Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rezultat i presionit nga Serbia!”, Osmani flet për dorëheqjen e 3 policëve. Reagon dhe diplomacia perëndimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Rezultat i presionit nga Serbia!”, Osmani flet për dorëheqjen e 3 policëve. Reagon dhe diplomacia perëndimore
AktualitetKosovëRajoni

“Rezultat i presionit nga Serbia!”, Osmani flet për dorëheqjen e 3 policëve. Reagon dhe diplomacia perëndimore

Published: August 17, 2023
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Osmani shkruan se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia. “Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit. Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi në Facebook shkroi se ishte i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, ku reaguan edhe ambasadori gjerman dhe amerikan në Prishtinë. Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier,l i cili ripostoi shkrimin e shefit të EULEX-it, ritheksoi fjalët që kishte shkruar edhe Barbano.

“Përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po i ndjekim nga afër këto zhvillime”, ripostimi i fjalëve të Barbanos nga Ambasadori amerikan, Hovenier.

- Publicitet -

Gjithashtu edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se pajtohej plotësisht me fjalët e shefit të EULEX-it. “Pajtohem plotësisht. Një vend shumetnik kërkon një polici shumetnike. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikë”, shkroi ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde.

Nuk pati ndonjë konfirmim nga policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik. Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.

Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët. Si përfundim, Giovanni tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti dhe se ky mision është i përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e punës policore efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në kuadër të fushëveprimit më të gjerë të sundimit të ligjit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete
  • Drafti i marrëveshjes SHBA-Iran-Oman për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pesë kushtet kryesore

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?