Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rinisin tensionet në veri, Policia hedh gaz lotsjellës te dera e komunës së Zveçanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Rinisin tensionet në veri, Policia hedh gaz lotsjellës te dera e komunës së Zveçanit
KosovëKryesore

Rinisin tensionet në veri, Policia hedh gaz lotsjellës te dera e komunës së Zveçanit

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Dita e hënë ka nisur me tensione në veri të Kosovës që në orët e para të mëngjesit.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës te dera e komunës.

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve serbë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR janë  në gatishmëri.

- Publicitet -

Në Zubin Potok, aty ku sot do të nisë punën kryetari kosovar, Izmir Zeqiri kanë nisur të mblidhen protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e tij në këtë komunë

Nga sot, po ashtu  pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh.

Shkollat ​​në veri të Kosovës janë mbyllur për shkak të situatës së re të sigurisë dhe prezencës së madhe të policisë së Kosovës, e cila të premten pushtoi me forcë objektet e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Policia ka dalë me një njoftim për shtyp, ku bën me dije se protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut; në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Poashtu policia njofton se, para objektit të komunës së Zveçanit, protestuesit kanë tentuar të kalojnë me dhunë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës.

“Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrollë. Angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. God bless America on Gjyqi i Historisë
  2. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. Kënua on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?