Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i Artistit të Popullit Nestor Jonuzi: Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art edhe në atë kohë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Rrëfimi i Artistit të Popullit Nestor Jonuzi: Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art edhe në atë kohë
Uncategorized

Rrëfimi i Artistit të Popullit Nestor Jonuzi: Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art edhe në atë kohë

Published: June 22, 2024
Shpërndaje

Nestor Jonuzi vlerësohet nga kritika si një nga krijuesit e asaj që quhet “Shkolla e Vlorës” në pikturën shqiptare, e shquar për gamën e madhe të nuancave të ngjyrave  dhe ndërthurjen e tyre me hijeshi dhe guxim. Përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Jonuzi ka rrëfyer se si ishte të bëje art në diktaturë.

“Unë kam mendimet e mia për atë periudhë me gjithë kufizimet që dihen apo lufta e klasave që ka qenë një tmerr i vërtetë. Arti është dimension tjetër. Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, duhej të ishe i kontrolluar, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art në atë kohë. Liria e brendshme është tjetër gjë dhe liria e jashtme është tjetër gjë. Edhe zakonet tradicionale të këqija censurë janë.  Mos u sill kështu se është turp, çfarë thonë lagjja dhe kjo censurë është. Opinioni, është censurë. Opinioni është i tmerrshëm. Do të varrosësh veten, shko pas opinionit.  Atëherë kishte një gjë, atë që thoshte partia, nëse s’doje probleme, do ta bëje. Problemi ishte që ta bëje me art, të vije aq sa duhej dhe aty ku duhej. Ngjyrat nuk t’i diktonte njeri. Kur bëra tablonë gëzimi i fitores, Kështjella. Më thanë e ke bërë kështjellën pak të zezë. Por unë nuk luajta. Bëra ca ndërhyrje pa e prishur frymën. Ajo fryma, ai kontrast i fortë e ruante atë”, shprehet Nestor Jonuzi  që mban dhe titullin Artist i Popullit.

I vështirë për piktorin ka qenë dhe ’97, ku i duhej të bënte art në një qytet që ishte qendra e trazirave aso kohe. “E ka thënë Konica shumë bukur që shqiptarët po t’ua thuash një vërejtje tek për tek, dhe kur i mbetet qejfi nuk merr hak, por po t’ia thuash në shesh merr hak. Jetojnë falë opinionit që është shumë e rrezikshme, por kështu është ndërtuar bota. Shumica merret me opinion.  Viti ‘97 mos u bëftë kurrë. Për mua ishte luftë civile totalisht. Unë e urrej politikën, nuk më vete mendja fare. Unë jam komplet me Lasgushin. Do bëj atë që kam qejf unë që të bëj”, thotë Jonuzi.

- Publicitet -

Çdo ditë, Nestorin e gjen në studion e tij, mes penelave dhe bojërave, përballë telajos, ku mund të shohësh një galeri të tërë me piktura qe të befasojnë. Janë me dhjetëra peizazhet, portretet dhe akuarelet që të mikpresin.  Mësimet e para për pikturë, Nestori i mori nga mësuesi pasionant i vizatim të qytetit, Vasil Talo. Mandej studioi në Liceun Artistik, “Jordan Misja”. Nga viti 1962-67 studioi për pikturë në Liceun Artistik dhe në Shkollën e Lartë të Arteve në Tiranë, me pedagogë piktorët e shquar Sali Shijaku, Abdurahim Buza, Kel Kojdheli, Janaq Paço, Nexhmedin Zajmi, Vilson Kilicën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?