Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Sveçla kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Sveçla kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
AktualitetKosovë

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Sveçla kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Serbia pretendon se ka arrestuar brenda territorit të saj tre oficerë kosovarë, por Prishtina zyrtare pas komunikatës së policisë së Kosovës që e cilësonte rrëmbim rastin në fjalë, i ka mëshuar këtij qëndrimi edhe me një reagim të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ministri i Brendshëm nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar Serbinë se në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka rrëmbyer 3 zyrtarë policorë.

Sveçla rreket që njëjtë si policia e Kosovës të sqarojë se tre efektivët kanë qenë duke patrulluar në Veri, në pikën kufitare në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e shtetit të tyre.

- Publicitet -

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, qartëson Svelça.

Ai më tej shprehet se Serbia po vepron si një shtet agresor, duke treguar se janë ata shkaktarët e problemeve të Kosovës dhe rajonit.

Svelça po ashtu kërkon reagimin e menjëhershëm nga ndërkombëtarët për ngjarjen e sotme dhe lirimin urgjent të tre policëve të rrëmbyer dhunshëm nga Serbia.

“Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, nënvizon ai.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?