Kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani, foli në detaje sa i takon performancës së Prokurorisë së Posaçme. Theksoi se çdo akt ligjor është produkt konsultimi me prokurorët e posaçëm, duke hedhur poshtë çdo pretendim tjetër mbi rolin e tyre.
Shtoi po ashtu se çdo veprim i prokurorëve kontrollohet nga gjykata, ajo e Shkallës së parë, e Apelit, apo e Lartë.
“Jemi dëshmitarë që edhe në Gjykatën Kushtetuese janë trajtuar shumë çështje. Raportet para KLP-së dhe Kuvendit janë brenda parashikimeve ligjore, patjetër që ka nevojë për përmirësim. Jemi të hapur dhe mirëpresim rekomandime”, deklaroi kreu i SPAK.
Sa i takon llogaridhënies, përmendi raportin me ILD-në (Inspektoriati i Lartë i Drejtësinë) apo KLP-në (Këshilli i Lartë i Prokurorisë).
“ILD ka ushtruar kontrolle në SPAK dhe ka dalë edhe me raporte, dhe ne në bazë të rekomandimeve kemi përmirësuar metodën e punës. Në dijeninë time, janë trajtuar nga ILD 61 raste me vendime përfundimtare, çka tregon se prokurorët e posaçëm japin llogari edhe te ILD-ja. Me KLP-në kemi marrëdhënie shumë të mirë, ka qenë mbështetje për SPAK, kemi komunikime për aq sa ka kompetencë“, u shpreh ai.
Rekomandimet e Kuvendit ose të ekzekutivit
“Jemi përpjekur t’i trajtojmë. Do të gjeni në raport edhe mënyrën si janë përmbushur rekomandimet nga Kuvendi apo Këshilli i Ministrave. Është thelbësore që të kemi një kuptim të qartë ligjor të natyrës së rekomandimeve, kanë vetëm funksion orientues dhe mbështetës. Kështu ruajmë balancën kushtetuese”, tha Dumani.
Ndër të tjera, Dumani u ndal edhe tek llogaridhënia individuale dhe mekanizmat disiplinore, të cilat i quajti çështje kyçe për të cilat do të punohet ngushtësisht.
“Një moment tjetër që trajtohet në dokumentin e qendrës është sa i përket pasqyrimit më të thelluar të dhënave për ndjekjen penale. Raportet tona përmbajnë informacione edhe për mosfillimet e procedimeve si dhe për ankimet e tyre më pas në gjykatë. Në fund dua të ndalem tek llogaridhënia individuale ku përfshihen zbatimi i standardeve të etikës, vlerësimi periodik i performancës dhe mekanizma disiplinore. Ne i konisderojmë këto si çështje kyçe dhe do të punojmë ngushtësisht që këto mekanizma të jenë të qartë të matshëm dhe në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë”, përfundoi Dumani.
j.l./ dita

Pirth e dushman pirth,,pse nuk tregon te verteten qe te Kan ber rrethim prokuroret dhe gjykatesit e saliut,,dhe ti Kan lidhur duart e kembet,,jam kurioze ta di att Brenda e e merni ju ne pyetje saliun,apo saliu juve
Na zhgenjyet keq me lirimin e kryehajdutit te pronave,Abi Malltezi,qe perfitoi 28 mije metro katror truall ndertimi me prishjen e Klubit Partizani.Eshte nje zhgenjim i rende nga SPAK DHE GJYKATA,per te gjithe pronaret e ketij vendi me Tapi te Zogut ne sirtar,qe Berisha u grabiti tokat e trasheguara me dokumenta te Kadastres,qe Regjimi Enver Hoxhes i ruajti,kurse Sali Berisha na i dogji ne turi.
Krimi ndaj pronareve eshte krimi me i rende i kryer nga Berisha.Jo me kot Autoritetet Amerikane qe e shpallen Non Grata grabitjen e Klubit Partizani ne favor te dhenderushit e kane renditur TE PARIN nder arsyet e Non Grates.
Kur presidenti Alia thirri per konsultim Kryetari e PD ne 91,per zbatimin e ligjit 7501,sugjeroi qe Toka e pronareve,tu lihet vetem ne perdorim fshatareve me afat kohor,Saliu u hodh perpjete:-Tu jepet ne Pronesi!
Se ky i dinte te Tera.Ishte i sigurte.Nuk i duheshin lexione ekonomie,sepse dinte si funksiononte shpella Vucidollit.
Plaseni brenda maskarane,ce verdallisni kot!
Degjuam intervisten e 2 minisrave te mbrojtje e te brendeshem per dramen qe kaloi per 8 dite populli i Elbasanit mga djegia e plehrave dhe gazin helmues qe u perhap. ne kete qytet.Pavarsisht se doni ta zvogelonin demin ne minimum per te shmangur pergjegjeine…Ministria e mjedisit,Kumbaro nuk mori pjese fare.Aq i ben asaj te kete turp.qe qendron akoma ministre.,kjo nuk erdhi njhere ne kete ngjarje te tmerrshme u tha nga gazetaret..Ndersa E Rama nuk fol asnji fjale per kete krim te madh mjedisor.Kjo Ngjarje tmerrshme nuk do te harrohet kurre nga ky qytet.Askush nuk mori pergjegjesine per kete skandal boteror per mjedisin aq sa shkroi dhe gazeta New York Times para 4 diteve.Te shikojme si do veproje prokuroria e organet ligjzbatuese.Qytetaret Elbasanas tere keto dite mendonte se c`po ndodh nji pjese u larguan nga qyteti nga ndotja tosike.
Na zhgenjyet keq me lirimin e kryehajdutit te pronave,Abi Malltezi,qe perfitoi 28 mije metro katror truall ndertimi me prishjen e Klubit Partizani.Eshte nje zhgenjim i rende nga SPAK DHE GJYKATA,per te gjithe pronaret e ketij vendi me Tapi te Zogut ne sirtar,qe Berisha u grabiti tokat e trasheguara me dokumenta te Kadastres,qe Regjimi Enver Hoxhes i ruajti,kurse Sali Berisha na i dogji ne turi. Kjo ishte prova e Zjarrit per SPAK.