Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Robert F. Kennedy pezullon fushatën dhe mbështet ish-Presidentin Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Robert F. Kennedy pezullon fushatën dhe mbështet ish-Presidentin Trump
AktualitetBote

Robert F. Kennedy pezullon fushatën dhe mbështet ish-Presidentin Trump

Published: August 24, 2024
Shpërndaje

Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy Jr tha të premten se do të pezullojë fushatën dhe i dha mbështetjen ish-Presidentit Donald Trump.

Këshilltarët e fushatës së tij thanë se zoti Kennedy ishte i shqetësuar se nëse vazhdon të qëndrojë në garë, ai do të zbehte përkrahjen për ish-Presidentin Trump në garën e ngushtë me Nënpresidenten Kamala Harris.

“E ndjej se më nuk kam gjasa reale për një fitore zgjedhore i gjetur para kësaj censure të vazhdueshme, sistematike dhe mediash të kontrolluara”, deklaroi zoti Kennedy.

- Publicitet -

Një avokat për çështje të ambientit, aktivist kundër vaksinimit, djali dhe nipi i dy figurave të rëndësishme nga radhët e demokratëve që u vranë gjatë viteve të trazuara të ‘60, zoti Kennedy hyri në garë në muajin prill të vitit 2023 për të sfiduar emërimin e zotit Biden si kandidat demokrat për president. Shumë anëtarë të famijes Kennedy shprehën mospajtimin e tyre me fushatën e tij.

“Në afro 10 shtete të diskutueshme, ku prania ime në garë mund të ndikonte tek rezultati, do ta heq emrin tim. Tashmë e kam filluar këtë proces dhe nxis votuesit të mos votojnë për mua,” tha ai.

Ai tha se vendimi i tij u nxit nga “tre kauza kryesore” që e nxitën atë të mbështesë zotin Trump, duke numëruar “fjalën e lirë, luftën në Ukrainë dhe luftë ndaj fëmijëve tanë”.

Ai tha se emri i tij si kandidat në zgjedhjet e 5 nëntorit do të mbetet në fletëvotim në shumicën e shteteve dhe kërkoi nga votuesit amerikanë që ta votojnë “pa dëmtuar apo ndihmuar Presidentin Trump dhe Nënpresidenten Harris”.

Njerëz pranë fushatës së zotit Kennedy i thanë agjencisë Reuters se ai synon një marrëveshje me zotin Trump, që në këmbim të përkrahjes për të, të sigurojë një pozitë në një administratë të mundshme të zotit Trump.

Zoti Trump i tha televizionit CNN këtë javë se “ai gjithsesi është i hapur” ndaj mundësisë që zoti Kennedy të ketë një rol në administratën e tij nëse kandidati i pavarur largohet nga gara dhe ofron mbështetjen e tij për kandidatin republikan.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?