshirë bashkëpuntëtorët më të ngushtë të

Kryeministrit, me dritëhije dhe dyshime edhe mbi vetë atë, çka gjithsesi mbetet për t’u provuar nga drejtësia; bashkë me duzina ministrash dhe kryebashkiakësh deri te 2 ish zëvendëskryeministra; por ndërsa të tjerët “i lëshoi“, Rama nuk la gur pa lëvizur për ta shpëtuar ish zëvendësen e tij nga “shpata e drejtësisë“; me kosto tejet të lartë për vendin, anëtarësimin në BE dhe ndoshta nesër edhe për vetë kokën e tij!
Së fundi, PS-ja është ndër të paktat parti social-demokrate në pushtet dhe e vetmja që qeveris vetëm në 9 vitet e fundit. Në Gjermani social-demokratët kanë 15 vjet në pushtet por në koalicion si partnerë të dytë, në Danimarkë PSD-ja është ende e para, por me rrjedhje votash brenda 5 viteve dhe pas zgjedhjeve të fundit Kryeministrja Mette Frederiksen do të drejtojë me qeveri pakice. Në Spanjë Sanchez, shpresa e madhe social-demokratëve në 5 vitet e fundit dhe në koalicion të brishtë mezi po mbahet në këmbë për shkak të korrupsionit që e ka rrethuar në familjen biologjike dhe politike. Në Kosovë “Vetëvendosja“ është në pushtet prej 5 vitesh por në koalicion me “ Guxo”. Madje edhe në Serbi ka koalicion qeveriar.

Nisur nga sa sipër, lind pyetja e natyrshme, që po sikur ata të Partive Socialiste Europiane në Bruksel ( PSE) të duan të organizojnë një seminar për këmbim përvoje me PS-në, si partia më jetëgjatë në pushtet, çdo të tregonin liderët tanë socialistë për ”sekretet” e suksesit të tyre? Më shqip, çfarë mund të mësojnë ” simotrat” nga PS-ja jonë? Edhe si ish socialist i zgjedhur në forumet qendrore të PS-së në vitet 90, druaj se veç blerjes së shumicës së medias, pengmarrjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me ato tematika të nxehta që nuk ndodhin askund tjetër, përgjegjësisë vetëm personale për afera dhe skandale dhe së fundi patronazhistëve, që edhe emrin nuk ua përkthen dot, se nuk ekzistojnë të tillë askund, nuk e di se çfarë tjetër mund t’u mësonim. Sa për shtimin e radhëve të Partisë, ajo është mbeturinë moniste me fushatat për “futjen e gjakut të ri”.

Si përfundim, ka ardhur koha që kjo gjendje të marri fund. Vendi dhe demokracia ka nevojë te ripërtërihet nëpërmjet rotacionit të pushtetit në intervale të rregullta kohore. Këtu qëndron vlera dhe merita e madhe e Protestës sonë qytetare, e cila e ka në programin e vet rotacionin demoratik të pushtetit dhe përcaktimin e jo më shumë se 2 mandateve kryeministrore, çka do t’i shërbente forcimit të demokracisë së brendshme partiake dhe për rrjedhojë edhe vendit. Fakti që kjo nuk është në Kushtetutë dhe nuk e ka asnjë vend tjetër deri tani nuk ka përse të shërbejë si “gjethe“ fiku. Ca më tepër kur në disa vende, duke filluar nga Hungaria po mendohet për këtë alternativë të nevojshme.

Gjithsesi paraprakisht dhe kryesorja këtu janë prapë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat mbeten ende vetëm “dëshirë e mirë“. Ndryshe as kufizimi i mandatit nuk do të zgjidhë gjë. Natyrisht, duke shfuqizuar edhe Marrëveshjen zgjedhore të vitit 2009, e cila i ktheu partitë në prona/ tapi të përjetshme të liderëve politikë.

Ja pse Revolucioni paqësor në Tiranë dhe rotacioni që ai kërkon me forcë fillon pikërisht me dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe shembjen e Ramashtetit, sepse asgjë nuk mund të ecë me të; pastaj të tjerat me radhë për Shqipërinë e Re!

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Diaspora says:
    July 5, 2026 at 10:34 am

    Pordhe me rigon, mandati i trete i rames eshte fale ptrotestuesve te sotem qe ne 13 vjet nuk arriten ose nuk deshen te rrezojne Berishen tani na vijne e na tregojne diktatorin rama kur alternative ne zgjedhje kishim rikthimin e berishes

    Reply
  • Deti says:
    July 5, 2026 at 10:44 am

    Jashte ligjit ps pd,dhe sistemi vjeter politk,dhe zbatimi i 5 pikave qe kane shtruar protestuesit, ndryshe shqiperia mori fund…

    Reply
    • hila says:
      July 5, 2026 at 3:53 pm

      Jasht ligjit nuk munde te nxiret nje Parti se i teket dikujt. ate te drejte e ka populli, kur te bahen zgjedhje ke don populli zgjedh, shpellaretqe jane mesu me cak i xanun te ken pak durim, te edukohen e permirsohen, te fitojne dije e qytetari dhe populli ka me i zgjedh me vot. kjo eshte demokracija qytetare shpellaret duhet te mesojne, inatcoret, qylxhijte e turli hatermbetunish si Fatos Tarifa te ken durim. Fatosi munde te na sqaroje cfare pati me Saliun qe i nxori kaseten e rinovimit te ambasades ne SHBA.

      Reply
  • Berlin says:
    July 5, 2026 at 11:10 am

    Ne ate gjendje qe eshte politika shqiptare ose me mire te them partite politike shqiptare ndrsyshimi nuk mund te vije kurre nga ai cope palo parlament shqiptar, me nejrez te paafte pa guxim social, politikan rrogtare pa piken e aftesie sociale, ndergjegjes dhe vizionit politik qe duhet ti kete nje politikan te pakten si keta ne perendim.

    Reply
    • Zgjohuni says:
      July 7, 2026 at 1:22 pm

      Nese do t’kishte shtet te se Drejtes te dy partit ps-pd qe ideuan e aktivizuan bandat kriminale roze-blu, sot do t’ishin t’jasht ligjshem e kjo per mijra viktima e mijra te gjymtyre qe lane pas keto banda. Pa harruar shkallmimin e ushtrise dhe shitjen per skrap te makinerive t’industris te rende e te lehte, apo dhjetra uzina e rafineri t’shkallmuara. Per spitalet pa ilace te nevojshme per jeten, per produktet ushqimore te tejngopura me hormone e presticide dhe bakterie qe po ja nxijne e shkurtojne jeten popullit, etj……

      Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 5, 2026 at 1:15 pm

    Vetë rotacioni i pushtetit është një mashtrim.

    Reply
  • Qerratai says:
    July 5, 2026 at 6:02 pm

    Jorgjj Kote ka shkruar kot së koti !
    Revolution ??!?
    Po cfarë revolucioni është ky?
    Pordhë pa’ rigon!
    Jorgji Kote ke shkruar kotllëqe !

    Reply
  • K O R C A says:
    July 5, 2026 at 7:26 pm

    Sot e ke dhjere zyrtarisht zoti Kote ! Kam pasur

    konsiderate per shkrimet e tua dhe gjithmone i

    kam lexuar . Sot dola teresisht i zhgenjyer . Ti nuk

    e thua ketu me goje plote , por s`ka budalla qe te

    mos e kuptoje . Shqiptaret nuk kane ndonje dashuri

    te vecante per Edi Ramen , por ne gjithe keto vite

    shqiptaret kishin vetem dy opsione para kutise se

    votimit : Ose Edi Ramen , ose Sali Berishen . Fakti qe

    Berisha i ka tmerruar te medhenj e te vegjel ne kete

    vend , jo vetem kur ka qene ne pushtet por edhe ne

    opozite , i ka bere njerezit te zgjedhin te keqen me te

    vogel , E.Ramen . Shumices derrmuese te shqiptareve

    u shkojne drithma kur mendojne se mund te rikthehet

    ne pushtet Sali Berisha , kurse ti , me nje barre “mend”

    dhe eksperience te gjate , pa u skuqur apo zverdhur , na

    jep mesime “demokracie” ,qe per hir te rrotacionit , duhet

    te rikthejme shtazen e pyllit me duar te pergjakura ne krye te vendit .

    ! PASKE RRJEDHUR FARE NGA TRUTE , APO TE KA PAGUAR ME OKE Z.

    XHEVDET I GAZETES “Dita” . Turp qe po e mbyll jeten kaq pa denjesisht !

    Reply
  • XY says:
    July 6, 2026 at 5:14 am

    A ju kujtohet se cfare pergjigje ju tha Ramizi “shokeve te byrose” kur shpalli pluralizmin?
    Pak a shume kete permbajtje :
    Ne qe ditem te fitojme ne kohen e luftes , sigurisht qe do te fitojme edhe ne vazhdimesi.
    ———–
    Pra PPSH = parti e Sali Berishes + parti e Fatosit –> e Rames +si dhe partia perbashkuse , ose e partia e Ilirit .
    ———–
    Mjaft me keto te treja se jemi lodhur shume !

    Reply
  • km says:
    July 6, 2026 at 6:12 am

    Intelektual bythelepiresit. ENVERIT ja pastrove mire. Sa Ike jashte fillove tua lepish dhe te tjereve. Madheshtine e individit e vleresoni populli me vote. Populli? Po, Ata qe gezojne te drejte e votes dhe e vleresoje ne menyre te ndergjegjeshme, jo bythelepirese, si puna jote, si puna e Tarifes qe nuk po gjen dot post ambasadori ne SHBA dhe eshte zemeruar. Thelb I I demokracise eshte mendimin I lire dhe e drejtat e votes. Te mungojne gje keto nga PS? Rrotacionin nuk behet se è kerkon nje group rrotash, si puna juaj(jotja dhe e Tarifes) Rrotacionin e vendos vota. Keni pretendim? Kerkoni zgjedhjet te parakoheshme. Por te jeni te bindur, PS fiton 88-92 vende Ne parlament. Dikush shkruan se po’ vdesin njerezit nga urija. Jep vetem nje rast, me emer dhe mbiemer. ASNJE. Siguruat femije tuaj qe kur kishit poste zyrtare me Fatosi dhe Edin dhe Tani… “tourist per sempre”. Dhe i qani hallin popullit. Por Ata qe I Kane hequr hallet e perndjekjen ne kurriz, me Aleksandrin ne kohen e Saliut te pare dhe Saliut te dyte e thone se keto vite jetojme me mire. Sigurisht e mira nuk ka fund. Por mundesite Jane hapur. Ndersa protesta qe nxisin ju kerkoje ti vene minat. Ndaj, lini lepirebythje me hartime tuaja. Lini njerezit te bejne detyren.

    Reply
  • demo says:
    July 6, 2026 at 10:39 pm

    Nga Diplomatet e karieres kam ndjekur me vemendje shkrimet e Shaban Muratit.Pas vdekjes se tij te parakohshme ndjek kolonel Hajro Limaj,,sepse keta i paraprijne ngjarjeve me intuiten,kulturen,experiencen.Nuk presin te ndodhin ngjarjet dhe me pas ti komentojne. Qekur Kryeministri dhuroi Sazanin dhe Zvernecinh,,,Hajro Limaj protestoi i pari ne rrjertet sociale dhe si Lajmetari fortunes PARALAJMEROI REVOLTAT.
    I bej thirrje presidentit te Turqise z.Erdogan te mos pranoje ne Samitin e NATOS ne Turqi tradhtarin e integritetit toksor dhe detar te Shqiperise,Edi Rama.Nje qe shet vendin e vet,nuk mumd ti sherbeje Akleances.;Le qe ky nuk ka as ushtri,as armatim,
    Ka dy bota uji per shperndarjen e demostratave dhe tre drone bajraktar per te filmuar tokat,qe do te vjedhi. Bejani kete nder popullit shqiptar!

    Reply
  • Fjala says:
    July 7, 2026 at 2:37 am

    Erdha ketu se doja te beja nje korigjim te Ylli Spahaj ne nje shkrim per Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorri …qe redaktori nuk lejonte koment atje : Zoti Ylli Spahaj kemi bere nje gabim fatal per nje gazetar se libri i pare i Kadarese ka qene Dimri vetmise se madhe dhe jo Dimri madh ; Dimri madh ishte i dyti dhe e di pse? Sepse e thirri shoku Enver dhe i tha qe ne nuk jemi vetem, por kemi gjithe proletariatin boteror dhe gjithe partite marksiste-leniniste te botes. Kadare uli koken dhe beri korigjimet perkatese qe nga titulli librit. Prandaj keto duhet ti dini mire se genjehen menjehere keta te rinise se sotem qe informohen vetem nga celulari telefon, protesta ne rruge dhe s’dine asgje se kush eshte Shqiperia e me tej akoma.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?