Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikualifikimi i bllokut të banimit te “Mine Peza”, Veliaj: “Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Rikualifikimi i bllokut të banimit te “Mine Peza”, Veliaj: “Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja”
Uncategorized

Rikualifikimi i bllokut të banimit te “Mine Peza”, Veliaj: “Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja”

Published: June 25, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. “Mine Peza”, Rr. “Fortuzi”, “Bulevardi Zogu I”, Rr. “Haxhi Hysen Dalliu” dhe Rr. “Asim Vokshi”. Ky investim ishte kërkesë e banorëve të zonës dhe një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Siç kemi premtuar, në mandatin e tretë do të fokusohemi nëpër lagje. Jam shumë i lumtur me çfarë kemi bërë në sheshin “Skënderbej”, me stadiumin “Dinamo”, me Pazarin e Ri dhe Kalanë, por 90% e njerëzve duhet të shërbehen aty ku jetojnë, ku kalojnë shumicën e kohes, pra në lagjen e tyre. Ndaj, kjo ndërhyrje ka një dobi të jashtëzakonshme, sidomos për shtëpitë, qofshin këto shtëpi të vjetra ose pallate të reja, vlera shtohet në mënyrë eksponenciale”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se gjatë muajve të verës do të vijojnë ndërhyrjet për rikualifikimin e lagjeve. “Muajt korrik-gusht janë ideale për ndërhyrje sepse qyteti ka më pak njerez, duke qenë se ikin me pushime, dhe ne kemi më shumë front për të hyrë me mjete të rënda. Për këtë arsye kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Deri tani kemi shkuar në mbi 80 lagje, por kemi edhe një paketë të fundit, që të mos lëmë cep të Tiranës pa u prekur me infrastrukturë dhe urbanizim, që të mos ngelet qytetar dhe pronar në Tiranë që mos t’ia ndjejë vlerën e rritur të pronës falë këtyre investimeve”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Mandej, ai tha se punët e mira kundërshtohen nga ata që djegin goma, por pavarësisht kësaj puna nuk do ndalet.

“E di që të gjitha punët që bën bashkia janë punë që hanë debat, por është tjetër gjë kur bëjmë debat se si mund ta bëjmë më mirë sinjalistikën, si mund ta bëjmë më mirë asfaltin, si mund ta bëjmë më mirë ndriçimin LED, dhe është ndryshe kur bëhet debat si të hedhim molotovin, si të djegim goma. Po di të them një gjë: ata që djegin goma dhe molotovë, do të lodhen. Ata që ndërtojnë shkolla dhe bëjnë rruge, çerdhe, kopshte, mbjellin pemë, s’kanë për t’u lodhur kurrë. Qyteti do të mbajë mend ata që bëjnë shkolla dhe jo ata që bënë sherrin edhe zjarrin. Kështu që, pushka top, ata me molotov dhe me goma, ne me shkolla, kopshte, çerdhe. Shumë shpejt nisim Kopshtin Botanik, ka filluar Terminali i ri Perëndimor. Me të mbaruar atë, do të fillojmë sheshin fundor te Bulevardi i Ri. Do t’i lëmë qytetit një pajë të jashtëzakonshme. Kush do t’i shohë sherrin këtij qyteti, bujrum; kush do t’i shohë punën dhe mëngët e përveshura për të ecur përpara, do të ketë qytetin që kemi ëndërruar”, tha Veliaj.

Duke renditur disa nga investimet kryera në këtë zonë, ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Njësisë 9. “Fakti që shumica e banorëve kanë qenë bashkëpunues më bën mirënjohës për të gjithë qytetarët e Njësisë 9. E kanë kërkuar këtë investim dhe e kanë përkrahur investimin”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
  • Një lajm i mirë mund të të ndryshojë humorin, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
  • Reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
  • Shporta ushqimore në Tiranë 46% më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. realisti on 14 % më shumë se Greqia: Jo vetëm karburanti, kemi edhe çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon
  2. xha temja on BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  3. blero on Prapa perdes së pushtetit
  4. demo on VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  5. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?