Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i shoqëruesit: Ky është vendi midis Sazanit dhe Karaburunit që la pa frymë vajzën dhe dhëndrin e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Rrëfimi i shoqëruesit: Ky është vendi midis Sazanit dhe Karaburunit që la pa frymë vajzën dhe dhëndrin e Trump
Kuriozitete

Rrëfimi i shoqëruesit: Ky është vendi midis Sazanit dhe Karaburunit që la pa frymë vajzën dhe dhëndrin e Trump

Published: March 20, 2024
Shpërndaje

Ajo quhet shpella e Haxhi Aliut

Ndodhet ne gadishullin e Karaburunit, pranë Sazanit

Rreth 20 shpella të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë e Karaburunit në të dyja anët e deteve Adriatik dhe Jon.

- Publicitet -

Por shpella e Haxhi Aliut përbën një dukuri të pazakontë.

E lartë sa një pallat 20 katësh, me një thellësi rreth 40 m, kjo shpellë ofron një magji të vërtetë pasi ujërat e errëta brenda saj dhe akustika shumë e vecantë krijojnë përshtypjen e zhytjes në një botë paralele.

Kur dhëndri dhe vajza e Trump të ciët kanë shpallur një projekt turistik për Sazanin vizituan shpellën ata mbetën pa frymë sipas dëshmisë së shoqërueit të tyre, botuar sot nga gazeta DITA.

Po pse kjo shpellë ka këtë emër? Kush ishte Haxhi Aliu?

Disa e njohin si kryekapedan te detrave dhe te tjere si kryepirat.

I ka bere te dyja.

Haxhi Ali Ulqinaku u lind në Ulqin rreth vitit 1569, por origjinën e kishte nga shqiptarët e Kalabrisë.

Kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare osmane dhe për disa vite shërbeu në Flotën e Perandorisë në Mesdhe.

Në ato kohë Mesdheu rrihej kryq e tërthor nga piratët, të cilët ai fillimisht i luftoi.

Madje për merita të posaçme në zhdukjen e piraterisë venedikase, greke e malteze, në Mesdhe Sulltan Selimi e gradoi pasha (admiral) grada më e lartë e kohës në veprimtarinë e detarisë.

Gjahu kryesor i piratëve të asaj kohe ishin robërit.

Ulqini rreth vitit 1600 u bë treg i rëndësishëm i robërve të krishterë.

Në Ulqin silleshin robër të cilët i kishin rrëmbyer nga vende të ndryshme të Mesdheut, por edhe vende të tjera të Perandorisë Osmane.

Haxhi Aliu dhe i biri me dy anije me vela e kontrolluan ngushticën e Otrantos plotësisht përgjatë viteve 1609-1624.

Haxhi Aliu u ndesh për territor dhe kontroll me anijet e Francës, Venedikut dhe të Anglisë.

Në 1625 në Otranto, dy anijet e tij u rrethuan nga mjete dhe forca të shumta.

Ai dhe i biri mundën ta çajnë rrethimin dhe dolën në tokë por u ndoqën këmba këmbës nga armiqtë e tyre. U vranë të dy duke luftuar së bashku me shpatë në dorë mbi shpellën e Karaburunit.

Thuhet se varri i tij dhe i të birit është në Sazan.

Gojëdhëna të tjera thonë se varri i tyre ndodhet në det të hapur, aty ku nxin fundi i detit midis Kepit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte
  • “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?