Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikonstruktohet gjimnazi “Partizani”, Veliaj: Përfundon në Qershor për diplomimin; Gati loti tjetër për 5 shkolla të reja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rikonstruktohet gjimnazi “Partizani”, Veliaj: Përfundon në Qershor për diplomimin; Gati loti tjetër për 5 shkolla të reja”
Aktualitet

Rikonstruktohet gjimnazi “Partizani”, Veliaj: Përfundon në Qershor për diplomimin; Gati loti tjetër për 5 shkolla të reja”

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Gjimnazi “Partizani” është shkolla e radhës ku Bashkia e Tiranës po ndërhyn për ta sjellë në të njëjtat standarde si shkollat e rindërtuara në 2 vite të fundit. Shkolla ikonë e Tiranës do të zgjerohet me klasa të reja, për të ulur numrin e nxënësve në klasë, por edhe për të shmangur mësimin me dy turne. Gjimnazi që ndodhet në zonën e Selvisë do të ketë mjediset e terrene të tjera sportive, të cilat mund të frekuentohen jashtë orarit mësimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e shkollës dhe tha se shtatori do t’i gjejë nxënësit në hapësirat e reja. “Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si ka ecur ritmi i punimeve në shkollën që me gjasë do jetë shkolla më e bukur në Tiranë, gjimnazi “Partizani”. Në çdo shkollë po përmirësojmë diçka, e bëjmë më të mirë, ecim pak më shpejt se një shkollë e mëparshme, dhe besoj se për zonën e Selvisë, jo vetëm për ata që kanë qenë ish-nxënës të “Partizanit”, por për të gjithë komunitetin, “Partizani” i ri do jetë vërtet një stoli,” u shpreh ai.

Veliaj shpjegoi konceptin e ri me të cilin janë projektuar shkollat e reja në Tiranë. “Kemi një koncept të ri, të cilin e kemi zbatuar edhe në disa shkolla të tjera, ku praktikisht, shkolla të jetë si një “përqafim i madh” dhe oborri i brendshëm të dublohet për nisjen sa më mbarë të javës mësimore, tashmë edhe me këndimin i himnit. Kjo do të thotë që, e njëjta hapësirë që shërben për palestrën, është edhe dysheme për bibliotekën sipër për të maksimizuar sa më shumë hapësirën. Kemi bërë besoj zgjedhjen ideale, që të kemi edhe palestrën, edhe terrenet sportive,” tha kryebashkiaku.

- Publicitet -

“Ne duam që në fund të qershorit të bëjmë një ceremoni të jashtëzakonshme”, – theksoi Veliaj, “ku jo vetëm të hapim shkollën, por edhe atyre që iu desh të transferoheshin në një shkollë tjetër, t’u japim mundësinë të festojnë këtu diplomimin, siç bëmë te “Sami Frashëri”, për të thënë se jo vetëm u diplomuam me letra te “Partizani”, por ishim edhe fizikisht në shkollën e re”.

“Në shtator”, shtoi ai, “gjimnazi do të jetë totalisht në funksion të nxënësve. “Partizani” jo vetëm që nuk do ketë më turn të dytë, por do jetë fringo i ri. Do sigurohemi që respektohen të gjitha kriteret që kemi vendosur dhe besoj se fluksi do bjerë, duke pasur parasysh që në shumë prej lagjeve në periferi kanë mbaruar dhe shkollat e reja, kështu që secili do shkojë te lagjja e vet dhe “Partizani” të jetë i Selvisë, Njësisë 8,”” deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë dha gjithashtu lajmin se së shpejti nis ndërtimi i një loti tjetër shkollash në Tiranë, i cili do të nisë me këto 5 të parat: “Do fillojmë lotin e ri me shkollën te rrethrrotullimi në Sauk, ai që njihet si “Spitali i Arabit”, një ndërtesë e lënë pas dore që në vitet ’90. Shkolla e mesme do të jetë në një pjesë të oborrit ku sot është Akademia e Policisë. Në të dyja anët e rrugës së Saukut do të kemi 9-vjeçaren dhe gjimnazin. Do të kemi 2 shkolla të tjera tek zona e Liqenit të Thatë në Njësinë 13. Njëra do të jetë tek cepi i Kopshtit Botanik, në pronë të Bashkisë. Tjetra do të jetë te Parku Olimpik, një shkollë që e kemi emërtuar me emrin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Tre shkollat e fundit i kemi në zonën e Astirit, nga të dyja anët e Lanës. Një do të jetë tek Njësia 7 dhe nga ana tjetër e rrugës së autostradës, dy do të jenë 9-vjeçarja dhe gjimnazi tek pjesa e zonës së “Astirit”, por që e kap lagjja e re 14,” shpjegoi Veliaj.

Ai tha se të gjitha shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopshtin të përfshirë, por po ashtu edhe ambientet e tjera si bibliotekat dhe palestra, që shkollat të mos mbyllen kur mbaron mësimi. Veliaj tha se këto investime i japin edhe më shumë vlerë pronës së qytetarëve përreth.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lirohen pastruesja e Alda Klosit, e qindramijë eurove të fshehura në banesë dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  • “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  • Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
  • Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho
  • Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale

Komentet e Fundit

  1. R.S. on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Dulla on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Vlora 97 on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  4. K R on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  5. pyetje nga publiku on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?