Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund
KronikeLajmi i fundit

Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Nertil Buzi, autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit, plagosjes së ish-vjehrrës dhe rrëmbimit të ish-të fejuarës në një fshat të Roskovecit, është rrethuar nga specialët e Forcave RENEA në Kurjan dhe refuzon të dorëzohet.

Nga raportimet paraprake, efektivët që ndodhen në zonën ku është ngujuar Nertil Buzi alias Refit Buzi, 35 vjeç, thonë se ai kërcënon se do të vrasë veten pasi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.

I riu që sot u kthye në vrasës, katër vite më parë ka qenë peng i bashkatdhtarëve që e rrahën për një javë dhe fotografitë e tij ia dërguan familjes, duke kërkuar 400 mijë stërlina, ose Nertili do të vritej. Shkak ishin bërë përplasjet për “shtëpitë e barit” në Angli.

- Publicitet -

Ka qenë vëllai i tij i cili ka shkuar në polici tetorin e vitit 2022 dhe ka treguar se Nertili ishte marrë peng dhe torturohej nga 7 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Menjëherë, u organizua operacioni policor i koduar “Pengu”, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike arrestoi Nekid Arapi, 26 vjeç, Xhon Guveli, 28 vjeç, Fation Arapi, 27 vjeç, Armando Brahashaj, 26 vjeç, Eduart Cepele, 30 vjeç dhe Emanulea Arapi 28 vjeçe. Një person tjetër mbeti i paidentifikuar.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se Nertil Buzi, në atë kohë 30 vjeç, ishte marrë peng në Angli nga persona me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

“Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike. Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin”, njoftoi Policia atëkohë.

Sot, Nertil Buzi alias Refit Buzi është kthyer në vrasësin e dyshuar të ish-vjehrrit të tij dhe plagosjen e ish-vjehrrës, si dhe rrëmbimin e ish-të fejuarës. 35 vjeçari është ngujuar në Kurjan, ku negociatorët e RENEAS po bëjnë gjithçka që ai të dorëzohet, sepse rreziku është tepër i lartë për shkak se Nertili është i armatosur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar
  • Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund
  • Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  • Diktatura paranojake në familjen Ortega

Komentet e Fundit

  1. Ashburn USA on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. Rexha on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  3. Noc troku nga zvarrNocit.. on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  4. Lil Toronto on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  5. Anonymous on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?