Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në Europë gjatë gjysmës së parë të vitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në Europë gjatë gjysmës së parë të vitit
AktualitetKronike

Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në Europë gjatë gjysmës së parë të vitit

Published: October 3, 2024
Shpërndaje

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia. Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazeta gjermane ngre pyetjen: A do e dorëzojë SHBA, Artur Shehun?
  • Gjykata cakton masën “arrest me burg” për vrasësin e të riut në Korçë
  • Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur, apo të plagosur
  • Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  • Cristiano Ronaldo i jep fund beqarisë, ylli portugez martohet me Georginën

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. 1thundrak on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. shetitesi i pyjeve on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  4. demo on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  5. demo on ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?