Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve
AktualitetBote

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

Published: May 19, 2025
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për të lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një bllokade disajavore, e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni.

Ai tregoi se aleatët i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin Izraelin nëse ka nevojë ta fitojë luftën, në qoftë se vazhdojnë të shohin “pamje të urisë” duke ardhur nga toka palestineze.

Izraeli është dënuar nga agjencitë humanitare të OKB-së dhe nga disa aleatë evropianë, pasi ka ndaluar futjen e mallrave në enklavën e rrënuar nga lufta, përfshirë ushqimin, karburantin dhe barnat.

Izraeli njoftoi të dielën do ta lejohej një sasi “themelore” ndihmash humanitare të hyjnë në Gazë për të parandaluar zhvillimin e “një krize urie”. Ekspertët e ushqimit kanë paralajmëruar tashmë se bllokada po rrezikonte të shkaktonte uri në Gazë, një territor me rreth 2 milionë banorë.

Gjatë administratës Trump, Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, zakonisht i kanë shmangur kritikat e hapura ndaj Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit dhe fajësojnë këtë grup militant për krizën humanitare.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

- Publicitet -

Megjithatë, SHBA-ja e ka theksuar gjithnjë e më shumë krizën në Gazë. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite të fundit në Lindjen e Mesme – vizitë që nuk përfshiu ndalesë në Izrael – shprehu shqetësim për situatën humanitare në Gazë.

Njëlloj veproi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili gjatë një vizite në Turqi tha se ishte “i shqetësuar” për këtë situatë.

Vendimi për të lejuar ndihmat vjen në një kohë kur Izraeli po e përshkallëzon luftën e tij në Rripin e Gazës, duke thënë se po e bën këtë për të ushtruar trysni mbi Hamasin që ta pranojë një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve të Izraelit.

Nën ofensivën e re nga ajri dhe toka, Izraeli planifikon t’i zhvendosë qindra mijëra palestinezë dhe të sigurojë shpërndarjen e ndihmave brenda territorit.

Netanyahu tha të hënën se plani do të përfshijë “marrjen nën kontroll të gjithë Gazës”, dhe një zëdhënës ushtarak urdhëroi evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis.

Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  2. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  3. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  4. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?